nga AgroWeb më 29 January, 2015
Creative Business Solutions CBS organizon ditën e Enjte, në 29 Janar 2014, ora 11:00 në ambjentet e sipërmarrësit Kujtim Lika, në Divjakë trajnimin me temë “Ruatja e fruta-perimeve në ambjente frigoriferike. Cilësia, higjiena dhe standartet për eksport”. Ky trajnim organizohet si pjesë e projektit “Punësimi i të Rinjve në Bujqësi” financuar nga Assist Impact në […]
nga AgroWeb më 28 January, 2015
Sa vjen e më shumë bota po shkon drejt ushqimit vegjetarian, pra e perimeve kundrejt mishit. Për shumë arsye, duke nisur që nga ato të shëndetit, e deri tek siguria ushqimore. Zgjedhja për shëndetin mbetet personale, sepse ngrënia e mishit është një instikt, mosngrënia e tij është një vendim, por siguria ushqimore është padiskutim çështje […]
nga AgroWeb më 26 January, 2015
Në datat 27 dhe 28 janar, CBS në partneritet me Assist Impact dhe USAID organizon trajnimet me temë ‘Proçesi teknologjik për djathin feta’ dhe ‘Baza e standarteve për certifikimin ISO 22000’, të mbajtura nga eskpertja kombëtare e fushës, Znj. Merita Nenaj. Ditën e martë, datë 27 Janar ora 10:00, trajnimet do të zhvillohen në ambjentet […]
nga AgroWeb më 23 January, 2015
Ujë, energji dhe ushqim. Jetë, vazhdimësi, mirëqenie. Mungesa e tyre? Ajo së cilës i druhemi të gjithë! Situata është alarmante dhe kërkon ndërgjegjësim të njëkohshëm dhe universal. E ardhmja? Rritje e popullsisë. Rritje e kërkesës për ushqim. Rritje e veprimtarisë bujqësore. Rritje e kërkesës për ujë. Rritje e konsumit global të energjisë. E nëse vazhdojmë […]
nga AgroWeb më 16 January, 2015
Ndizen sinjalet e alarmit për bujqësinë shqiptare. Rritja e intensitetit dhe frekuencës së përmbytjeve dhe ndryshimi i theksuar në prodhimtarinë bujqësore janë vetëm disa prej pasojave të ngrohjes globale dhe ndryshimeve ekstreme klimatike. Megjithatë, Raporti i fundit i publikuar nga Banka Botërore, 4 Gradë Celcius Ulni Nxehtësinë Përballimi i klimës së re “normale” rezervon një […]
nga AgroWeb më 16 January, 2015
Në kuadër të projektit “Punësimi i të Rinjve në Bujqësi” financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID, Creative Business Solutions CBS organizon trajnimet me temë “Sherebela & Lavanda – vlerat, vetitë, kultivimi, vjelja dhe përgatitja për eksport”. Këto trajnime do të zhvillohen të premten, datë 16 Janar ora 10:00 në plantacionet e bimëve medicinale, ndërsa […]
nga AgroWeb më 14 January, 2015
Ajo çfarë konsumojmë thonë se mund të jetë shëruesi më i fortë natyral ashtu sic mund të jetë helm që depërton dalëngadalë në organizmin tonë. Na ndodh shpesh, madje pothuajse gjithmonë, të mos interesohemi se nga vijnë produktet që konsumojmë, në rastin e importit, sa të sigurta janë, a është prapa tyre një çertifikatë e […]
nga AgroWeb më 13 January, 2015
Kur Dom Antonio Schiarra solli ndihmat e para në Zadrimë të Lezhës në vitin 91’, përveç miellit e sheqerit solli edhe një karrocë e një lopatë. Mesazhi ishte i qartë. Toka duhej punuar. Dhe në fakt asokohe ashtu si edhe para viteve 90’, toka e zonës dukej se nuk po donte të prodhonte. E me […]
nga AgroWeb më 13 January, 2015
Bujqësia është prioritet. Duket si një klishe por shifrat po tregojnë se sektori i bujqësisë po njeh zhvillim. Sipas INSTAT pozitive nuk është vetëm rritjae konomike e bujqësisë, pozitivej anë edhe shifrat e punësimit në këtësektor. Sipas të dhënave të publikuara për tremujorin e tretë të vitit 2014, numri i të punësuarve në sektorin e […]
nga AgroWeb më 12 January, 2015
Të kesh sukses në bujqësi në Shqipëri? Në situatën aktuale ekonomike? Ka një përgjigje; financim. Një financim i mirë lubrifikon zinxhirin e hallkave të bujqësisë duke sjellë si rezultat rritje ekonomike të sektorit, por për të gjithë, cilësi produktesh. Duket se ‘lubrifikimi’ do të nisë më i bollshëm në 2015-tën, së paku sa i përket […]
nga AgroWeb më 9 January, 2015
Shqipëri Mania? Mos mendoni keq. Bëhet fjalë për një mani pozitive të të huajve për një udhëtim përgjatë shijes shqiptare dhe gatimeve me produkte organike. Pikërisht kështu titullohet artikulli i publikuar së fundmi në portalin Modern Farmer, ku Shqipëri cilësohet si një arenë kulinarie e rrallë në llojin e saj me një tërësi shijesh të […]
nga AgroWeb më 6 January, 2015
Dimri i ashpër ka prekur të gjithë vendin. Temperatura nën 0 gradë celcius, ftohtë, borë dhe ngricë. Këto fjalë kanë mbizotëruar në bisedat e gjithkujt gjatë këtyre ditëve të fundit. E teksa i ftohti ka sjellë kufizime në fusha të ndryshme të veprimtarisë së përgjithshme, a janë ndjerë pasojat e tij në prodhimtarinë bujqësore? Sipas […]
nga AgroWeb më 6 January, 2015
Këshilli i Agrobiznesit shqiptar do të celë në datat 14-15 Mars 2015 Panairin ‘Ditët e verës’. KASH fton kompani, donatorë e organizata të huaja, institucione dhe projekte në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese, të marrin pjesë në panairin e agrobiznesit shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. Në […]