Supë me Thjerrëza dhe Patate – Receta e Një Pjatë të Ngrohtë dhe Ushqyese

2.5k 0

Supa me thjerrëza dhe patate është një pjatë e ngrohtë dhe e shijshme, e përsosur sidomos në ditët e freskëta.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë dhe përfshin përdorimin e pak përbërësve.

Një recetë e gjithanshme, që mund të shërbehet me bukë të thekur, ose të pasurohet me makarona, oriz dhe drithëra të tjera sipas dëshirës tuaj.

Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org ka përgatitur sot për ju dhe pse jo, përpiquni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.

Përgatitja

  • 250g thjerrëza
  • 2karrota
  • 600g patate
  • ½ qepë
  • 1 degë selino
  • 3 thelpinj hurdha
  • Kripë dhe piper për shije
  • Vaj ulliri për shije

Përgatitja

Filloni duke larë, qëruar dhe prerë në copa të vogla patatet, karrotat dhe selinonë. Më pas vazhdoni duke qëruar hudhrat dhe qepën.

Skuqni në një tenxhere me pak vaj ulliri të gjitha perimet që përgatitët.

Më pas shtoni thjerrëzat e lara dhe ujë të nxehtë sa perimet të mbulohen.

Nëse dëshironi më tepër aromë dhe shije mund të shtoni pak rozmarinë dhe 3 karafila.

Mbulojeni me kapak dhe lërini thjerrëzat të ziejnë për rreth 40-45 minuta.

Shtoni kripë dhe piper, dhe në fund shërbejeni supën me thjerrëza të zbukuruar me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe rozmarinë të freskët.

Supa mund të ruhet në frigorifer për 36 orë, në një enë të mbyllur hermetikisht./AgroWeb.org