Lakra e kuqe shpesh përdoret për të zëvëndësuar sallata të ndryshme, por kjo perime është e nënvlerësuar.

Lakra e kuqe është më e fuqishme se lakra e bardhë në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind, madje lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

E vetme ose në kombinim me produkte të tjera, lakra e kuqe ia del mbanë të kënaqë shijen dhe të zbukurojë çdo gosti e tryezë.

Lakra e kuqe kombinohet në mënyrë mbresëlënëse me arrat.

Të dyja plotësojnë njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe aromë.

Lakra e kuqe përmban më shumë antioksidantë se çdo lakër tjetër.

Sallata me lakër të kuqe dhe arra mund të plotësohet edhe me dardha.

Këto të fundit janë të pasura me fibër ndërkohë që arrat janë të shkëlqyera për zemrën  falë acideve yndyrore omega-3.

Falë këtyre vlerave, kjo sallatë është perfekte për vjeshtën dimrin.

Mineralet dhe Vitaminat që përmban sallata me lakër të kuqe dhe arra

Bakri është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin e mielinës , një lëndë që vesh dhe qetëson nervat.

Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për transformimin e melaninës e cila është e përfshirë në pigmentimin e flokëve, syve dhe lëkurës.

Fibra, është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për uljen e kolesterolit.

Mangani është i rëndësishëm për shëndetin nervor.

Acidet yndyrore Omega-3 që parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Kaliumi ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe indet.

Vitamina K është e rëndësishme për kockat dhe gjakun

Përbërësit e sallatës

Gjysëm qepe të ëmbël

200 gramë lakër të kuqe të prerë hollë.

1 lugë çaji me mjaltë.

1 lugë gjelle me uthull molle.

1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë.

1 lugë gjelle me vaj ulliri

50 gramë arra të coptuara.

Gjysëm luge çaji me kripë

Një majë luge çaji me piper

1 dardhë mesatare nëse dëshironi

Udhëzimet

Priteni lakrën hollë.

Prisni qepën dhe shtojeni në enë.

Nëse në sallatë dëshironi dardhat, pritni në copa të vogla dhe hidhini në enë.

Në vijim, AgroWeb.org ju sugjeron që në një enë tjetër të shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.

Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.

Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë.

Servireni me gatime të tjera ose veçmas për një drekë të lehtë./AgroWeb.org