Karrota dhe Xhenxhefil – Receta me Fuqi të Forta Shëruese

1.1k 0

Ndikimi i ndryshimit të stinëve në organizëm është vështirë të mos vihet re.

Gripi dhe e ftohura janë të parët që vijnë pa ftuar duke dobësuar sistemin imunitar.

Ky i fundit ka nevojë për ushqyes, minerale dhe vitamina, të cilat mund t’i gjeni në supën me karrotë dhe xhenxhefil që ekspertët e AgroWeb.org e rekomandojnë fuqimisht.

Kjo supë është e pasur me vitamina dhe minerale, që çlirohen nga përbërësit si karrota, xhenxhefili, qepa dhe hudhra.

Të gjitha supat me perime të freskëta janë të pasur me minerale, fibër dhe fitoushqyes të nevojshëm për të luftuar të ftohtin dhe gripin. Por edhe për të rënë në peshë, përmirësuar qarkullimin e gjakut, forcuar sistemin imunitetin dhe pastruar gjithë organizmin.

Vlerat e supave në organizëm pranohen gjërësisht jo vetëm nga gjyshet tona por edhe mjekët.

Cilat janë fuqitë shëruese të supave?

Së pari, supa arriin të ruajë të gjithë ushqyesit e çliruar nga perimet dhe i bën ato lehtësisht të përthithshme nga organizmi. Energjia dhe ndikimi terapeutik i këtyre ushqyesve transferohet në lëng dhe përthithet nga organizmi.

Së dyti, përbërësit që shtoni në supë, kanë aftësinë të fuqizojnë dhe shumëfishojnë aftësitë shëruese të çdo lëngu.

Supa që ngroh stomakun dhe shpirtin

Përbërësit

4 karrota të qëruara dhe të prera hollë

1 qepë e prerë hollë

4 thelbinj hudhër të shtypur

2 lugë çaji me vaj ekstra të virgjër ose vaj ulliri të thjeshtë

3 filxhanë me lëng bazë perimesh, ose pule

1-copë e vogël xhenxhefili të qëruar dhe të grirë

Lëngu i një gjysëm limoni

Piper

Majdanoz të freskët dhe kos për servirje sipas dëshirës

Udhëzimet

Ndizeni furrën në 170 gradë. Shtroni një letër pjekjeje mbi një tepsi dhe mbi të hidhni karrotat, qepët dhe hudhrën. Spërkatini me vaj dhe lërini të piqen për 15 minuta.

Hiqini nga furra dhe hidhini në një mikser së bashku me lëngun e perimeve, të limonit dhe xhenxhefilin.

Përziejini deri sa lëngu i formuar të jetë i njëtrajtshëm dhe kremoz.

Supën hidheni në pjatë dhe hidhini sipër majdanoz të grirë hollë. Shtoni pak kos nëse dëshironi dhe servireni të ngrohtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.