Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, pasqyra vetë tregon atë çfarë i mungon shëndetit tënd.

Me një të parë në pasqyrë do të mund të zbuloni shumë sëmundje të cilat nuk i dinit që i kishit.

Loading...

Cilat Sëmundje Mund të Dallohen Nëpërmjet Pasqyrës?

Sytë dhe Lëkura e Verdhë

Sytë dhe Lëkura e Verdhë

Këto janë simptomat e verdhëzës. Zakonisht vërehet tek foshnjat sepse mëlçia e tyre nuk është e formuar mirë.

Tek të rriturit, verdhëza është një problem serioz.

Ajo tregon se mund të jeni prekur nga infeksione virale siç është hepatiti, probleme me mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe pankreasit.

Sytë dhe lëkura e verdhë tregon se mund të keni abuzuar me alkolin.

Nishanet

Nishanet

Bëhet fjalë për pika ose njolla të errëta në ngjyrë.

Shumica prej tyre nuk janë shqetësuese por kontrollet e lëkurës janë të nevojshme sidomos kundër kancerit.

Kur vjen puna tek nishanet duhet të tregoni kujdes për:

Formën. A është simetrike apo jo. A ndryshon në cdco anë?

Skajet. A janë të dhëmbëzuara?

Ngjyra. A është e njëtrajtshme apo e thyer

Diametri: A është nishani më i madh se një bizele?

Përmasat: A ka ndryshuar formë dhe masë që nga shfaqja?

Konsultohuni me një mjek nëse i jeni përgjigjur me ‘po’ këtyre pyetjeve.

Plagët në buzë

Plagët në buzë

Plagët në buzë ose në gojë shpesh shkaktohen nga virusi Herpes 1.

Virusi qëndron në organizëm dhe shpërthen kur jeni sëmurë, në ankth, të lodhur ose keni qendruar shumë gjatë në diell.

Herpesi shërohet vetë por nëse keni shpërthime të shpeshta atëherë konsultohuni me një mjek.

Buzët e çara

Buzët e çara

Buzët e çara ndodhin kryesisht gjatë dimrit.

Balsami i buzëve është më i përdoruri gjatë kësaj stine.

Megjithatë, buzët e thata tregojnë se ju jeni të dehidratuar.

Kjo do të thotë se trupi nuk ka ujë mjaftueshëm.

Buzët e çara mund të jenë një reagim alergjik ose një kundërpërgjigje ndaj një ilaçi ose steroideve.

Skuqjet në faqe

Skuqjet në faqe

Njollat dhe skuqjet në pjesën e faqeve krijojnë figurën e fluturës dhe zakonisht tregojnë sëmundjen  kronike inflamatore të lupusit.

Kjo sëmundje detyron sistemin imunitar të sulmojë organet dhe indet.

Ajo shoqërohet me temperaturë, dhimbje gjymtyrësh dhe gishta të mavijosur gjatë të ftohtit.

Konsultohuni me mjekun sa herë që keni simptoma të tilla.

Qime aty ku nuk duhet

Qime aty ku nuk duhet

Kjo zakonisht prek meshkujt të cilët përballen me qime në vesh por edhe femrat që preken nga qimet në mjekër.

Tek vajzat kjo tregon një sindromë të një problem me vezoret që vështirëson shtatzaninë.

Lëvizshmëri e kufizuar e fytyrës

Lëvizshmëri e kufizuar e fytyrës

Nëse nuk arrini të lëvizni një pjesë të trupit ose fytyrës atëherë konsultohuni menjëherë me një mjek.

Mund të jetë një virus që ka prekur nervat e fytyrës.

Në kësi rastesh, ju mund të përjetoni dhimbje në nofull ose pas veshit.

Zakonisht lëvizshmëria e fytyrës rikthehet në 3-6 muaj.

Megjithatë në disa raste mund të jetë një paralizë faciale.

Njolla të verdha në qepalla

Njolla të verdha në qepalla

Këto njolla vijnë nga kolesteroli.

Nuk janë të rrezikshme dhe nuk shkaktojnë dhimbje.

Megjithatë në disa raste tregojnë se shumë shpejt do të përjetoni një atak në zemër, ose do të sëmureni nga zemra.

Sytë e enjtur

Sytë e enjtur

Sytë enjten nga moti i ngrohtë dhe me shumë lagështirë.

Enjtja shkaktohet edhe nga mungesa e gjumit, ushqimet me kripë dhe ndryshimet hormonale.

Sytë enjten më shumë me kalimin e moshës sepse muskujt që mbështesin sytë bëhen më të dobët.

Nëse sytë ju skuqen ose kruhen, atëherë jeni alergjikë ndaj një ushqimi, polenit, produkteve kozmetike, apo keni infeksion.

Njollat kafe

Njollat kafe

Njollat kafe në lëkurë mund të shkaktohen nga shtatzania dhe kontraceptivët .

Në shumë raste, këto njolla ikin vetë pas lindjes ose lënies së ilaçeve.

Në raste të tjera, këto njolla zgjasin për vite të tëra./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Loading...