Paraqitja e këndshme, shija  dhe mineralet janë avantazhet e sheqerit kaf, e megjithatë nuk bëjnë ndonjë ndryshim thelbësor.

Është koha të zbehni entuziazmin. Për fat të keq, sheqeri kaf, i përpunuar ose jo nuk është më i shëndetshëm se sheqeri i bardhë.

Të mirat e sheqerit kaf janë më të thjeshta dhe më të pakëta në numër.

Procesi i përpunimit

Sheqeri i papërpunuar që ka ngjyrë kafe i nënshtrohet më pak procesit të përpunimit se sheqeri i bardhë apo ai kaf.

Kallami i sheqerit zhvishet nga të gjitha lëngjet të cilat zihen dhe filtrohen.

Gjatë centrifugimit prodhohen kristale sheqeri të papërpunuar që përmbajnë melasën.

Sheqeri i bardhë i nënshtrohet një përpunimi të mëtejshëm dhe granulimi që hollon kristalet dhe zhduk melasën. Sheqeri kaf që gjejmë në supermarket është sheqer i bardhë i përpunuar me melasë të shtuar.

Paraqitja

Kristalet e sheqerit të papërpunuar janë më të vrazhdë dhe më të trashë në krahasim me sheqerin e bardhë ose kaf.

Një karakteristikë që i jep produktit një pamje më organike dhe më natyrale. Në shumë ushqime, sheqeri kaf plotëson ngjyrën e produktit përfundimtar.

Mineralet

Sheqeri i papërpunuar dhe ai kaf përmbajnë më shumë minerale se sheqeri i bardhë, por mineralet janë aty si pasojë e melasës.

Sheqeri kaf mund t’ju ofrojë pak kalcium, kalium, hekur dhe magnez. Megjithatë, sasitë janë shumë të vogla për të gjeneruar ndonjë përfitim shëndetsor.

Në një lugë çaji me sheqer kaf gjenden 0.02 miligram hekur. Një sasi aspak domethënëse në nevojën ditore prej 8 miligramësh për meshkujt dhe 18 miligramësh për femrat në moshën e pjekurisë

Në krahasim me sheqerin me ngjyrë kafe që në vetvete është thjesht sheqer i bardhë i ngjyrosur me melasë, sheqeri i papërpunuar ose i përpunuar pjesërisht është kokërrmadh dhe krokant.

Ai ka një ngjyrë kafe të çelët dhe prodhohet nga kristalet e para që dalin gjatë përpunimit të lëngjeve të kallam sheqerit.

Ky sheqer ka një shije natyrale që i përngjan karamelit. Në tregun botëror të sheqerit, ky variant njihet si Demerara ose Turbinado. Kjo i referohet përpunimit në turbina të kallam sheqerit.

-1 lugë çaji me sheqer të bardhë përmban 4 gramë sheqerna dhe 15 kalori.

-1 lugë çaji me sheqer Demerara (të papërpunuar ose pjesërisht të përpunuara) përmban 4 gramë sheqerna dhe 15 kalori.

Megjithatë ky lloj sheqeri është shumë herë më i shijshëm dhe shton një dimension tjetër ëmbëlsie në gatimet tuaja ose edhe në caj.

Deri tani asnjë nuk ka qenë në gjendje të provojë që ky sheqer është më i shëndetshëm se sheqeri i bardhë.

Nga ana tjetër, ky sheqer kushton 4 herë më shtrenjtë se sheqeri i bardhë duke u bërë i papërballueshëm për shumë shqiptarë./AgroWeb.org