nga AgroWeb më 31 December, 2017

Mënyrat Fantastike të Shijimit të Rozmarinës Shqiptare

Rozmarinën mund ta përdorni si çaj bimor për t’i bërë mirë trurit dhe funksioneve të tij. Rozmarina ka efekt gjallërues dhe stimulues. Ajo është pjesë e familjes botanike ku bën pjesë edhe nenexhiku. Kjo barishte është një burim i mirë fibre, hekuri dhe antioksidantësh. Rozmarina përmban edhe disa acide të rëndësishme siç është ai rosmarinik, […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Lajthitë – Mrekulli për Zemrën, Muskujt dhe Kockat

Lajthitë kanë një vend primar në fronin e arrorëve që na shtojnë jetën. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje. Zonat më prodhimtare të lajthive […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Kundër Tensionit të Lartë – Efektet Mirëbërëse të Lëngut të Selinosë

Lëngu i selinosë është jashtëzakonisht i shëndetshëm duke qenë një nga pijet më ushqyese për organizmin. Ky lëng ekuilibron pehashin që është thelbësor për një shëndet maksimal. Shumë kohë më parë, selinoja konsiderohej një bimë mjekësore që mund të përdorej kundër një sërë sëmundjesh. Mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Zëvendësoni Konsumin e Kripës me Këto Receta Natyrale

Konsumi i tepruar i kripës është përgjegjës për shumë sëmundje kardiovaskulare, tensionin e lartë të gjakut, ngushtimin e enëve të gjakut e të tjerë. E vërteta është se njeriu mund të kalojë në një mbidozë kripe dhe kjo është më e rrezikshme se duhani apo mbipesha. A mund ta zëvëndësoni kripën me diçka tjetër? A […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Mjaltë, Limon e Spec Djegës – Toniku Për Energji Dimërore

Ka njerëz që kanë shumë energji dhe kur zgjohen janë gati të pushtojnë botën. Ka njerëz që gjallërohen vetëm në mesditë. Por askush nuk është i mbrojtur nga përgjumja e beftë që të kaplon pasi ke ngrënë një drekë të mirë dhe të plotë. Të gjitha këto përjetime kanë një gjë të përbashkët – metabolizmin. […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Djathë i Zakonshëm apo Djathë Dhie – Zbuloni Ndryshimet

Djathi i sapobërë i dhisë ka një shije të ndryshme nga djathi i vjetëruar.   Shpesh ndodh që konsumatori nuk arrin të bëjë dallimin mes djathit të bardhë të zakonshëm dhe djathit të bardhë të dhisë, sado e pazakontë të tingëllojë. Djathi i bardhë i zakonshëm përmban një sasi më të madhe të qumështit të deles […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Ftonj me Arra të Pjekur në Furrë – Shije Fantastike

Me arra dhe mjaltë, nëse dëshironi edhe me pak kanellë, receta me ftonj të pjekur në furrë është fantastik në shije  Kjo është një ëmbëlsirë tipike e fshatrave shqiptare, e përgatitur në ditët e fohta të vjeshtës e sidomos dimrit, është fantastike jo vetëm në shije por edhe në vlera. Krejt lehtë për t’u përgatitur […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Specat e Pjekura Turshi – Tradita e Zahireve Shqiptare

Me aromën e tyre fantastike, specat turshi lezetosin shijen e çdo gatimi në tryezat shqiptare. Speca të kuq, të pjekur e të marinuar me uthull, limon, hudhër dhe vaj. Me siguri, ju shkon goja lëng kur i lexoni këto fjalë që përshkruajnë shkurtimisht një nga turshitë më të preferuara të shqiptarëve. Janë ndër turshitë më […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Nga Kamomili tek Manushaqet – Lulet Që Falin Bukuri Të Pashtershme

Lulet shumëngjyrëshe plot aromë ndezin dhe zbukurojnë jetën e njeriut në mënyrë delikate. Ato përdoren gjerësisht në industrinë kozmetike veçanërisht për bukurinë dhe parfumerinë. Praktikat më të lashta të mjekësirë popullore në qytetërime të ndryshme i kanë dhënë shumë rëndësi përdorimit dhe vlerave thuajse magjike të luleve. Lulet janë të plotfuqishme sa i përket ushqyerjes […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Pure’ e Artë me Kungull e Karrota – Shije Plot Shëndet

