Cilat Janë Produktet E Natyrës Që Mbrojnë Mushkëritë Gjatë Jetës

344 0

Funksioni i mushkërive plotësohet kur njeriu mbush 25 vjeç.

Pas moshës 35 vjeçare, funksioni i mushkërive pëson një rënie graduale.

Me kalimin e viteve, vështirësia në frymëmarrje është më e madhe.

Një studim i ri mbi funksionin e mushkërive, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se flavonoidët  mund të ngadalësojnë përkeqësimin e mushkërive gjatë jetës.

Çfarë Janë Flavonoidët?

Flavonoidët janë përbërës natyralë kimikë që gjenden tek bimët, frutat dhe perimet.

Flavonoidët janë përgjegjës për ngjyrat e ndezura të produkteve.

Këto substanca kanë vlera shumë të mira për shëndetin e njeriut.

Ato luftojnë inflamacionin dhe janë të dobishme kundër diabetit dhe sëmundjeve nervore.

Së fundmi është zbuluar se flavonoidët ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mushkërive edhe gjatë plakjes.

Flavonoidët Ngadalësojnë Përkeqësimin e Funksioneve Të Mushkërive

Në studim morrën pjesë 463 persona.

Pjesëmarrësit ishin mbi 40 vjeç.

Në fillim të studimit ata kryen analiza për shëndetin e mushkërive, fluksin dhe volumin e ajrit që njeriu thith dhe nxjerr.

Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që konsumonin më shumë flavonoidë kishin mushkëri më të forta se ata që konsumonin më pak nga këto pigmente.

Flavonoidët nga ana tjetër nuk kishin rol të fortë për duhanpirësit.

Megjithatë, njerëzit që kishin lënë duhanin dhe që konsumonin shumë flavonoidë, kishin përmirësime të ndjeshme.

Ushqimet E Pasura Me Flavonoidë

Sipas mjekëve, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë fruta dhe perime të pasura me flavonoidë.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se burimet kryesore të flavonoidëve  janë:Agrumet

Frutat e pyllit

Vera e kuqe

Mollët

Bishtajat

Frutat e pyllit siç janë boronicat, manaferrat, manat janë një ndër burimet më të pasura të flavonoidëve, të cilat u vijnë në ndihmë njerëzve që kanë hequr dorë nga duhani.

Për duhanpirësit, zgjidhja më e mirë për të mbrojtur shëndetin është ta lënë atë një herë e mirë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.