Në doni të ëmbëlsoni veten, pjesëtarët e familjes dhe më të dashurit tuaj ofrojini atyre shijen magjike të kësaj recete fantastike.

Fiq të thatë, arra dhe mjaltë, një kombinim magjik me një shije të mrekullueshme që të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e saj.

Loading...

Përgatitet shpejt dhe lehtë në vetëm pak minuta por rezultati i tyre në fund është me të vërtetë mbresëlënës.

Ndiqni më poshtë recetën e thjeshtë të përgatitjes së fiqve të thatë me arra e mjaltë. Përgatitet mjaft lehtë por shija e saj do të kënaqë nepsin dhe oreksin e gjithë familjes.

Përgatitja e Fiqve të Thatë me Arra dhe Mjaltë

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës)

Fiq të thatë

Arra

Mjaltë

Përgatitja

Fiqtë e thatë priten në mes përmes një thike të mprehtë por jo deri në fund.

Në mesin e tyre futet nga një gjysmë arre.

Rreshtohen në një pjatancë dhe spërkaten me mjaltë.

Vlerat ushqyese

Fiqtë e thatë konsiderohen si një ndër frutat që kanë më tepër ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, ata janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre

Fiqtë e thatë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës.

Nga ana tjetër mjalti, që në lashtësi konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.

Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Arrat, kKrahas shijes vlerat e tyre janë të jashtëzakonshme gjithashtu. Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit etj./AgroWeb.org

Loading...