Një recetë e thjeshtë, e shëndetshme plot shije, për një vakt të shkëlqyer dreke apo edhe darke përmes kombinimit me kungull e karrota. Shija e kremoze e kungullit të përgatitur si pure plotëson padyshim oreksin e mbi të gjitha kënaq shijen teksa të përfshin tërësisht. Janë më të freskëtat e stinës. Kungull i verdhë, karrota, […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Portokalle Me Kivi – Kombinimi i Fuqishëm për Imunitetin

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin. Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta. Si portokalli, ashtu edhe dhe […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Përfitimet e Pafundme nga Lëngu i Mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues. Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës kanë një shije që të sjellin ndërmend verën dhe aromat e saj, ndonëse […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Sherebela e Shijshme e Shqipërisë – Si ta Përfshini në Gatim

Sherebela është pjesë e familjes botanike ku bën pjesë edhe nenexhiku. Të gjithë përbërësit e kuzhinës, që përputhen mirë me vajrat janë kombinimi ideal për çdo gatim të preferuar. Sherebela është një prej këtyre përbërësve, që krijon një partneritet ideal me ushqimet e pasura me yndyrna dhe vaj. Sherebela e pazëvendësueshme në kuzhinë. Ngjyra e […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Erëzat Shqiptare – Zbuloni Si Ruhen Gjatë dhe Mirë në Shtëpi

Sa herë që bëjmë pazarin, të vetmet që blejmë në sasi shumë herë më të mëdha nga sa mund të konsumojmë janë erëzat. Fakti që i mbushim mendjen vetes se do të na hyjnë në punë, bën që të kemi borzilok e majdanoz në shtëpi sa për të gjithë lagjen. Por ka një zgjidhje që […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Vlerat e Rralla të Arrorëve Për Shëndetin – Zbulojini Përmes Pamjeve

Arrorët janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar gjatë ditës dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin. Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin […]

nga AgroWeb më 29 December, 2017

Përfitimet Shëndetësore nga Vaji Esencial i Pishave

Vaji i pishës ofron një sërë vlerash shëndetësore. Ky vaj është thuajse pa ngjyrë, por me pak nuanca të së verdhës. Në varësi të pishës, vaji esencial mund të ketë një aromë të freskët, tokësore dhe pyjore. Vaji i pishës nxirret nga distilimi i gjetheve halore. Vlerat e vajit të pishës Vaji i pishës lufton […]

nga AgroWeb më 28 December, 2017

Limonatë Shtëpie – Për Rigjallërimin e Organizmit

Një pije e lehtë, e freskët dhe mbi të gjitha fantastike e shëndetshme. Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës apo për të shoqëruar vaktet e drekës dhe darkës. Kjo pije e mrekullueshme është ideale për t’u përgatitur edhe në këto ditë festash, për të ëmbëlsuar më të dashurit dhe të afërmit me […]

nga AgroWeb më 28 December, 2017

Recetat e Famshme të Xhenxhefilit Për Më Shumë Shije Dhe Shëndet

Xhenxhefili është përdorur prej shekujsh për të kuruar problemet shëndetësore të njerëzve. Ai njihet si mik i sistemit imunitar dhe stomakut. Shumë studime madje sugjerojnë se xhenxhefili përshpejton tretjen dhe lufton inflamacionin te pacientët e prekur nga problemet e kockave. Xhenxhefili hollon gjakun dhe ul yndyrnat në gjak, duke u bërë i dobishëm për njerëzit […]

nga AgroWeb më 28 December, 2017

Fistikët, Arrorët Magnetikë dhe Vetitë Unike

Një pemë fistiku kërkon 10 deri në 12 vjet të prodhojë kokrrat e para, por fatmirësisht këto arrorë nuk janë sezonalë dhe mund t’i gjejmë gjatë gjithë vitit. Fistikun e gjejmë në disa lloje, me ose pa lëvozhgë, të ëmbëlsuar ose të kriposur. Lëvozhga e mbron fistikun nga dëmet fizike dhe infeksione të ndryshme. Fistikët […]

nga AgroWeb më 28 December, 2017

Si të përgatisni Uthullën Pikante për Imunitetin

Kjo recetë është shumë e fuqishme kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave. Uthulla e Flaktë është një emërtim që i përshtatet më së miri lëngut të mëposhtëm që përdoret në mjekësinë popullore për të forcuar imunitetin. Ky lëng përgatitet nga uthulla e mbushur me erëza dhe bimë barishtore, speca djegës dhe mjaltë që është shumë e […]