Kokrrat e kafesë së gjelbër, të papërpunuara dhe jo të pjekura, përmbajnë acid klorogjenik që ndihmon për të rregulluar funksionimin e duhur hormonal dhe metabolik të organizmit.

Kokrrat e kafesë së gjelbër dhe përfitimet e tyre shëndetësore janë bërë të famshme kryesisht sepse ndihmojnë për uljen e peshës.

Loading...

Më të shëndetshme se çaji jeshil, ato stimulojnë organizmin që të konsumojë më tepër kalori, kjo sjell reduktimin e peshës.

Kafeja e gjelbër shndërron dhjamin e tepërt në trup në energji.

Falë pranisë së acidit klorogjenik, ajo ndihmon në uljen e përthithjes së lipideve të marra me ushqim dhe ndihmon në eliminimin e atyre që gjenden në trup.

Por ka edhe më tepër efekte mirëbërëse. Studimet ku bazohet AgroWeb.org tregojnë se kafeja e gjelbër është në gjendje të stimulojë adiponektinën, hormonin përgjegjës për djegien e dhjamit.

Kur yndyra grumbullohet, sidomos pas vakteve të rënda dhe ushqimeve të pashëndetshme, ekuilibri ynë hormonal dëmtohet, përfshirë edhe hormonin e djegies së dhjamit.

Kokrrat e kafesë së gjelbër i rivendosin hormonet në parametrat e duhur.

Çfarë lloji kafeje ju duhet dhe ku mund ta gjeni?

Duhet të blini kokrra të kafesë 100% arabike, të papjekur dhe me ngjyrë sa më të gjelbër. E gjeni gjerësisht në treg.

Vijoni të lexoni disa veçori të tjera për shëndetin, ndërsa mënyrën e përgatitjes e gjeni në fund të lajmit.

Kokrrat e kafesë së gjelbër, falë përmbajtjes së polifenoleve, vitaminave dhe mineraleve, janë gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që rregullon kolesterolin dhe kundërvepron veprimin e qelizave të dëmshme.

Por këto vlera humbasin gjerësisht me pjekjen e kokrrave të kafes. AgroWeb.org raporton se përfitimet e përmendura nuk mund të merren me filxhanin e ekspresit klasik, apo kafes turke, pasi pjekja e kafes humb acidin klorogjenik dhe si rrjedhim edhe ndihmën e uljes së peshës.

Për të thithur vlerat maksimale, kombinoni kurën e kafes së gjelbër me 30 minuta ecje në ditë.

Bashkimi me aktivitetin fizik e bën organizmin të aftë për të shkëputur acidet yndyrore nga qelizat dhe redukton vëllimin dhe peshën e indit dhjamor.

Pra, nuk është një kurë magjike për humbje të shpejtë të peshës, por ndihmon më shumë se çdo tjetër për të humbur disa kilogram.

Kafeja e gjelbër vlerësohet se sjell edhe më tepër përfitime shëndetësore. Studiuesit gjermanë të Komisionit E tregojnë se ajo ka ndikim pozitiv në mirëqënien tonë, në rritjen e vitalitetit dhe energjisë.

Kafeja e gjelbër zvogëlon inflamacionet dhe ul presionin e gjakut. Ajo gjithashtu përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe madje po analizohet se rrit efektivitetin e barnave.

Kafeja e gjelbër gjithashtu ndikon në mirëmbajtjen e pamjes së jashtme. Ajo vonon procesin e plakjes dhe për këtë arsye është përshkruar gjithashtu si një produkt i mirë dhe efektiv.

Acidi klorogjenik gjendet në është një nga antioksidantët më të fuqishëm, që shkatërrojnë radikalet e lira përgjegjëse për plakjen e lëkurës.

 Si t’i përfitoni nga kokrrat e kafesë së gjelbër në kushtet e shtëpisë 

Ju e dini se kokrrat e papjekura të kafes janë shumë të forta. Si fillim duhet t’i thërrmoni. Palosini në një copë të thatë dhe goditini me një mjet të fortë si çekiçi që të thërrmohen.

Më pas duhet t’i bluani sa më imët. Hidhni dy lugë çaji nga pluhuri i përftuar në një gotë porcelani dhe derdhni mbi të ujë të valuar. Lëreni për rreth 10 minuta, pastaj filtrojeni dhe pijeni siç është ose me sheqer apo mjaltë.

Këshillohet të pini 2 gota (150ml) kafe të gjelbër në ditë, mundësisht para mesditës. Është mirë që të konsumohen në cikle 1-mujore, një muaj po e një muaj jo.

Sa për kafeinën, përmbajtja nuk është e njëjtë me kafen e pjekur, kështu që nuk ndikon në nervozizëm, tension dhe takikardi./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Loading...