Në biznesin e verës, vetëm dy njerëz kanë rëndësi: prodhuesi dhe shijuesi.

Shqiptarët njihen si konsumatorë të mirë të verës, por edhe si ndër krijuesit më të vjetër të saj.

Gjurmët e traditës shqiptare të verëtarisë shkojnë deri në lashtësi, duke përkuar me ato të fqinjëve tanë italianë e grekë. Po, verëtaria shqiptare është aq antike.

“Shqipëria mund të pretendojë që të jetë djepi i vreshtarisë Evropiane”, shkruan Jancis Robinson në enciklopedinë e verës, “The Oxford Companion to Wine” – 1994.

Ka dokumentet historike që vërtetojnë kultivimin e vreshtarisë në Iliri, që në fillim të shekullit të tetë para erës sonë.

Shkrimtarët e hershëm latinë si Plini dhe Virgjili gjithashtu citojnë Ilirinë si burim i një shumëllojshmëri të lartë të rrushit, e cila u mboll më pas edhe në Itali.

Thuajse çdokush që ka shijuar një gotë të mirë vere Cabernet, ose që ka vizituar një vreshtari që e prodhon atë, ka fantazuar të paktën një herë që të hapë një biznes vere.

Sepse vera është jo vetëm një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por dhe se është një produkt që kërkohet gjithnjë e më shumë në treg.

Sidomos vera shqiptare, e cila është kthyer në një suvenir të vërtetë sidomos për vizitorët e vendit.

Por vreshtaria dhe verëtaria shqiptare ende janë në një udhëkryq. Arsyeja e parë dhe kryesore është mungesa e rrushit dhe pa rrush nuk mund të bësh verë, si dhe nuk mund të rrisësh rrush pa patur tokë.

Problem në kultivimin e vreshtarisë ashtu si në shumë sektorë mbetet çështja e pronës dhe fragmentarizimit të tokës.

Pjesa më e madhe e fermerëve prodhojnë rrush, por nuk kanë kantina për prodhimin e verës dhe e kundërta, kantina që nuk kanë vreshta, duke mos siguruar kështu lëndën e parë me rrush për drejtim përpunimi.

Po ku e gjejmë rrushin për të bërë verë?

E importojmë nga vendet fqinje, zakonisht të një cilësie më të ulët, raporton AgroWeb.org.

Importimi i sasive të mëdhe të rrushit për përpunim dhe të verërave të hapura pa origjinë dhe çertifikim, që futen në vend me çmime të ulta, bllokojnë tregun e verës shqiptare dhe kërcënojnë prodhimin ushqimor të vendit.

AgroWeb.org mendon se institucionet shtetërore të ndërmarrin politika mbrojtëse për prodhimin e verërave shqiptare me rrush autokon vendas.

Rritja e prodhimit të rrushit shihet si zgjidhja afatgjatë për sektorin e verëtarisë.

Shqipëria me meritë është një nga prodhuesit më të vjetër të verës në Evropë.

Nga Merloti tek Kabërneja, vera shqiptare e ka një përgjigje lokale autoktone për secilën nga këto emra të njohur ndërkombëtar.

Sidomos duke llogaritur prodhimin fantastik vendas të sezonëve super të nxehtë verorë, AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni verën shqiptare të kantinës DUKA për t’ju shoqëruar në ditët e ftohta të dimrit.

Më e mira e Shqipërisë

Vreshtat DUKA mbulojnë mahnitshëm kodrinat e Ishmit. Ato shtrihen mrekullisht midis pyllit të orientuara gjeografikisht drejt jugut.

Kodrinat e Ishmit përfundojnë në brigjet e e Adriatikut dhe përbëjnë pozicionimin perfekt falë të cilit merret vera krejt e veçantë Duka, një histori e vërtetë suksesi e sipërmarrjes shqiptare.

Vera që prodhohet nga kantina DUKA është produkt vetëm i vreshtave të kodrinave të Ishmit pa u përzier me asnjë kokërr rrush të ardhur nga diku tjetër.

Vreshtat e kultivuara plot pasion rriten në një tokë mjaft cilësore dhe që rrihet nga dielli gjatë. Këtu merr jetë vera një verë mjaft cilësore dhe shumët e preferuar në tregjet kombëtare e ndërkombëtare.

Jo më kot vera DUKA është një nga verërat më të dekoruara shqiptare.

Ajo ka marrë çmimin e parë për kategorine e verërave të kuqe në “Festivalin e Verës Shqiptare”, vlerësuar nga Ministria e Bujqësisë, në një garë të fortë me 28 kantina të tjera shqiptare.

Jo më larg se në Tetor 2017, vera DUKA u shpall vera më e mirë e kuqe edhe nga një panel ekspertësh, të cilët provuan profesionalisht një mori verërash shqiptare pa njohur më parë etiketimet dhe prodhuesit.

Edhe këtu vera DUKA rrëmbeu sërish fronin kryesor të verës së kuqe më të mirë vendase.

Vreshti DUKA është një kryevepër agronomike dhe inxhinierike. I konceptuar mrekullisht, vreshti fsheh në qendrën e vet vitale agroturizmin fantastik DUKA.

Ky agroturizëm rrethohet nga peisazhe mahnitëse natyrore. Agroturizmi DUKA është lehtësisht i vizitueshëm nga pushues vendas dhe të huaj, krejt i përshtatshëm për të përqafuar natyrën sublime dhe aktivitetet e turizmit rural.

Vreshti DUKA rrethohet nga pylli natyral dhe krejtësisht i mbrojtur nga ndotja mjedisore. Rrushi mbrohet nga sëmundjet dhe nga insektet dëmtuese falë produkteve të regjistruara për bujqësinë organike.

Ujitja e hardhisë bëhet me ujë rezervuari të izoluar nga kullesat e parcelave fqinje, duke përbërë një risi vërtet speciale të pandeshur më parë në verëtarinë shqiptare.

Falë natyrës së rrallë, pasionit të trashëguar dhe metodologjisë moderne, vera DUKA i jep jetë një produkti të rrallë shqiptar, të paketuar plot shije në markat Cabernet Sauvignon, Merlot dhe Tempranillo.

Këtë fundviti, zgjidhni verën DUKA. Një verë shqiptare e cilësisë më të lartë./AgroWeb.org