nga AgroWeb më 18 Qershor, 2018

Ëmbëlsira Unike me Xhenxhefil – Shije Mahnitëse

Xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për shëndetin e njeriut. Atë e gjejmë të freskët ose të tharë përgjatë gjithë vitit. Shija e tij është pikante, e veçantë dhe e pangatërrueshme. Nëse krahasoni shijen e xhenxhefilit të freskët me të thatin do të zbuloni se nxehtësia që përçon ky i fundit është shumë […]

nga AgroWeb më 14 Qershor, 2018

Gliko Tradicionale Shalqini – Dy Receta Fantastike si ta Përgatisni në Shtëpi

Mënyrat e përgatitjes lehtësisht në shtëpi Shqipëria është e njohur për glikotë e saj të mrekullueshme me fruta, por edhe me perime si patëllxhani apo edhe domatet, por ajo që pëlqehet veçanërisht, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt është reçeli apo glikoja e shalqinit. Glikoja u ofrohet miqve me të hyrë në […]

nga AgroWeb më 14 Qershor, 2018

Bonbonet e Dikurshme – Të Ëmblat e Traditës

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme.  Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve. ‘Copëza të vogla parajse’, kështu i përshkruajnë bonbonet e famshme tradicionale brezat e lindur gjatë  periudhës së diktaturës komuniste. Mund të kenë qenë […]

nga AgroWeb më 8 Qershor, 2018

Gurabiet – Të Preferuarat e Kujtimeve Të Fëmijërisë

Gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë. Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90. Gurabijet janë biskota të përdorura gjërësisht në shumë vende të botës, kryesisht ato myslimane. Emri Gurabije vjen nga perandoria Osmane dhe është përmendur […]

nga AgroWeb më 25 Maj, 2018

Reçel Me Petale Trëndafili, Delikatesë Unike – Ndiqeni Këtu

Trëndafilat janë ndër lulet më të bukura që përdoren jo vetëm për dekorim por edhe në kuzhinë. Me petalet e shumë prej trëndafilave që çelin mbi tokë, shumë gatime përfitojnë një shije më të plotë dhe unike. Aroma e trëndafilave nuk ka të dytë. Atë mund ta dallojmë symbyllur në mesin e shumë aromave të […]

nga AgroWeb më 18 Maj, 2018

Sheqerpare – Tradita e Ëmbël e Shqipërisë

Me arra apo bajame, e sherbetosur dhe e shkrifët, sheqerparja mbetet ndër recetat më unike të amvisave shqiptare   Tradita shqiptare e ëmbëlsirave është e pasur me receta të mrekullueshme por ajo e sheqerpares është padyshim më e veçanta. Është gostia më e mirë për miqtë, ëmbëlsia më e dashur për familjen e sigurisht receta […]

nga AgroWeb më 8 Maj, 2018

Krem Qumështi me Vanilje – Ëmbëlsi Magjepsëse

Dashamirësit e ëmbëlsirave me siguri e kanë pikë të dobët atë që njihet si Crème Brûlée ose Krem Qumështi i Djegur. Kjo ëmbëlsirë u shfaq për herë të parë, në librin e gatimit të François Massialot të publikuar në vitin 1691. Krem Brule shërbehet në forma rrumbullake dhe mbushet me sheqer të karamelizuar. Sipërfaqja e […]

nga AgroWeb më 20 Prill, 2018

Bonbone Me Çokollatë Dhe Lajthi – Ëmbëlsi Mahnitëse

Bonbonet janë ëmbëlsira tepër të preferuara për dashamirësit e çokollatës dhe të ëmblave në përgjithësi. Ato konsumohen me lehtësi dhe të mundësojnë të shijosh ëmbëlsinë e tyre pa u velur. Recetat e bonbonave të rekomanduara nga AgroWeb.org janë të larmishme. Në to bën pjesë edhe receta e bonboneve me çokollatë e lajthi dhe të pudrosura […]

nga AgroWeb më 26 Mars, 2018

Reçel me Portokalle nga Delikatesat e Ëmbla Shqiptare

Tradita e amvisave shqiptare në përgatitjen e reçelit është padyshim ndër më autentiket në mesin e ëmbëlsirave të kuzhinës vendase. Reçel me fruta të ndryshme, qershie, rrush, ftonj, kumbulla, mollë e karrota, agrume etj janë ndër produktet tipike të përgatitura me mjeshtëri nga amvisat shqiptare. AgroWeb.ju sugjeron më poshtë përgatitjen e reçelit të portokallit në […]

nga AgroWeb më 14 Shkurt, 2018

Amaretat Shumë Ngjyrëshe – Delikatesat e Dashurisë

Dashamirësit e ëmbëlsirave janë të marrosur pas një delikatese të veçantë me origjinë nga Italia me emrin e patjetërsueshëm Macaron. Ato janë me formë rrethore dhe shumëngjyrëshe, të buta dhe krokante në të njëjtën kohë. Duken aq delikate sa nëse do të ishin në Shqipëri një herë e një kohë, amvisat me siguri do i […]

nga AgroWeb më 5 Dhjetor, 2017

Pudingu i Kungullit, Receta Unike e Festave

Pudingu është një nga ëmbëlsirat e preferuara të çdo fëmije dhe të rrituri. Kjo ëmbëlsirë mund të gatuhet me shije të ndryshme si çokollatë, vanilje ose luleshtrydhe, receta këto të mirënjohura për amvisat shqiptare. Por siç mund ta dini, arti i të gatuarit nuk ka kufij në fantazi dhe në shije dhe kjo vlen edhe […]