Kaliumi, Minerali Jetik Për Shëndetin – Ushqimet Ku Gjendet

3.4k 3

Kaliumi është një mineral që i ndihmon qelizat të funksionojnë siç duhet.

Ai ndihmon në prodhimin e elektricitetit të nevojshëm që i vë qelizat në punë.

Nervat, muskujt, por edhe zemra nuk do të punonin siç duhet nëse nuk do të ishte kaliumi.

Sa Kalium Ju Nevojitet

Nëse jeni mbi moshën 14 vjeçare atëherë duhet të merrni 4,700 mg kalium në ditë.

Nënat lehonë kanë nevojë për 5,100 miligramë në ditë.

Kaliumi Tek Fëmijët

Fëmijët kanë nevojë për kaliumi çdo ditë.

Nga mosha 0-6 muaj ju duhet 400 mg kalium në ditë.

Nga mosha 7-12 muaj ju duhet 700 mg kalium në ditë.

Nga mosha 1 – 3 vjeç ju duhet 3,000 mg kalium në ditë.

Nga mosha 4-8 vjeç ju duhet 3800 mg kalium në ditë.

Nga mosha 9-13 vjeç ju duhet 4,500 mg kalium në ditë.

Mbi 14 vjeç 4,700 mg kalium në ditë.

Përse Ju Duhet Kaliumi Çdo Ditë?

 Osteoporoza

Me kalimin e moshës, eshtrat bëhen më të brishta.

Ushqyerja me mish dhe bulmet rrit nivelin e aciditetit dhe i dobëson kockat më shumë.

Ushqimet e pasura me kalium – frutat dhe perimet- e ngadalësojnë këtë proces.

Gurët në veshka

Niveli i lartë i aciditetit në organizëm që vjen si pasojë e ushqyerjes me mish, rrit gjasat e gurëve në veshka.

Kaliumi largon aciditetin dhe i mban mineralet në kocka aty ku e kanë vendin.

Muskujt

Muskujt kanë shumë nevojë për kalium por kjo nuk do të thotë që ta teproni.

Qelizat duan sasinë e duhur të kaliumit që t’i bëjnë muskujt të fortë.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut njihet ndryshe si ‘vrasësi i fshehur’ sepse rrallë herë shoqërohet me simptoma e megjithatë mund të shkaktojë atak në zemër ose ishemi.

Sodiumi tek kripa e përkeqëson tensionin e gjakut, por kaliumi ndihmon pasi largon sodiumin dhe presionin e gjakut në enët e tij.

Ishemia

Nëse merrni sasinë e duhur të kaliumit do të mbanin nën kontroll tensionin e gjakut dhe si rrjedhojë parandaloni isheminë.

Ushqimet Më Të Pasura Me Kalium

Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.

  • Fasulet e bardha – 1 filxhan me fasule të gatuara 1,004 miligramë.
  • Bananet – 1 banane mesatare: 422 miligramë.
  • Kumbullat e thata dhe frutat e thata – Një gjysëm racioni përmban 637 mg kalium dhe shumë fibër.
  • Portokalli – Një portokall mesatar përmban 237 mg kalium dhe shumë vitamina e minerale.
  • Domatet – Një domate mesatare përmban 292 mg kalium. Një filxhan me pure domateje përmban 1,065 mg dhe një filxhan me salcë domate të bërë vetë përmban 2,455 miligramë.
  • Bizelet – Gjysëm racioni me bizele të gatuara: 485 miligramë
  • Farat e lulediellit – Një sasi prej 30 gramësh përmban 241 miligramë kalium

Suplementët

Ekspertët rekomandojnë që kaliumin ta merrni nga ushqimet, por nëse vuani nga sëmundje të ndryshme mund të merrni suplementë.

Tregoni kujdes, sepse nëse e teproni do të përballeni me të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, diare dhe ulçerë.

Çfarë Shkakton Mungesa e Kaliumit

Nëse keni mungesa të kaliumit në organizëm atëherë do të përballeni me muskuj të dobët, plogështi, konstipacion, e të tjerë. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.