Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, arriti në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit.

Sipas të dhënave, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteine në tru me 21 përqind.

Ky është një ndër studimet më të rëndësishme që konfirmon se si gjumi dhe mungesa e tij ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut.

Rëndësia e Gjumit Për Trurin Dhe Parandalimin E Sëmundjeve 

Gjumi është thelbësor në mbrojtjen e trurit nga proteina beta-amiloid që bllokon zonat e kujtesës në tru.

Sipas të gjitha studimeve, gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.

Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, mungesa e gjumit nuk nxit vetëm humbjen e kujtesës por edhe sëmundje të tjera të trurit siç janë Alzheimeri e të tjerë.

Skleroza, Sëmundja Vrasëse Që i Bën Njerëzit Të Harrojnë

Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut.

Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, ku jetëgjatësia është më e lartë.

Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza.

Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.

Mjekët mendojnë se që çdo vit numri i diagnostikimeve do të shtohet me 10 milionë.

A Ka Një Kurë Për Sklerozën?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për momentin, skleroza dhe sëmundjet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen.

Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve.

Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohet një sëmundje e tillë, aq më efikasë do të jenë trajtimet dhe medikamentet./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine