Bllokohen Dhjetëra Kilogram Mjaltë Falso Pa Asnjë Origjinë Prodhimi

224 0

Në Tepelenë, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor AKU ka sekuestruara 80 kilogram mjaltë falso të destinuar për konsumatorët vendas dhe pushuesit e sezonit veror.

Gjithashtu, janë shoqëruar në komisariatin policor lokal 2 tregtarë pasi kundërshtuan me forcë policinë që mbështeste aksionin e inspektorëve të kontrollit ushqimor.

Një aksion blic nga policia e Tepelenës në bashkëpunim me AKU dhe Shqiponjat kanë sekuestruar 80 kilogram mjalti të palicencuar dhe të padokumentuar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor të Gjirokastrës nё bashkёpunim me Drejtorinë e Policisë tё Qarkut Gjirokastër, Sektori i Krimit Ekonomik dhe forcat policore Shqiponja, nё vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Tepelenё, kanё kryer njё operacion tё pёrbashkёt pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshёm tё tregetimit te produktit “Mjaltë” nga tregtarë të paligjshëm ambulantë.

Janë sekuestruar rreth 80 kg mjaltë i pakontrolluar dhe pa certifikatë origjine.

Forcat policore kanë hasur kundërshti nga ana e tregtarëve dhe për këtë arsye janë shoqëruar 2 prej tyre drejt komisariatit.

Mjalti ishte i pakontrolluar, pa asnjë çertifikatë origjine, pa raport analizash dhe pa asnjë shenjë prodhuesi apo etiketë.

Mjalti tregtohej nё në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatëshme higjenike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve të hapura atmosferike.

Çfarë duhet ditur për mjaltin falso?

Mjalti shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta.

Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

Një pjesë e mirë e mjaltit që shitet në mënyrë të palicensuar dhe pa origjinë prodhuesi, është i rremë.

Nuk është as i vërtetë as organik, përkundrazi përmban gjithëlloj aditivësh, që do të thotë se njerëzit bien pre e mashtrimit.

Ata paguajnë një sasi të madhe lekësh duke menduar se po blejnë mjaltë cilësor.

Problemi me mjaltin e falsifikuar – origjina e së cilit është e panjohur, është gjithëpërfshirës. Në formën e tij origjinale, mjalti përmban polen, dyllë bletësh dhe disa produkte të tjera.

Çdo lloj poleni është i veçantë në aspektin gjeografik dhe tregon qartazi rrugëtimin e bletës dhe lulet e preferuara të saj.

Kur mjalti përpunohet, prodhuesit e nënshtrojnë mjaltin në një proçes filtrimi të hollë që heq të gjitha ‘papastërtitë’.

Ky proçes e bën mjaltin të pagjurmueshëm dhe jo të pastër në aspektin e cilësisë.

Në shumicën e rasteve të mjaltit të importuar, prodhuesit përdorin edhe shije artificiale dhe përbërës të tjerë që largojnë të gjithë elementët unikë të mjaltit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.