Për herë të parë në Expocity Albania, të gjitha shoqëritë e sektorit të bujqësisë nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit do të kenë mundësinë reale të promovojnë gamën e gjerë të produkteve të tyre.

Konkretisht, në datat 27-29 Prill 2018, në Expocity, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të organizohet Panairi dhe Konferenca Ndërkombëtare e Agrobiznesit dhe Agroteknikes “Agro-Tech 2018”.

Loading...

Ky panair do të shënojë një nga aktivitetet më të rëndësishme për sektorin e bujqësisë duke synuar të krijojë një platformë ndërkombëtare komunikimi dhe bashkëpunimi, që do t’i ndihmojë fermerët dhe prodhuesit të krijojnë pika kontakti direkte. Kjo do të realizohet përmes takimeve individuale mes bizneseve dhe shoqërive të mëdha bujqësore të të gjithë rajonit.

Çfarë do të ndodhë gjatë Panairit 

Të gjithë ekspozuesit pjesëmarrës në këtë panair do të gjejnë një mjedis optimal dhe tërheqës për të promovuar produktet dhe shoqëritë e tyre.

Të gjitha shoqëritë e agrobiznesit dhe agroteknikës do të kenë mundësi të krijojnë partneritete dhe njëkohësisht të marrin informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Gjatë panairit, do të organizohet Konferenca Agro-Tech me fokus shtyllat kryesore të sektorit bujqësor, problematikat dhe zgjidhjet optimale.

Ekspozuesit do të kenë mundësinë jo vetëm në lidhjet e reja me partner të huaj por edhe në forcimin e lidhjeve ekzistuese me biznese dhe institucione.

Një pikë e rëndësishme e panairit do të jenë takimet B2B të cilësuar si takimet dy palëshe biznes me biznes.

Ky panair do të ofrojë gjithashtu forcimin e pozicionimit të agrobizneseve në treg ashtu si edhe do të nxisë shitjet e produkteve të tyre për vizitorët e shumtë.

Pjesëmarrja e mediave të ndryshme në Agro Tech 2018 do të mundësojë promovimin e brand-eve gjatë gjithë ditëve të Panairit.

Informimi mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit janë tjetër pjesë e rëndësishme e asaj çka do të ofrojë ky panair.

Konferenca – diskutimet, rëndësia dhe impakti

Konferenca mbi Bujqësinë që do të mbahet gjatë këtyre ditëve  do të trajtojë tematika të ndryshme që mbulojnë fushat kryesore të interesit për Bujqësinë dhe Agro-Teknologjinë.

Konferenca do të ofrojë mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve, për të përftuar informacion mbi risitë në treg, teknologjitë inovative, prodhimet biologjike dhe certifikimet e cilesisë e gjithashtu politikat që mbështesin sektorin si në nivel institucional dhe financiar.

Qëllimi është të prezantohen tendencat e fundit në treg dhe të rritet ndërgjegjësimin për mundësitë më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e agrobiznesit.

Pjesëmarrësit

Në këtë panair do të marrin pjesë të gjitha kompanitë bujqësore që merren me prodhimin si :

Fara, Inpute bujqësore plehra, fertilizantë, pesticide

Hortikulturë,

Agrobioteknologji,

Lule, bimë medicinale dhe decorative,

Pajisje dhe vegla Bujqësore,

Makineri bujqësore,

Pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin,

Pjesëmarrës të tjerë do të jenë shoqatat bujqësoreinstitucionet financiare, institucionet qeveritare.

Panairi do të ketë impakt të rëndësishëm duke tërhequr vizitorë të shumtë, konkretisht fermerët, prodhuesit e serave,  prodhuesit bujqësor, blerës potencialë të bujqësisë, agjentët, etj, autoritetet e zhvillimit të kooperativave bujqësore, kompanitë eksportuese të makinerive bujqësore, distributorët rajonale të kompanive importuese, shoqatat tregtare të bujqësisë, investitorët e huaj etj.

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, klikoni këtu 

Loading...