Vetëm 25 vite demokraci u mjaftuan shqiptarëve për të thyer rekordin e përdorimit të drogës.

Kokaina është një nga drogat më të përhapura dhe më të konsumuara të drogave të botës.

Kokaina gjithashtu deklarohet si një nga drogat më të shtrenjta në qarkullim. Por këtu fillon befasia me vendin tonë.

Një raport krejtësisht serioz dhe i besueshëm i Organizatës të Kombeve të Bashkuara, Agjensisë së saj kundër Drogës dhe Krimi e ngjit Shqipërinë në majën e përdoruesve të kokainës në botë.

Çuditërisht Shqipëria ka pasur përqindjen më të lartë me 2.50 të popullsisë së saj që konsumon kokainë. Kjo është renditja e parë botërore ku vendi ynë arrin të mundë gjigandë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të dytë dhe Britaninë e Madhe në vend të tretë.

Raporti i përdoruesve të kokainës dhe numrit të popullsisë na jep një nga medaljet më të turpshme të arit në historinë e vendit.

Historikisht konsumi i kokainës është menduar se i përket qarqeve elitare të shoqërisë.

Por klasifikimi i fundit i bazuar në të dhëna zyrtare, po studiohet me shumë kuriozitet se si një nga vendet më të varfra të Europës arrin rekordin famëkeq.

Megjithatë, nëse keni qenë apo keni lëvizur në qarqe të caktuara në Shqipëri, ekziston një shans mjaft i fortë që të keni hasur në pluhurin famëkeq të bardhë apo në persona që persona që e konsumojnë jo rrallë atë.

Pse Shqipëria?

Përqendrimi i parave dhe pasurisë në duart e një pakice në Shqipëri shkon në të njëjtën linjë me faktin e epidemisë së përdorimit të kokainës.

Informacioni rreth konsumit të substancës anembanë botës është mbledhur nga Zyra e Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin.

Vendet perëndimore janë përdoruesit më të mëdhenjt të drogës, si në Britaninë e Madhe, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, duke qenë në mënyrë të vendosur në krye të 10 vendeve.

Mund të befasojë shumë që të shohiim Kolumbinë në vendin e 34 nga 115 vende të studiuara.

Ndërsa prodhimi dhe shpërndarja e kokainës është sinonim me Kolumbinë, vetëm 0.7 përqind e qytetarëve e përdorin atë.

Vendet Arabe dhe shtetet e Afrikës raportojnë përdorimin më të ulët të kësaj droge vrasëse.

Harta e përdorimit më të madh të kokainës në botë. Ngjyrimi i errët tregon vendet më konsumatore. Foto: Flickr

Kryeson Shqipëria me përqindjen më të lartë. OKB raporton se 2.5 e popullsisë së saj konsumon kokainë./AgroWeb.org

10 vendet e para të listës janë:

1. Shqipëria – 2.50

2. Shtetet e Bashkuara – 2.30

3. Britania e Madhe – 2.25

4. Spanja – 2.20

5. Australia – 2.10

6. Uruguai – 1.80

7. Kili – 1.73

8. Holanda – 1.60

9. Irlanda – 1.50

10. Kanadaja – 1.46

Lajmi është i mbështetur në informacionet e Zyrës për Drogën dhe Krimin të Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara, si edhe në publikimet britanike të Independent dhe Telegraph.