nga AgroWeb më 30 June, 2019

Nga Thesaret e Fshehura të Shqipërisë, Burimi Ku Pinin Ujë Ilirët

Natyra e ka bekuar Shqipërinë me të gjitha mrekullitë e saj. Me bregdetin e kaltër, me rërën e butë dhe shkëmbinjtë emblematik, lumenj e liqene, fusha të gjelbra plot lule e bimë sa të zakonta aq edhe unike. Pjesë e këtyre mrekullive të Shqipërisë, padyshim janë malet e lartë me majat të thepisura që nën […]

nga AgroWeb më 28 June, 2019

Temperatura deri në 45 Gradë. I Nxehti Afrikan Godet Europën, Po Shqipëria?

Një valë e pazakontë e nxehti ka përfshirë Europën, edhe Shqipërinë. Temperaturat e larta, shkaktuar nga i nxehti afrikan dhe që aktualisht sipas zonave variojnë nga 35-40 gradë celsius pritet të rriten edhe më tej duke shënuar një rekord deri në 45 gradë celsius. Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org temperaturat e […]

nga AgroWeb më 26 June, 2019

Si Të Thani Pjeshkët në Kushtet e Shtëpisë

Pjeshkët mund t’i gjejmë akoma në treg fatmirësisht. Por nëse dëshironi që të shijoni mirësinë e tyre përgjatë gjithë vitit, atëherë mënyra më e mirë është tharja. Në këtë variant, frutat janë të ëmbla dhe të shijshme dhe kombinohen mjaft mirë me tërshërën dhe ëmbëlsira të tjera. Tharja e pjeshkës është një proces mjaft i […]

nga AgroWeb më 25 June, 2019

Receta e Tavës Verore – Si Ta Përgatisni në Vetëm 30 Minuta

Pak përbërës dhe shumë shije në një pjatë kaq të lehtë për t’u përgatitur. Mund të jetë receta ideale kur nuk keni shumë kohë por doni të përgatisni diçka të shëndetshme. Në stinën e verës ato që nuk mungojnë janë perimet e shumëllojshme dhe të freskëta. Dhe një sekret që ju tregojmë është se nuk […]

nga AgroWeb më 25 June, 2019

Kek i Shpejtë Dhe i Lehtë me Limon – Ëmbëlsi Magjike

Tradita shqiptare e përgatitjes së ëmbëlsirave është fantastike. Me shurup a me sherbet, me fruta të thata, a arra dhe bajame, a me mollë e me karrota, shije të ndryshme, të gjitha të mrekullueshme që të ndjellin e kënaqin oreksin e nepsin menjëherë. Por fantazia e amvisave në kuzhinë është magjike. Së fundmi, një recetë […]

nga AgroWeb më 21 June, 2019

Si të Evitoni Rrezikun e Atakut në Zemër Gjatë të Nxehtit Përvëlues

Stina e nxehtë e verës bashkë me shkëlqimin e mrekullueshëm të diellit mund të shkaktojë edhe probleme. Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin. Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë proçese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet. […]

nga AgroWeb më 21 June, 2019

Pesë Dëmet që Shkakton Kondicioneri në Shëndetin e Organizmit

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë. Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat. Në […]

nga AgroWeb më 21 June, 2019

E Pazakontë, Sot Solstici i Verës – Diell Deri Vonë në Mbrëmje

Sot do të jetë dita më e gjatë e 2019 për të gjithë njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore të rruzullit tokësor. Dielli do të ofrojë pamje spektakolare teksa do të perëndojë shumë vonë në mbrëmje ndryshe nga zakonisht. Teknikisht solstici veror ndodh kur dielli është në pikën e tij më të largët me tokën. […]

nga AgroWeb më 20 June, 2019

Ndikimi i Temperaturave Të Nxehta Tek Dhimbja Kronike – Si Ta Parandaloni

Temperatura e ambientit ka një ndikim të fortë tek shumë prej dhimbjeve të cilat manifestohen në organizëm. Shumë prej nënave shqiptare ankohen për shembull kur prishet moti sepse dhimbjet e reumatizmës u bëhen më të forta. Ka raste që vapa dhe temperaturat përvëluese kanë një ndikim përkeqësues, madje më të keq se i ftohtit, tek […]

nga AgroWeb më 19 June, 2019

Fryrja e Duarve nga Vapa – Këshillat Më Të Mira Si T’i Trajtoni

Gjatë stinës së verës trupi ka një sërë reagimesh të ndryshme nga faktorët e jashtëm që e ndikojnë. