Receta Energjike për Gjallërim me Uthull Molle

890 1

Kombinimi energjik është një pije tradicionale e hershme që ka përbërës uthull molle të pastër, ëmbëlsues natyralë si mjalti, e po ashtu mund t’i shtoni xhenxhefil të freskët ose pluhur dhe ujë.

Shumë vite më parë, ky lëng përdorej për të freskuar dhe hidratuar atletët.

Uthullës së mollës i janë thurur lavde prej shumë kohësh, por kombinimi energjik për të cilin flet ky artikull i AgroWeb.org është diçka krejt tjetër.

Të gjithë përbërësit e mësipërm funksionojnë më së miri, për të rikthyer qetësinë pas një dite të lodhshme pune, ose aktivitetit fizik.

Si të përgatisni pijen ideale me uthull dhe mjaltë

Nëse dëshironi të shfrytëzoni vlerat e mjaltit dhe uthullës së mollës, atëherë përdorni produkte puro dhe të papërpunuara.

Përzieni së bashku një lugë çaji me mjaltë me një lugë çaji me uthull molle. Në rastin e të parës mund të përdorni deri në një lugë gjelle.

Hidheni përzierjen në 250 mililitra ujë.

Pijeni lëngun 1-2 herë në ditë

Në fillim ndoshta shija nuk do t’ju pëlqejë, por me kalimin e kohës do të mësoheni.

Nëse dëshironi mund të shtoni më shumë mjaltë për të ëmbëlsuar shijen e uthullës.

Kur duhet pirë lëngu i uthullës dhe mjaltit

Për rezultate më të mira, pijeni lëngun e mjaltit me uthull që në mëngjes me stomak bosh, ose 20-30 minuta përpara ngrënies. Kjo e ndihmon stomakun të përthithë vitaminat, ushqyesit dhe mineralet nga toniku i uthullës dhe mjaltit.

Disa studiues sugjerojnë që toniku mund të pihet deri në 2 herë në ditë. Megjithatë, sasitë e konsumuara varen prej jush dhe nivelit të tolerancës.

Mjaltë Uthull Molle dhe Xhenxhefil

Provojeni këtë recetë interesante dhe mund të ndryshoni sasinë e përbërësve sipas shijes së preferuar.

Përbërësit

• 60 mililitra uthull molle

• 2 lugë gjelle me mjaltë organik ose pekmez frutash

• 2 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë

• 2 gota ujë

Udhëzimet

Përzieni përbërësit në një kavanoz. Shkundeni mirë dhe lëreni të qëndrojë nga 2 deri në 24 orë në frigorifer. Më pas kullojeni nëse dëshironi. Hidhni akull ose ujë. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.