Një recetë ndjellëse, e shijshme, krejt e veçantë në kombinimin e saj me karrota të freskëta, speca djegës dhe mjaltë.

Shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe me një shije që të mrekullon e të përfshin tërësisht, kjo recetë do të bëjë për vete këdo që e provon.

Karrotat janë ideale për të shoqëruar dhe plotësuar çdo recetë, por kjo nuk i bën ato të mrekullueshme për t’u servirur edhe veçmas.

AgroWeb.org do t’ju mësojë se si të gatuani thjeshtë dhe lehtë karrota me mjaltë dhe speca djegës, një recetë që do ju lërë pa fjalë.

Ky gatim special, i ëmbël dhe pikant shndërrohet në një shoqërues fantastik të shumë recetave të tjera sidomos kur bëhet fjalë për gatime të pjekura.

Kombinimi i karrotës, specave djegës dhe mjaltit është magjik dhe përputhet shumë mirë me të gjitha llojet e mishrave etj.

Si t’i përgatisim në shtëpi

Përbërësit:

  • 450 gramë karrota
  • speca djegës
  • 2 lugë gjelle me mjaltë
  • Pak vaj ulliri

Udhëzimet:

  • Ndizeni furrën në 200 gradë.
  • Qëroni karrotat dhe hidhini në një tepsi. Shtoni vajin bashkë me specat djegës të thërrmuar
  • Futeni tepsinë në furrë dhe piqini karrotat për 30 minuta.
  • Më pas hiqeni nga furra dhe spërkatini karrotat me mjaltë.
  • Përziejini mirë dhe sigurohuni që të gjitha karrotat të jenë lyer mirë me mjaltë.
  • Më pas futeni tepsinë sërish në furrë dhe piqni karrotat edhe për 20 minuta të tjera.

Kjo recetë rekomandohet të serviret në mesin e pjatave kryesore me bazë mishi, shpendësh, apo peshku.

Pasi t’i keni hequr nga furra, servirini menjëherë.

Karrotat me mjaltë janë një pjatë që duhet të serviret në mbrëmje festive me miq dhe familjarë të cilët me siguri do t’i lini gojëhapur.

Të dhëna ushqimore:

Kjo recetë përmban:

175 kalori

12 gramë yndyrna

79 mg sodium

415 mg kalium

18 gramë karbohidrate

4 gramë fibër dietike

11 gramë sheqerna

1 gramë protein

386% të dozës ditore të vitaminës A

16% të dozës ditore të vitaminës C

4% kalcium

7% hekur./AgroWeb.org