Pa kafeinë “ Lista e Produkteve Energjike

387 0

Gjithçka nisi në zonat malore të Etiopisë. Legjenda thotë që një ditë të bukur një bari i zakonshëm vuri re se bagëtitë e tij po silleshin çuditshëm menjëherë pasi kishin provuar disa kokrra të papara ndonjëherë. Ato në fakt ishin kokrra kafeje që dhitë kishin zbuluar krejt papritur. Që prej asaj dite bota zbuloi kafeinën një stimulant i rëndësishëm për njerëzimin. Kafeina të jep shumë energji dhe ka shumë efekte të mira për trupin, por gjithashtu shkakton ankth, dehidratim dhe lodhje. Ajo ndihmon në shtimin në peshë, shton pagjumësinë etj. Nëse ke vendosur të heqësh dorë nga kafeja dhe pijet që të japin energji duhet të bësh diçka më parë. Lexo për ushqimet dhe pijet e nevojshme që për fat të mirë ofrojnë po aq energji sa edhe kafeina.

Çokollata e zezë

Është e mbushur me përbërës të shëndetshëm si flavonoid që ulin nivelet e oksidimit, inflamacionit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në vena duke rritur kështu nivelet e energjisë. Kohë më parë, një grup njerëzish që vuanin nga sindroma e lodhjes kronike u bënë pjesë e një studimi për përfitimet që vijnë nga çokollata e zezë. Për tetë javë ata konsumuan 42 gramë çokollatë të zezë me 85% kakao në përmbajtjen e saj dhe në fund rezultoi që ata ndiheshin më pak të lodhur pa shtuar në peshë. Kokrrat e kakaos janë të mbushura me përbërës që i japin energji trupit të njeriut. Këto kokrra janë cilësuar si “ushqimi i perëndive.” Si rrjedhojë, çokollata me përmbajtje të madhe të kakos është shumë e mirë për t’i dhënë organizmit energjinë e kërkuar.

Rukokla dhe zarzavatet e hidhura

Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Rukola, kale, rradhiqet, lakra, lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa element shumë të fuqishëm që quhen “glukosinolate” që i jep atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme ushqimore. Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë në gjendje për të përballuar lodhjen.

Lëngu i panxharit

Nëse ke nevojë për të përmirësuar performancën tënde në punë apo në palestër, panxhari është ushqimi kryesor që duhet marrësh. Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave të oksidit nitrik që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin dhe performancën.

Ushqimet e pasura me Vitaminë B12

Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndiheni të përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12. Këtë vitaminë e gjeni tek vezët, mishi, peshku, produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, Avokado, Qiqrrat

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës. Alkooli, ulçera, problemet e tretjes ulin nivelin e enzimave folate dhe sjellin irritim nervor, humbje kujtese dhe plogështi nervore. Pra sigurohuni që të ushqeheni me shumë perime të gjelbra, fasule, avokado, qiqrra dhe drithëra për nivele maksimale fuqie fizike dhe mendore./AgroWeb.org/