Shegë, Xhinxher, Agrume – Kombinimi i Jetës

1.1k 0

Kombinim vlerash është një zgjidhje e përkryer për të të dhuruar shumë dinamizëm.

Aroma delikate e shijes së portokallit lidhet në mënyrë të përkryer me intensitetin e shegës, ndërsa prania e nuancave pikante të xhinxherit dhe athësia e limonit i jep këtij kombinimi nota magjike.

Ky kombinim është ideal për të rritur sistemin tënd imunitar dhe mbi të gjitha të bën të ndihesh i gjallë!

Kombinimi i xhenxhefilit aromatik, kuqëlimit të shegës, vlerave të portokallit dhe limonit nuk mund të jetë asnjëherë një ide e keqe.

Kjo pasi krijohet nga disa nga përbërësit në të shëndetshëm dhe të rëndësishëm për pastrimin e brendshëm të organizmit.

AgroWeb.org tregon se ky kombinim kap vlerat e tij më të larta sidomos gjatë periudhës së tanishme, kur të gjithë përbërësit gjenden të freskët dhe të stinës.

Si ta përgatisësh vetë në shtëpi

Përbërësit

– 2 shegë
– 2 portokalle të qëruara
– 8-10 cm rrënjë xhenxhefil
– 2 limona të qëruar
– 1/2 litër ujë

Metoda

Fillimisht përgatisni lëngun ose çajin e xhenxhefilit sipas mënyrës të shpjeguar nga AgroWeb.org.

Grijeni xhinxherin dhe hidhi sipër gjysëm litër ujë të valuar. Lëreni deri sa uji të marrë ngjyrë kafe, kullojeni dhe shtrydhni dy limonat tek lëngu. Lëreni të ftohet për gjysëm ore në frigorifer ose derisa të ftohet vetë plotësisht.

Në një enë tjetër shtrydhni shegët dhe filtrojeni lëngun e tyre. Lëngun e shegës e bashkoni më pas me lëngun e xhinxherit dhe limonit.

Në fund  mbi të, shtrydhni edhe portokallet dhe magjia është gati. Mund ta konsumoni menjëherë ose ta ruani në frigorifer për dy ditë, nëse arrini t’i rezistoni shijes dhe vlerave të këtij kombinimi special.

Vlerat dhe vetitë individuale të kombinuara në fuqi

Xhinxheri

Çaji i xhenxhefilit përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.

Përmirëson aktivitetin e stomakut në tretje, kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Çaji i xhinxherit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. AgroWeb.org të tregon se për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, xhinxher forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Shega

Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil.

Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E.

Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara, për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.

Nga kërkimet e AgroWeb.org rezulton se lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës.

Ai ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm.

Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut.

Lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.

Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar.

Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitete dhe infeksione të ndryshme.

Një ushqim i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell.

Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.

Agrumet

Nëse ekziston një frut sublim që nuk del asnjëherë nga moda, ai është padyshim limoni, por edhe portokalli.

Është shkencërisht e pranuar që të pish ujë me limon me stomakun bosh është një zakon prej të cilit organizmi i njeriut përfiton shumë.

Mbi të gjitha, ky ujë me agrume të hidraton. Agrumet ndihmojnë në tretje, luftojnë stresin dhe mbrojnë organizmin./AgroWeb.org