A i Njihni Ushqimet Më të Dëmshme? Ndiqini këtu

971 0

Në shumicën e rasteve, ushqimet e dëmshme janë tepër të përpunuara dhe përmbajnë sasi të mëdha të karbohidrateve, sheqernave të shtuara, yndyrnave jo të shëndetshme dhe kripës.

Çfarë i ndodh trupit kur hani ushqime të tilla

Rreziku në rritje i mbipeshës

Nëse nuk ushqeheni siç duhet, por mjaftoheni me ushqime të dëmshme, do të lejoni shfaqjen e mbipeshës që është porta e sëmundjeve kronike, thonë ekspertët.

Rreziku nga sëmundjet e zemrës

Yndyrnat në ushqimet e shpejta përbëhen nga acide të yndyrnave të ngopura që vijnë nga kafshët dhe vajra bimorë.  Këto yndyrna rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Prishja e aftësive mendore

Ushqimet e shpejta, të skuqura, të përpunuara dhe të mbushur me yndyrna të ngopura, kanë një ndikim jo vetëm në zemër dhe shëndetin e saj por ndikojnë negativisht në prishjen e funksioneve të trurit dhe kujtesës.

Mëlçia dhe stomaku

Sodiumi mundet të kontribuojë në nivelet ekzistuese të tensionit të lartë të gjakut ose në zmadhimin e muskulit të zemrës. Nëse vuani tashmë nga sëmundjet e veshkave, zemrës apo cirozës së mëlçisë, kripa e tepërt mund të kontribuojë në akumulimin e rrezikshëm të lëngjeve.

Prishja e dhëmbëve

Konsumimi i vazhdueshëm i lëngjeve të gazuara mund të shkaktojë probleme në shëndetin dentar. Këto pije rrisin nivelin e aciditetit në gojë dhe shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Sheqeri në gjak

Ngrënia e ushqimeve me shumë karbohidrate rrit sheqernat në gjak. Ushqimet e përgatitura me miell të bardhë, si paninja e hamburgerit, ose patatet e skuqura rrisin automatikisht sasinë e sheqernave në gjak.

Dobësimi i kockave

Disa ushqime janë të mbushura me kripë që arrijnë deri në 970 mg. Kjo është një e treta e dozës së lejuar ditore. Nivelet e larta të kripës, dobësojnë kockat dhe çelin rrugën për shfaqjen e osteoporozës.

Hiperaktivitet

Nga ana tjetër, shumë ngjyrues artificialë së bashku me substancat e tjera shtesë por të rrezikshme rrisin nivelet e hiperaktivitetit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.