Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime të ftohta, të ngrohta apo të tharta.

Dhimbja përçon nervat e dhëmbëve dhe vjen si pasojë e dëmtimit të smaltit, prishjes së dhëmbëve si pasojë e ushqimeve acide, përdorimit të ashpër të furçës së dhëmbëve, mbushjet problematike e të tjera.

Nervat e dhëmbëve janë të ekspozuar dhe shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit, të ngrohtit, aciditetit e të tjerë.

AgroWeb.org ju këshillon këto produkte dhe ushqime të thjeshta që ju vijnë në ndihmë kundër këtij problemi.

Vaji i Arrës së Kokosit

Ky vaj është ideal kundër baktereve dhe për shëndetin e mishrave dhe të dhëmbëve.

Ai i zbardh ato dhe u jep shumë shkëlqim. Vaji do të shkrihet dhe do të ndihmojë në pastrimin e toksinave dhe baktereve.

Mos u shqetësoni nga idea sepse vaji nuk ka shije të keqe dhe i pastron dhëmbët shumë mirë.

Merrni një lugë gjelle me vaj dhe lëreni të shkrihet në gojë. Bëni gargarë dhe shpërlarje të dhëmbëve për 20 minuta.

Mos e kapërdini vajin sepse ai do të jetë plot baktere. Pështyjeni dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë të vakët.

Më pas lajini dhëmbët si zakonisht.

Ujë me kripë

Uji me kripë është ideal për dhëmbë të ndjeshëm sepse shkatërron bakteret.

Shpëlajeni gojën me ujë me kripë çdo mëngjes dhe darkë. Ky zakon do të bëjë mrekulli edhe për forcimin e mishrave të dhëmbëve

Në një gotë me ujë hidhni dy lugë çaji me kripë deti. Prisni deri sa kripa të shkrihet dhe më pas shpëlajeni gojën.

Vajrat esencialë

Tre vajrat më të fuqishëm janë ai i nenexhikut, karafilit dhe kanellës.

Këto vajra janë idealë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, dhimbjeve dhe kanë një aromë të mirë.

Ju mund t’i përdorni vajrat duke hedhur disa pika prej tyre në pastën e dhëmbëve ose duke krijuar një pastë shtëpie me sodë buke. Në rastin e vajit të nenexhikut përdorni 10-15 pika vaj me sodë buke.

Vaji i karafilit nga ana tjetër është shumë i fortë dhe djeg. Atë duhet ta përdorni me një vaj bartës siç është vaji i portokallit, bajames ose arrës së kokosit.

Vaji i kanellës mund të përdoret me një ose dy pika duke e shtuar në pastën e zakonshme të dhëmbëve.

Për më tepër ju mund të përdorni sasi të barabarta të sodës së bukës dhe vajit të arrës së kokosit dhe 10-15 pika të vajit esencial të kanellës.

Hudhra

Ndonëse nuk rekomandohet për aromën e gojës, hudhra ndihmon kundër dhimbjes dhe ndjeshmërisë së dhëmbëve.

Ajo mund të kombinohet me majdanozin dhe shëron dhimbjen dhe nuk ofron aromë të keqe.

Merrni një thelpi hudhër, shtypeni dhe përzijeni me 2-3 pika ujë dhe gjysëm luge çaji me kripë deti.

Masën vendoseni direkt tek dhëmbi dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ju mund të përdorni edhe vetëm një thelpi hudhër dhe ta fërkoni dhëmbin me të për disa minuta.

Më pas shpëlajeni gojë nme ujë të ngrohtë e me kripë. Përsëriteni këtë për 2 ose 3 herë në ditë sipas nevojës.

Qepa

Qepa njihet për aftësitë kundër inflamacionit dhe mikrobeve.

Prisni një copë qepë dhe vendoseni mbi dhëmb. Mbajeni për pesë minuta.

Më pas shpëlajeni gojën me ujë me kripë dhe përtypni disa gjethe majdanoz.Përsëriteni këtë dy ose tre herë në ditë./AgroWeb.org