Shurupi i Shtogut – Si të Përgatisni Shëruesin Natyral në Shtëpi

2.7k 1

Shtogu është përdorur në të mirë të njeriut që mijëra vite më parë. Në Mesjetë, shtogu konsiderohej si Pema e Shenjtë sepse përmirësonte shëndetin e njeriut dhe i falte atij një jetë më të gjatë.

Recetat mjekësore që përfshijnë shtogun janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.

Sipas Hipokratit, shtogu lëngu i së cilit njihet si ‘ari i lëngshëm’ është një thesar i mirëfilltë për gjithë njerëzimin.

Kokrrat e shtogut janë me ngjyrë të zezë ose blu të errët. Aroma e tyre është e ëmbël dhe e fortë, ndaj janë të përshtatshme për ëmbëlsira, reçel, verë, kokteile dhe shurupe.

Kokrrat e shtogut përmbajnë hekur, kalium, fosfor, bakër, vitaminat A, B, C, proteina dhe fibër dietike. Ato janë plot e për plot me antioksidantë tepër të dobishëm për njeriun.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat shëndetësore të shtogut është pirja e shurupit të tij, recetën e të cilit, AgroWeb.org e sjell më poshtë.

Si të përgatisni shurupin e shtogut në shtëpi

Përbërësit:

  • 140 gramë me kokrra të thatë organike shtogu
  • 3 gota e gjysmë me ujë
  • 1 filxhan me mjaltë

Udhëzimet:

  1. Hidhni ujin dhe kokrrat e shtogut në një tenxhere. Pasi uji të ketë marrë valë, lëreni të ziejë ngadalë për 45 minuta deri në një orë deri sa lëngu të përgjysmohet.
  2. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet
  3. Shtypini kokrrat me një lugë druri
  4. Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një kavanoz qelqi.
  5. Shtoni mjaltin dhe përzijeni mirë.
  6. Futeni kavanozin në frigorifer.

Shurupi duhet pirë çdo ditë për të forcuar sistemin imunitar.

Një i rritur duhet të konsumojë gjysëm deri në një lugë gjelle me shurup ndërsa fëmijët duhet të pijnë gjysëm deri në një lugë çaji.

Nëse jeni të prekur nga e ftohura ose gripi, duhet të pini nga një lugë çdo dy deri në tre orë.

7 Arsye Përse Duhet Të Pini Një Lugë Shurupi Në Ditë

1. Forcon sistemin imunitar

Shurupi i shtogut forcon sistemin imunitar dhe parandalon gripin ose të ftohurën.

Përbërësit e bimës ndihmojnë në largimin e simptomave, sidomos ato që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Antioksidantët hollojnë sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes, qetësojnë kollën dhe ju ndihmojnë të merrni frymë lirisht.

2. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Infeksionet dhe inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes mund të shërohen me shurupin e shtogut falë antioksidantëve dhe vlerave kundër inflamacionit.

Substancat mirëbërëse të shtogut jo vetëm luftojnë bakteret por edhe shërbejnë si antibiotik dhe pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

3. Mbështetje për zemrën

Antioksidantët tek shtogu mbrojnë enët e gjakut nga stresi oksidues.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse enët e gjakut arrijnë të ruajnë forcën dhe strukturën e tyre.

Si rrjedhojë përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe pakësojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

4. Kocka të forta

Shtogu është i dobishëm kundër dhimbjeve të kyçeve. Ai forcon dhe ushqen kockat dhe shmang rrezikun e shfaqjes së osteoporozës. Kjo sëmundje prej të paktën 200 milionë gra në mbarë botën.

5. Kundër diabetit

Të dhënat shkencore tregojnë se shtogu është pjesë e kurave më të mira bimore që synojnë të stimulojnë metabolizimin e glukozës, sekretimin e insulinës dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Shtogu arrin të pastrojë gjakun nga sheqeri i tepërt e si rrjedhojë shmang shfaqjen e diabetit.

6. Nxit urinimin në mënyrë natyrale

Nëse jeni duke marrë medikamente për të nxitur urinimin, atëherë duhet të tregoni kujdes me përdorimin e shtogut.

Ai nxit urinimin në mënyrë natyrale, por edhe stimulon dhe përmirëson lëvizjen e zorrëve.

7. Parandalimi i tumoreve

Antioksidantët tek shtogu janë të fuqishëm në betejën kundër sëmundjeve kancerogjene. Ato parandalojnë formimin e këtyre qelizave dhe pengojnë shfaqjen e sëmundjes kronike./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.