Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet e shëndetit, si të ftohtit dhe gripit janë gjithashtu në rritje.

Një infeksion i veshëve, ose otitis media, është shkaku më i zakonshëm i problemeve me veshët.

Infeksioni në vesh sipas burimeve të AgroWeb.org shoqëron një të ftohur të zakonshëm, grip, ose lloje të tjera të infeksioneve të frymëmarrjes.

Kjo ndodh për shkak se veshi është i lidhur me rrugët e sipërme të frymëmarrjes me një kanal të vogël të njohur si kanali i Eustakut.

Mikrobet që zhvillohen në zgavrat e hundës ose të sinusit mund të ngjiten në kanalin e Eustakut dhe të arrijnë veshin.

Infeksionet e veshit janë një nga arsyet më të zakonshme për vizitat në qendrat e kujdesit shëndetësor.

Rreziqet nga problemet e veshit

Infeksionet e patrajtuara të veshit mund të çojnë në komplikime më serioze, duke përfshirë humbjen e dëgjimit, dëmtimin e daulles, meningjit dhe deri në paralizë nervore të fytyrës.

Cilat janë shenjat e infeksionit të veshit?

  • Një dhimbje e mprehtë, e papritur ose një dhimbje e shurdhër dhe e vazhdueshme
  • Një ndjenjë zhurme në vesh
  • Të përziera
  • Dëgjim i dobësuar
  • Rrjedhje lëngu nga veshët

Sa herë që dyshoni se jeni prekur nga një infeksion i veshit, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun.

Disa zgjidhje tradicionale për lehtësimin e problemeve të veshit

Kripa  

Ngroheni një gotë kripë në një tigan mbi nxehtësi të ulët për disa minuta. Vendoseni kripën e nxehtë në një leckë dhe mbylleni si kompresë.

Kur është e nxehtë, vendosni kompresën me kripë në veshun e prekur për 5 deri në 10 minuta. AgroWeb.org ju tregon ta përsërisni këtë çdo ditë sa herë që është e nevojshme.

Ngrohja nga kompresa do të ndihmojë në nxjerrjen e lëngjeve nga veshi dhe lehtësimin e ënjtjes dhe dhimbjes. Si një alternativë, ju mund të përdorni një filxhan oriz në të njëjtën mënyrë të përshkruar më sipër.

Hudhra

Hudhra ka veti antimikrobike dhe është shumë e efektshme në trajtimin e infeksioneve të veshit. AgroWeb.org ju këshillon të valoni dy ose tre thelpinj hudhrash të freskëta në ujë për pesë minuta, pastaj shtypini ato dhe shtoni pak kripë.

Vendosni përzierjen në një leckë të pastër dhe vendoseni atë si kompresë jashtë veshit të prekur. Konsumimi i i përditshëm dy – tre thelpinjve të hudhrave gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit.

Borziloku  

Lëngu i Borzilokut arrin të lehtësojë dhimbjen e veshëve, si dhe zvogëlon infeksionin. Shtrydhni disa gjethe të freskëta borziloku dhe me një pambuk të njomur me këtë lëng dhe lagni nga jashtë sipërfaqen rreth veshit të infektuar.

Shmangni marrjen e lëngut në kanalin e veshit. AgroWeb.org ju tregon se duhet ta përdorni vetëm në zgavrën e veshit, rreth pjesës së jashtme dhe pas veshit. Përsëriteni procesin dy herë në ditë.

Uthulla e Mollës  

Për të eliminuar mikrobet që shkaktojnë infeksionin e veshit, uthulla e mollës është një zgjidhje e mirë.

Bashkoni një sasi prej 20 ml uthull molle me një sasi të barabartë me ujë. Njomni pak pambuk, vendoseni në veshin tuaj si fitil dhe lëreni për rreth pesë minuta.

Hiqeni pambukun dhe përdorni një tharëse flokësh për të tharë veshin sa më shumë që të jetë e mundur.

Vaj Ulliri

Një nga shkaqet kryesore të një infeksioni të veshit është dylli i infektuar nga mikrobet. Ju mund ta pastroni lehtësisht veshin me ndihmën e vajit të ullirit.

Ngroheni fare pak vajin e ulliri. Vendosni 2-3 pika të vajit të ngrohtë në veshin e infektuar.  AgroWeb.org ju informon se vaji do të shkaktojë zbutjen e dyllit.

Hiqni dyllin e infektuar me tamponë me pambuk. Kini kujdes të mos e vendosni thellë në vesh pasi mund ta dëmtoni daullen.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Sa më shpejt që të jetë e mundur, aplikoni disa kompresa të nxehta në veshin e infektuar. Kjo do të lehtësojë disa nga dhimbjet dhe gjithashtu do të parandalojë rritjen e infeksionit.

Njomni një copë të pastër në ujë të ngrohtë dhe pastaj vendosni kompresën në veshin e infektuar. Mbajeni pesë minuta, por jo më gjatë dhe pastaj përsëritni procesin sipas nevojës në intervale kohore 1-2 orëshe./AgroWeb.org

*Informacioni i mësipërm është përgatitur nga një grup mjekësh shqiptarë dhe të huaj të shoqatës AlbaMedica që kontribuojnë vullnetarisht në sistemin shëndetësor shqiptar.