nga AgroWeb më 18 Tetor, 2018

Bima Medicinale Kundër Diabetit, Mbipeshës Dhe Për Shëndetin e Trurit

Një nga bimët medicinale me vlera të forta shëruese është sherebela. Ajo shkëlqen jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore të shumë vendeve të globit. Përfitimet e saj janë të mëdha. Ajo përmirëson kujtesën, lufton mbipeshën dhe ruan ekuilibrat e kolesterolit. Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni më shumë për përfitimet […]

nga AgroWeb më 16 Tetor, 2018

Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes. Me përafërsi njeriu humbet 50 deri në 100 flokë në ditë. Ky mund të jetë një cikël normal i gjallërimit të flokut. Megjithatë, në shumë raste numri i flokëve të rëna është aq i madh sa natyrshëm lind shqetësimi se […]

nga AgroWeb më 5 Tetor, 2018

Gabimet Në Gatim Që Bëni Çdo Ditë – Rregullat Që Duhet Të Dini

Gjella e shtëpisë nuk ka të krahasuar me gatimet që konsumohen nëpër restorante. Ndërgjegjësimi për ushqyerjen e shëndetshme është gjithjnë e në rritje. Rrjedhimisht, njerëzit shpenzojnë më shumë energji dhe kohë për të gatuar shëndetshëm në shtëpi. Gatimi megjithatë është art që fatmirësisht mund të përvetësohet edhe nga njerëzit që nuk janë ekspertë të kësaj […]

nga AgroWeb më 4 Tetor, 2018

Ushqimet Më Të Mira Dhe Të Këqija Për Dhimbjen e Kokës

Dhimbjet e kokës ku përfshihet edhe migrena luajnë një rol frenues dhe pengues për jetën e përditshme të njeriut. Shkaqet janë mjedisore ose fiziologjike por edhe ushqyerja luan një rol të rëndësishëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të shmangni për lehtësuar dhimbjet e kokës. Ushqimet Më […]

nga AgroWeb më 28 Shtator, 2018

Shurupi i Rozmarinës për Shëndetin e Zemrës dhe Tensionin

Rozmarina është një bimë shumë e përhapur në rajonin e Mesdheut. Ajo vlerësohet jashtëzakonisht shumë për aftësinë që ka në përmirësimin e shëndetit mendor. Në mjekësinë tradicionale aziatike, rozmarina është përdorur prej shekujsh si tonik për trurin, shëndetin e veshkave, heqjen e toksinave, stabilizimin e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Në këtë artikull […]

nga AgroWeb më 17 Shtator, 2018

Si Të Përfitoni Më Shumë Hekur Nga Ushqimet Tuaja – Mënyrat e Sakta

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme. Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se 21 përqind e grave të moshës nga 19 deri në 34 vjeç kanë […]

nga AgroWeb më 14 Shtator, 2018

Për Tretjen Dhe Stomakun – Perimet Dhe Ushqimet Më Të Mira Që Ju Duhen

Ngrënia e perimeve dhe barishteve duket se është e një rëndësie të veçantë për sistemin tretës. Studimet e fundit të cilave u referohet AgroWeb.org, treguan se perimet e gjelbra përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të sulfokinovosës, që ndihmon tretjen. Perimet më të mira të gjelbra janë spinaqi, lakra dhe lakra e vogël. Këto përbërës duket se […]

nga AgroWeb më 3 Shtator, 2018

Për Rënien Në Peshë – Cilat Janë Ushqimet Që Frenojnë Urinë

Ushqimet janë të ndryshme e për rrjedhojë edhe mënyra e përpunimit të tyre në organizëm është e tillë. Çdo ushqim ka një ndikim të caktuar tek uria, hormonet dhe numri i kalorive të djegura. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll. Vezët […]

nga AgroWeb më 31 Gusht, 2018

Mënyra Më E Shëndetshme Për Të Gatuar Çdo Perime

Perimet e shëndetshme mund të gatuhen në shumë mënyra të ndryshme, disa prej të cilave janë: kaurdisja, gatimi me avull, zierja dhe pjekja. Duke qenë se metodat e gatimit janë të larmishme, konsumatori duhet të përzgjedhë mënyrën e duhur për të përfituar nivelin maksimal të vlerave të perimeve. AgroWeb.org ju liston më poshtë rregullat që […]

