Çokollata e ngrohtë është me siguri një nga pijet më të shijshme të dimrit.

Ndryshe nga pijet që na serviren nëpër bare, çokollata e ngrohtë e bërë në shtëpi është ndjeshëm më e shijshme dhe krejt natyrale.

Ajo mund të quhet edhe një pije por edhe një ëmbëlsirë në të njëjtën kohë.

Ndryshe nga kakaoja, çokollata e ngrohtë është më e trashë dhe ruan ekuilibrat e athtësisë dhe ëmbëlsisë që vetëm çokollata, sidomos ajo e zeza, mund të të japë.

Cili është ndryshimi mes kakaos së ngrohtë dhe çokollatës së ngrohtë.

Të dyja janë pije të ngrohta që përgatiten me qumësht dhe çokollatë, ndaj ku qëndron ndryshimi mes tyre?

Përgjigja është padyshim: çokollata.

Çokollata e ngrohtë duhet bërë me çokollatë të mirëfilltë dhe pak kakao pluhur.

Kakaoja e ngrohtë nga ana tjetër bëhet plotësisht me kakao pluhur.

Çokollata e ngrohtë është më e trashë dhe më e dendur sepse bëhet me qumësht të plotë.

Kakoja është më e ëmbël dhe më e hollë.

Çokollata më e mirë për pijen e ngrohtë.

Për këtë recetë të AgroWeb.org mund të përdorni çokollatë të zezë.

Zgjidhni më të mirën dhe çokollatë të zezë me të paktën 60 përqind përqendrim të kakaos.

Qumështi më i mirë për çokollatën e ngrohtë.

Qumështi është pa dyshim një përbërës i rëndësishëm i të dyja pijeve.

Çokollata e ngrohtë duhet të jetë e trashë dhe e dendur.

Receta e mëposhtme kërkon qumësht të plotë e yndyrë.

Llojet e tjera të qumështit janë shumë më të hollë dhe nuk janë të përshtatshme për çokollatën e ngrohtë.

Sipas preferencës mund të përdorni edhe qumësht bajameje ose qumësht arre kokosi.

Si Të Përgatisni Çokollatën e Ngrohtë

Për 4 racione ju nevojiten:

140 gramë çokollatë të zezë të ndarë në copa të vogla.

2 lugë gjelle me kakao pluhur

2 lugë gjelle me sheqer kaf

4 filxhanë me qumësht

1 lugë çaji me vanilje pluhur

Një majë luge kripë

Krem pastiçerie sipas dëshirës.

Udhëzimet

Përzieni në një tengjere çokollatën, kakaon dhe sheqerin kaf. Rrihini së bashku deri sa copat të shpërbëhen dhe të shkrihen me njëra tjetrën.

Shtoni qumështin dhe më pas vendoseni tenxheren në një temperaturë mesatare.

Ziejeni për rreth pesë minuta dhe përziejeni vazhdimisht.

Shtoni kripën dhe vaniljen.

Servireni duke e zbukuruar me krem pastiçerie dhe pak kakao pluhur.

Nëse ju mbetet një sasi e caktuar në tenxhere, mund ta ruani në frigorifer në një enë qelqi të mbuluar me kapak.

Kur të jeni gati për ta përdorur, ngroheni lehtë./AgroWeb.org