Farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i bakrit, magnezit, manganit, kalciumit, hekurit, fosforit, vitaminës B1, zinkut, seleniumit dhe fibrave.

Ato përmbajnë sesaminë dhe sesamolinë, dy substanca shkencërisht të njohura për aftësitë në uljen e kolesterolit, parandalimin e tensionit të gjakut dhe pastrimin e mëlçisë.

Vaji i susamit është shumë i pasur me vitamina dhe kripëra minerale dhe përdoret gjerësisht në Azi, pasi është një nga vajrat me pikën e djegies më të lartë dhe zëvendësues i mirë i vajit të lulediellit.

Por si pasojë e përpunimit manual të farave të susamit, AgroWeb.org vëren se kërkesa për këtë produkt është gjithmonë më e lartë se oferta në treg.

Vlerat e susamit

Farat e susamit janë të vogla, por punën e bëjnë të madhe. Ato janë krokante dhe kanë një shije delikate. Ato i gjejmë në shumë lloje dhe ngjyra përfshirë të bardhat, të verdhat, të zezat, madje edhe dhe të kuqet.

Vlerat e susamit shumëfishohen në formën e vajit që nuk prishet lehtë.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, farat e susamit ofrojnë një pafundësi përfitimesh për shëndetin e njeriut!

Bakri ju çliron nga dhimbjet e sëmundjeve të artritit dhe reumatizmës. Magnezi ndihmon shëndetin respirator dhe atë vaskular. Ai ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut, lufton azmën, parandalon spazmat e enëve të gjakut që shkaktojnë migrenën, lufton pagjumësinë sidomos tek gratë.

Mineralet tek farat e susamit janë të mira për të luftuar stresin. Ato ndihmojnë në prodhimin e serotinës që ul dhimbjen, rregullon humorin dhe lufton mërzinë.

• Farat e susamit janë të pasura me hekur. Ato rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga dobësia dhe anemia.

• Farat e susamit parandalojnë dëmin që shkaktojnë rrezet ultraviolet në lëkurë, duke luftuar kështu rrudhat.

• Një grusht me fara susami ka tri herë më shumë kalcium se një gotë qumështi.

• Farat e susamit sidomos ato të zeza përmirësojnë shikimin.

• Kalciumi ndihmon në parandalimin e problemeve me qelizat e dëmshme të zorrës së trashë, osteoporozës, migrenës dhe problemeve menstruale.

Të moshuarit duhet të konsumojnë ushqime të pasura me zink. Farat e susamit janë zgjedhja e duhur sepse janë të pasura me zink. Ky i fundit ndihmon në prodhimin e kolagjenit që i jep lëkurës më shumë elasticitet.

Në Shqipërinë e Jugut dhe në Greqi, njerëzit e bluajnë susamin dhe e bëjnë si një pastë në formën e gjalpit, në ngjyrë të errët ose të çelur që quhet tahini apo tahni.Tahini ka proteina, minerale, madje edhe yndyrna të shëndetshme!

Farat e susamit meritojnë vendin e nderit në listën e ushqimeve dhe produkteve më të shëndetshme si çaji i malit, limoni, hudhra, mjalti dhe vaji i ullirit./AgroWeb.org