Dredhëza ose e njohur ndryshe si Luleshtrydhja e egër ka emrin botanik të Fragaria Vesca.

Popuj të ndryshëm e njohin atë si luleshtrydhja alpine, luleshtrydhja e maleve, luleshtrydhja e egër, luleshtrydhja e druve apo e pyjeve.

Loading...

Në Shqipëri rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj.

Luleshtrydhja e egër apo dredhëza, dikur njihej si një barishte terapeutike. AgroWeb.org ju tregon se të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime.

Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim.

Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, shumë përdorues të mjekësisë popullore sugjeronin konsumimin e frutave të egra për të stimuluar lëvizjen dhe funksionimin e mirë të zorrëve.

Vlerat shëndetësore të luleshtrydhes së egër

Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë.Foto:Flickr

Edhe pse përdorimi i luleshtrydhes së egër është i pakët ditët e sotme, ka akoma njerëz që e përdorin këtë bimë terapeutike kundër diaresë dhe dizenterisë.

Gjethet zjehen në ujë dhe përdoren si gargarë për fytin e acaruar. Ato përdoren edhe në kremëra që përgatiten për të trajtuar të djegurat dhe gërvishtjet e lëkurës.

Shumë botanistë në Evropë akoma përdorin gjethet e bimës së luleshtrydhes së egër për të trajtuar çrregullime dhe simtpomat e tuberkulozës, reumatizmës, etj.

Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Në të vërtetë, këto fruta janë shumë delikate në krahasim me luleshtrydhen e freskët.

Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë dhe sipas burimeve të AgroWeb.org, ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi.

Përdorimi i luleshtrydhes së egër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arteriosklerozës.

Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet.

Lëngu i luleshtrydhes së egër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh.

Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj.

Dredhëza përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët.

Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj./AgroWeb.org

Loading...