Frigoriferi është një nga pajisjet më të rëndësishme por edhe më të ndotura elektroshtëpiake.

Ai ruan perimet dhe frutat, por nga ana tjetër mund të transformohet shumë lehtë në strehën më të madhe të baktereve dhe mikroorganizmave.

Solucione Pastrimi Krejt Natyrale 

AgroWeb.org ju rekomandon mënyra natyrale për pastrimin dhe disinfektimin e frigoriferit.

Për pastrimin e tij nuk është nevoja të përdorni substanca agresive dhe kimike.

Lexoni më poshtë për 5 solucionet natyrale që mund t’i përgatisni lehtë në shtëpi.

Soda e bukës

Soda e bukës është një nga përbërësit ideal për pastrimin dhe disinfektimin e frigoriferit.

Ajo largon njollat e ushqimeve dhe neutralizon aromat e pakëndshme.

Përbërësit:

3 lugë gjelle me sodë buke

2 gota me ujë të ngrohtë

Përgatitja

Përziejeni sodën me ujin dhe prisni deri sa të shkrihet.

Më pas zhysni një sfungjer në këtë solucion dhe fërkoni pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit.

Lëreni lëngun të qëndrojë për 5 minuta dhe më pas fshijeni me një leckë thithëse të pastër.

Këtë solucion mund ta përdorni një herë në javë.

Lëngu i limonit

Acidet natyrale të limonit janë fantastikë për pastrimin dhe zhdukjen e baktereve dhe mbetjeve ushqimore.

Frigoriferi do të jetë shumë i pastër dhe pa aroma të këqija.

Përbërësit:

Lëngu i tre limonëve

2 gota me ujë të ngrohtë

Përdorimi:

Ujin dhe lëngun futeni në një shishe spërkatëse dhe më pas spërkatni të gjithë frigoriferin me ujin me limon.

Pas pesë minutash fshijeni frigoriferin me një leckë të pastër.

Këtë metodë mund ta përdorni dy herë në javë.

Uthulla e bardhë

Uthulla e bardhë është ideale për pastrimin e pjesës së brendshme dhe të jashtme të frigoriferit.

Uthulla ka efekt disinfektues dhe largon të gjitha mbetjet ushqimore.

Përbërësit:

Gjysëm filxhani me uthull të bardhë

1 gotë me ujë të ngrohtë.

Përgatitja:

Ujin me uthull hidheni në një shishe spërkatëse.

Përdoreni në të gjithë hapësirën e frigoriferit dhe pas pesë minutash fshijeni me një leckë të thatë.

Këtë solucion mund ta përdorni një herë në javë.

Vaj ulliri me limon

Ky solucion rekomandohet për sipërfaqet metalike të frigoriferit ose skarat e tij.

Përbërësit:

4 lugë gjelle me vaj ulliri

3 lugë gjelle me lëng limoin.

Përgatitja:

Përziejeni vajin e ullirit dhe limonin në një tas dhe me të fërkoni zonat e njollosura.

Pas 10 minutash fshijini këto zona me një leckë  të njomë.

Këtë solucion mund ta përdorni një herë në javë.

Zgjidhni një prej metodave natyrale të sugjeruara, ose bëni provë secilën prej tyre për të parë efektet e pastrimit./AgroWeb.org