Barishtet e Rrepave – Të Gjelbrat Plot Vlera Për Shëndetin

645 0

Barishtet e rrepave janë pa dyshim një ndër të gjelbrat më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Rrepat bëjnë pjesë në familjen botanike Cruciferae.

Ato futen në kategorinë e zarzavateve dhe perimeve më të fuqishme në aspekt shëndetsor siç janë barishtet, lakrat dhe brokoli.

Barishtet e rrepave gjenden në çdo treg fshatarësh anembanë Shqipërisë. Vlerat e tyre janë maksimale kur barishtet gatuhen me avull.

Vlerat e barishteve të rrepave

Shëndeti i zemrës

Barishtet e rrepave ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Sa herë që konsumojmë barishte të tilla lëngjet biliare do të përthithen nga substancat bimore.

Mëlçia do të prodhojë më shumë lëngje të tilla nga kolesteroli dhe rrjedhimisht nivelet e tij do të ulen.

Parandalimi i azmës

Barishtet kanë shumë ushqyes siç janë: acidi folik, riboflavina, bakri, mangani, kaliumi, vitamina C dhe Vitamina E që ndihmojnë me të vërtetë shëndetin e njeriut.

Një nga avantazhet e barishteve është aftësia për të qetësuar pacientët nga azma bronkiale.

Artriti dhe reumatizma

Nëse jeni të shqetësuar për probleme si artriti dhe reumatizma atëherë konsumoni më shumë barishte të rrepave. Beta karoteni që përmbajnë këto barishte është thelbësor për shëndetin tuaj.

Vitaminat C dhe E bashkëpunojnë kundër radikaleve të lira për të parandaluar dëmët e shkaktuara prej tyre në gjymtyrë dhe mbrojnë kockat duke parandaluar kështu osteoporozën.

Parandalojnë dëmet në muret e enëve të gjakut

Barishtet janë një burim shumë i pasur i vitaminave C dhe E. Të dyja ndihmojnë në çlirimin e enzimave të rëndësishme që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të mirë dhe të keq.

Rrjedhimisht, përdorimi i këtyre barishteve ndihmon në parandalimin e zhvillimit apo avancimit të sëmundjeve koronare.

Shëndeti i mushkërive

Përdorimi i shpeshtë i barishteve të rrepave ju ndihmon t’i mbani mushkëritë të shëndetshme.

Studime të shumta konfirmojnë se njerëzit që pijnë shumë duhan ose janë duhanpirës pasivë duhet të konsumojnë barishtet e rrepave për të siguruar shëndetin e mushkërive.

Kocka dhe dhëmbë të forta

Barishtet e rrepave ushqejnë dhëmbët dhe kockat. Një filxhan me barishte ofron 104 miligramë kalcium, ose 10% të nevojës ditore për këtë ushqyes.

Për më tepër, në të njëjtën sasi, do të gjeni 138 mikrogramë të vitaminës K, që tejkalon dozën e rekomanduar ditore prej 90 mikrogramësh./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.