Gripi Në Shqipëri – Kurat Natyrale Për Shërim Më Të Shpejtë

683 1

Kur gripi dhe e ftohura godet, mund të provoni disa kura natyrale dhe produkte mjaft premtuese.

Gripi në Shqipëri ka marrë përmasa dhe shtrirje alarmante ndaj AgroWeb ju sjell disa nga praktikat më të mira për t’u shëruar sa më shpejt në kushtet e shtëpisë tuaj.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org disa nga këto metoda natyrale.

Vitamina C

Studimet thonë që nëse merrni një dozë minimale prej 200 mg të vitaminës C në ditë keni më pak gjasa të prekeni nga e gripi dhe e ftohura.

Marrja e vitaminës C pas shfaqjes së simptomave nuk ndihmon aq shumë sa marrja e kësaj vitamine si parandaluese.

Supa me mish pule

Aroma e kësaj supe është fantastike për zhbllokimin e hundëve.

Për më tepër ky lëng i pasur me vlera ju rikthen ushqyesit e humbur.

Zinku

Studimet thonë se ky mineral ndal formimin e proteinave që shfrytëzohen nga viruset për t’u riprodhuar.

Zinku nuk e parandalon të ftohurën por shkurton kohëzgjatjen dhe zbut simptomat nëse e merrni në 24 orëshin e parë.

Zinkun duhet ta merrni për pesë ditë nëse e merrni si suplement në farmaci.

Zinkun mund ta gjeni tek midhjet, mishi i viçit, derrit, kungulli, farat e suzamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat.

Çaji i nxehtë

Aroma e çajit zhbllokon hundët, ju hidraton dhe zbut fytin e acaruar.

Çaji i malit dhe çajrat bimorë kanë përfitime shtesë sepse janë të pasur me antioksidantë.

Hudhra

Hudhra largon bakteret dhe duhet ngrënë çdo ditë.

Në rastin e sëmundjeve, konsumi i saj zhbllokon hundët dhe shqisat.

Banja me avull

Banja me avull është shumë ngushëlluese për të gjithë trupin e plogësht.

Nëse nuk keni fuqi për një dush të nxehtë, mbuloni kokën me peshqir dhe nuhasni avullin e ujit të nxehtë, duke u çliruar nga sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Solucionet me kripë

Përzieni çerek luge çaji me kripë me të njëjtën sasi sodë buke dhe ujë.

Përdorni një shiringë pa gjilpërë, për të shpëlarë hundët dy ose tre herë në ditë dhe shumë shpejt do të merrni frymë lirisht.

Pomada me mentol

Lyeni kraharorin me pomadë me mentol.

Mentoli përthith toksinat dhe zhbllokon rrugët e frymëmarrjes.

Mos e përdorni tek fëmijët nën dy vjeç.

Pomadën me mentol e gjeni në farmaci.

Gargara me ujë me kripë

Gargara me ujë të kripur largon bakteret nga fyti.

Bëni gargarë katër herë në ditë për të shëruar fytin.

Temperatura

Mos u përpiqni të parandaloni temperaturën.

Shfaqja e saj është mënyra e organizmit për të larguar të ftohurën dhe gripin.

Organizmi bëhet shumë i nxehtë për bakteret dhe rrjedhimisht i pamundur.

Ndaj prisni të arrijë nivelin maksimal (zakonsht 38 e lart) duke pirë lëngje në të njëjtën kohë dhe më pas luftojeni atë me mjekimet për ulje temperature.

Më shumë gjumë

Gjumi është i domosdoshëm për të mposhtur gripin dhe të ftohurën.

Flini 7-9 orë që të rimëkëmbeni. Shërim të shpejtë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.