Vaji i Ullirit – Përse Ju Duhet Patjetër Për Shëndetin

346 0

Vaji i ullirit është një nga përbërësit kryesorë të recetave të vendeve të Mesdheut dhe fatmirësisht edhe të Shqipërisë.

Kjo vjen jo vetëm si pasojë e shijes së mirë të vajit të ullirit por edhe për faktin se ai është i pasur në vlera shëndetsore.

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se, nëse e përfshini vajin e ullirit në regjimin tuaj ushqimor, do të jetë një hap i duhur dhe i rëndësishëm drejt shëndetit të mirë dhe mirëqenies.

Studimet më të fundit tregojnë se nëse shtoni vajin e ullirit në gatimet apo ushqimet tuaja, do të pakësoni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, duke luftuar edhe qelizat e dëmshme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, të njëjtat studime shpjegojnë se:

Vaji i ullirit përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve.

Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Vaji i ullirit mirëmban nivelin e sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti.

Vaji i ullirit pakëson rrezikun e trombozës që shkakton atak në zemër ose ishemi.

Vaji i ullirit pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve, veçanërisht atij të gjirit.

 Vaji i Ullirit, Një Zgjedhje e Shëndetshme

Çfarë e bën vajin e ullirit kaq të veçantë dhe kaq të shëndetshëm?

Profili i yndyrnave.  Vaji i ullirit  përbëhet nga yndyrna të shëndetshme mono-të-pangopura dhe përmban sasi minimale të yndyrnave të pashëndetëshme e të ngopura.

Kjo është tejet e rëndësishme në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit.

Vaji bëhet akoma më i fuqishëm nëse e përdorni në vend të gjalpit që është i tejmbushur me yndyrna të ngopura.

Mikroushqyesit.  Vaji i virgjër dhe ekstra i virgjër i ullirit përmbajnë mbi 230 përbërës bioaktivë siç janë: antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Përzgjedhja dhe Ruajtja e Vajit të Ullirit

Mënyra se si e përzgjidhni dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për përfitimin e vlerave shëndetsore.

Nxehtësia, drita dhe oksigjenit jo vetëm që degradojnë shijen dhe aromën e vajit por edhe përfitimet ushqimore që vijnë prej tij.

Për rezultate më të mira ndiqni udhëzimet e AgroWeb.org

Mbajeni vajin në errësirë. Blini dhe ruajeni vajin e ullirit në enë qelqi me ngjyrë të errët.

Mos blini sasi të mëdha.  Blini aq sa keni nevojë të përdorni.

Zgjate dorën.   Kur blini vaj ulliri në market, merrni shishet e vendosura në fund të raftit, ku ka më pak dritë.

Lexoni etiketën.  Lexoni etiketën ku duhet të jenë data e prodhimit, ose data e mbledhjes së ullinjve që të kuptoni për sa kohë ka qenë vaji i ullirit i ekspozuar ndaj faktorëve degradues.

Në përgjjithësi, vaji i ullirit ka një jetëgjatësi prej 12 muajsh që nga data e ekspozimit në dyqan. Sa më i ri aq më mirë.

Zgjidhni freskinë.  Mos e ruani vajin e ullirit pranë furrës, sobës apo vendeve që shërbejnë si burim nxehtësie.

Ruajeni në një vend të freskët e në errësirë.

Sugjerim. Hidhni një sasi të vajit të ullirit në një shishe tjetër për përdorim të përditshëm dhe pjesën tjetër ndajeni mënjanë për më vonë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.