Skandali me Cilësinë e Miellit – AKU Çon Në Prokurori Dy Importuesit e Mëdhenj

487 2

Skandali për cilësinë e miellit vijon tanimë në Prokurori.

Një dokument i botuar në Shqiptarja.com, të cilit i referohet AgroWeb.org konfirmon se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kallëzuar në Prokurori dy prej kompanive më të mëdha importuese të miellit në vend, “Vëllezërit Hallaçi” dhe “Besniku sh.p.k” të cilat kanë deklaruar shifra të gabuara të nivelit të proteinave.

Ky kallëzim në prokurori vjen pasi AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare mbi monitorimin e këtyre Operatorëve me aktivitet ekonomik “Prodhim, përpunim, ambalazhim e fabrikim i miellrave të llojeve të ndryshme, tregtim me shumicë e pakicë i tyre, import-eksport i tyre”.

Këto kompani produktin “Grurë” dhe produktin “Miell” e importojnë nga vendet e tjera, kryesisht nga vend-origjina, Rusia, Serbia, Italia etj, duke i sjellë këto produkte ushqimore në territorin Shqiptar, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar ose në mënyrë të jashtëligjshme.

Në kallëzimin e dorëzuar në prokurori, AKU, të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se:

Gjatë inspektimit u konstatua se ka një mospërputhje të madhe në lidhje me deklarimin e përqindjes së proteinës së miellit të grurit në dokumentacion shoqërues doganor si dhe në etiketën e produktit të paketuar, me rezultatet e analizave laboratorike që kanë rezultuar gjatë analizimeve të bëra nga speacialistët e laboratorit.

AKU në kallëzim thekson se:

Të dyja kompanitë Vëllezri Hallaçi dhe Besniku sh.p.k kanë bërë importimin e produkteve të miellit të Grurit nga Shteti i Kosovës, nëpërmjet deklarimit të rremë në pikat kufitare në lidhje me cilësinë e produktit të miellit të grurit, duke e futur këtë produkt në territorin shqiptar jo me cilësinë e duhur së pasqyruar në dokumentacion doganor dhe në etiketën e produktit.

Çfarë dëmesh shkakton te konsumatori konsumimi i këtij lloji mielli?

Në kallëzimin e AKU që disponon Report TV, të cilit i referohet AgroWeb.org, njoftohet se pamjaftueshmëria e proteinave në organizëm sjell pasoja të rënda edhe për kategoritë e veçantë të konsumatorëve siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Mungesat proteinike ndikojnë më shumë në rritjen e fëmijëve, duke qenë se kjo është periudha më vendimtare ku dhe nevojat për proteina janë më të larta. Gjatë periudhës së shtatzënisë, marrja e pakët e proteinave nga nëna ndikon negativisht në zhvillimin e fetusit. Burimi: Shqiptarja.com

Më poshtë kallëzimi i AKU për dy kompanitë që importojnë miell botuar në Shqiptarja.com, të cilit i referohet AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.