Si ta dalloni kur keni të bëni me ilaçe të falsifikuara?

Në disa raste, pacientët mund të vërejnë shije, përbërje ose paraqitje të ndryshme të ilaçeve që më vonë janë identifikuar si të falsifikuara ose mund të kenë një reagim tjetër shëndetësor si pasojë e ilaçit të falsifikuar.

Megjithatë, në shumë raste, AgroWeb.org njofton se mjaft konsumatorë mund të mos e dinë fare se ilaçet që ata kanë blerë janë të falsifikuara.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të blini ilaçet me recetë nga një farmaci e rregullt dhe farmacist me të cilin jeni të njohur.

Cili është rreziku më i madh për konsumatorët dhe pacientët shqiptarë?

Aktualisht, kërcënimi më serioz për pacientët në Shqipëri është blerja e ilaçeve pa identifikimin me pullë, tentativat e ndryshimit te datat e skadencës dhe porositja e barnave në internet.

Nëse ilaçet pa pullë dhe ato me data skadence të ndryshuara janë objekt i vazhdueshëm kontrolli nga autoritetet shtetërore, AgroWeb.org raporton se fenomeni i blerjes së ilaçeve në internet është veçanërisht i rrezikshëm.

Gjithmonë e më tepër po krijohet zakoni që si pasojë e mungesës së disa mjekimeve në vend, konsumatorët i drejtohen internetit.

Por kjo vlen edhe në rastet kur konsumatorët kërkojnë të blejnë ilaçe cilësore me çmime mjaft më të ulëta se në tregun farmaceutik.

Rreziku në blerjen e ilaçeve në internet është mungesa e plotë e transparencës në lidhje me vendndodhjen e vërtetë të “farmacisë” dhe burimin dhe origjinalitetin e ilaçeve që ato shpërndajnë.

Siç raportohet në raportin e saj të shtatorit 2016 të konsultuar nga AgroWeb.org, Shoqata Farmaceutike Ndërkombëtare ka listuar 10,925 kompani farmaceutike në Internet si “Jo të Rekomanduara” dhe të rrezikshme për konsumatorët.

Cilat janë rreziqet që vijnë nga përdorimi i ilaçeve të falsifikuara?

Një nga shqetësimet më të mëdha është se ju nuk mund të merrni përfitimin shëndetësor dhe mjekësor që prisni nga ilaçi.

Për shembull, një ilaç që merrni për të ulur nivelin tuaj të kolesterolit ose tensionit, mund të mos japë asnjë përmirësim.

Kjo është për shkak të faktit se ilaçet e falsifikuara janë gjetur të përmbajnë më pak ose më shumë sesa sasia e kërkuar e përbërësve farmaceutikë aktivë të përdorur në versionin origjinal.

AgroWeb.org njofton se mund të gjenden një sërë përbërësish të dëmshëm në ilaçet e falsifikuara.

Këtu përfshihen acidet borike, bar miu, pluhur tullash, pudër talk dhe deri te allçia, që janë gjetur në barna të falsifikuara në mjaft vende të botës.

Një ilaç i falsifikuar gjithashtu mund të bashkëveprojë me medikamente të tjera që ju jeni duke marrë dhe krijoni probleme të rrezikshme shëndetësore.

Sa serioz është problemi i përhapjes së ilaçeve të falsifikuara?

Bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurisë Farmaceutike (PSI), ilaçet e falsifikuara janë konfirmuar si prezente në 153 vende.

Cilat janë pasojat e rrezikshme për shëndetin?

Nëse një person merr një ilaç të falsifikuar, AgroWeb.org raporton se ata nuk përdorin medikamentin e sigurt dhe efektiv që ata presin dhe meritojnë.

Këto ilaçe të falsifikuara mund ta vënë personin në rrezik të konsiderueshëm.

Cilësia e keqe e ilaçeve të falsifikuara ka çuar në sëmundje, lëndime dhe në raste serioze, edhe në vdekje.

Shumë prej këtyre ilaçeve të falsifikuara nuk kanë përbërës aktiv. Ato mund të përmbajnë kimikate të tjera që nuk kanë vlerë mjekësore për gjendjen shëndetësore që po trajtohet.

Kjo mund të çojë në përshpejtimin e një sëmundjeje. Në disa raste, mund të jetë e vështirë, madje dhe e pamundur për të ofruar mundësi trajtimi pas marrjes së një ilaçi të falsifikuar./AgroWeb.org

Informacioni i mësipërm është përgatitur nga një grup mjekësh shqiptarë dhe të huaj të shoqatës AlbaMedicum që kontribuojnë vullnetarisht në sistemin shëndetësor shqiptar.