Hithra është një nga barishtet më të pasura me vlera në botë.

Konsumi i saj rekomandohet për pastrimin e organizmit, kundër alergjive, për shëndetin e kockave dhe rikthimin e energjisë në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hithra është një burim i shkëlqyer i kalçiumit, manganit, magnezit, vitaminës K dhe proteinës.

Falë këtyre përbërësve, hithra rekomandohet për forcimin e kockave, thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.

Si Ta Përdorni Hithrën

Hithra është një barishte e cila nuk të lë kurrë në baltë.

Atë mund ta përdorni në receta të larmishme.

Ju mund të gatuani lazanjë me hithra, salcë për makarona, byrek apo ta kavërdisni njësoj si spinaqi.

Me hithrën ju mund të përgatisni edhe një lëng shumë të pasur që njihet si Pija e Tokës, sugjeruar nga AgroWeb.org.

Kjo pije është e ëmbël dhe freskuese.

Ajo është shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe i jep trupit energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë gjatë gjithë ditës.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me hithra të freskëta

Një filxhan çaji me spinaq

Një banane

Një mollë mundësisht jeshile

2 gota me lëng molle

Gjysëm avokado

Çerek filxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Përgatitja:

Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta.

Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi.

Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart.

Përziejini deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.

Lëngu i Hithrës

Lëngu i hithrës së valuar është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mbrojtur shëndetin e zemrës.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë.

Ky lëng rekomandohet të pihet edhe nga diabetikët sepse ndihmon të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Me lëngun e hithrës ju mund të bëni edhe gargarë për të hequr erën e keqe të gojës.

Një gotë në ditë është e mjaftueshme./AgroWeb.org