Zvicra Alarmohet nga Mielli i Misrit nga Kosova

328 0

Importet e ushqimeve me aflatoksinë po shkaktojnë kaos në vendet e Evropiane. Lista e ushqimeve të prekura nga kjo substancë toksike që arrijnë të futen në këto vende është e shumëllojshme.

Shumica prej këtyre ushqimeve të rrezikshme vijnë jashtë vendeve të Bashkimit Evropian, së fundmi fatkeqësisht edhe nga Kosova.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në 8 Maj 2017, pra jo më larg se dje, Autoritetet Federale të Kontrollit të Ushqimit dhe Veterinarisë të Zvicrës (Bundesamt für Lebensmittelsicherheit und Veterinärwesen) pas analizave të hollësishme të kryera, urdhëruan tërheqjen e menjëhershme nga tregu të disa sasive me Miell Misri me prejardhje nga Kosova.

Shkaku i urdhërit për tërheqje urgjente nga tregu konfirmohet nga analizat, rezultati i të cilave tregon vlerat përtej normave të lejuara të mykotoksinave të aflatoksinës me 4.6 mikrogramë për kilogram, thonë informacinet zyrtare, të cilave u referohet AgroWeb.org.

Autoritetet Zvicerane e vlerësuan këtë rrezik ndaj konsumatorit si SERIOZ, pasi ekzaminuan disa prej ngarkesave dhe zbuluan praninë e aflatoksinës në kategorinë e mykotoksinave në vlerat : B1 = 4.6 µg/kg – ppb. Mostrat e ngarkesës u analizuan në 7 Mars 2017. Klikoni këtu për njoftimin zyrtar.

Ndërkohë sasitë e miellit të misrit janë shpërndarë në tregun zviceran dhe vetëm pasi dolën rezultatet e analizave, Autoritetet Federale të Kontrollit të Ushqimit dhe Veterinarisë njoftuan të gjithë konsumatorët që të kthejnë mbrapsht në pikat e blerjes të gjitha sasitë e miellit të misrit dhe të marrin vlerën e plotë të parave të tyre.

Gjithashtu AgroWeb.org ka mësuar nga këto burime zyrtare informacioni, se autoritetet zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht vendin e origjinës dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për problematikën me miellin e misrit të eksportuar nga Kosova. Mielli i misrit është prodhuar për kompaninë zvicerane AM FOOD Gmbh dhe është në paketim 1 kg me datë skadence 24.10.2017.

Njoftimi i distributorit zviceran, të cilin citon AgroWeb.org, paraqitet në fund të lajmit dhe deklaron se ‘Në produktin nga Kosova, kërpudhat me myk (mikotoksina aflatoksina B1) janë zbuluar mbi vlerën maksimale të lejueshme. Konsumi i produktit mund të paraqesë rrezik për shëndetin. Produkti është shitur në Zonën Veri-Perëndimore të Zvicrës. Mos e përdorni produktin. Konsumatorët mund të kthejnë miellin e misrit në zyrat e shitjeve dhe të marrin çmimin e plotë të shitjes’.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, Kosova është një nga vendet e origjinës të eksportit të drithërave drejt Shqipërisë dhe gjithashtu furnizon vendin me miell misri për industrinë e prodhimit të bukës.

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor të Shqipërisëeuml; është lajmëruar zyrtarisht nga Rrjeti i Alarmit të Kontrollit Ushqimor të Komisionit Evropian, por ende nuk ka reagim zyrtar në lidhje me masat apo kontrollet e mundshme në tregjet shqiptare./AgroWeb.org