nga AgroWeb më 17 Gusht, 2018

Bimët Më Të Mira Shëruese Që Pastrojnë Gjakun

Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive. Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia. Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup.  Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin […]

nga AgroWeb më 17 Gusht, 2018

Për Aneminë – Kura Natyrale Për Të Rritur Hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri. Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sipas të dhënave të AgroWeb.org sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e […]

nga AgroWeb më 8 Gusht, 2018

Diabeti Dhe Ushqimi, Gjashtë Rregullat Thelbësore Që Nuk Duhen Shkelur

Regjimi i duhur ushqimor për njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate. Megjithatë, disa ushqime të caktuara janë të suksesshme në mbajtjen nën fre të sëmundjes. Bëhet fjalë për ushqime që luftojnë inflamacionin. Këtu AgroWeb.org veçon perimet e freskëta, barishtet, legumet, kërpudhat, arrorët, frutat dhe ushqimet e […]

nga AgroWeb më 6 Gusht, 2018

Rukola, Ideale Për Të Mbajtur Nën Kontroll Tensionin E Gjakut

Rukola është një barishte e shëndetshme e cila përmirëson metabolizmin, tretjen dhe forcon sistemin imunitar. Ajo rekomandohet të konsumohet kundër stresit, depresionit, anemisë, kolesterolit dhe diabetit. Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org rukola ka aftësinë të eliminojë inflamacionin në traktin urinar dhe në veshka. Rukola përmban beta karoten që përmirëson lëkurën, flokët dhe thonjtë. […]

nga AgroWeb më 2 Gusht, 2018

Tre Çajrat E Ftohtë Bimorë Që Duhet Të Pini Në Verë

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës. Alternativat industriale për freski dhe hidratim janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm. Këshilla e AgroWeb.org është se, zgjidhja qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin por edhe […]

nga AgroWeb më 12 Korrik, 2018

Jetik Për Shëndetin – A Jeni Duke Marrë Mjaftueshëm Magnez

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për organizmin. Ai ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave. Ai i mban kockat të forta, zemrën të shëndetshme dhe sheqerin në gjak në nivel normal. Magnezin mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve. AgroWeb.org ju informon më poshtë mbi gjithçka […]

nga AgroWeb më 11 Korrik, 2018

Ushqimet Që Duhet Të Hani Nëse Jeni Anemikë

Anemia është një sëmundje që kufizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve. Ajo shoqërohet me disa simptoma siç është lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje koke. Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat. Hekuri është një mineral që merret nga […]

nga AgroWeb më 14 Qershor, 2018

Ushqimet e Duhura Për Jetëgjatësinë – Sa dhe Si Duhet T’i Konsumoni

Ekspertët më në zë të ushqyerjes së shëndetshme janë të mendimit se jetëgjatësia nuk varet nga sasia e kalorive, vitaminave apo e proteinave. Ushqyerja e shëndetshme nuk është një praktikë strikte me rregulla që nuk shkelen dhe sasi të sakta e të pagabueshme ushqyesish. Lexoni më poshtë nga agroWeb.org, këshilla shumë të vyera mbi regjimin […]

nga AgroWeb më 30 Maj, 2018

Perimet e Duhura që Ndihmojnë për Mbrojtjen e Fortë të Kujtesës

Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato. Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore. […]

nga AgroWeb më 22 Maj, 2018

Barishtet Më Të Mira Shëruese Për Të Marrë Vlera Çdo Ditë

Barishtet dhe erëzat shtojnë aromë dhe shije në çdo gatim, por ato përmirësojnë edhe vlerat shëndetësore të ushqimit. Shumë prej erëzave aromatike dhe barishteve të mëposhtme, përmbajnë antioksidantë dhe vajra të fuqishme kundër baktereve. Në listën e AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si konsumi i këtyre barishteve do të përmirësojë shëndetin tuaj, tretjen, […]

nga AgroWeb më 2 Maj, 2018

Si Të Ruani Freskinë dhe Aromën e Erëzave Në Frigorifer

Gatimet më të mira kërkojnë barishte dhe erëza të freskëta për të plotësuar shijen dhe shtuar aromat. Por çelësi i përdorimit të barishteve të freskëta në gatim, është ruajtja e freskisë së tyre. Majdanozi për shembull, nuk arrin të mbijetojë një ditë në vetme në frigorifer. Ai vyshket dhe shuhet në 24 orë. Në këtë […]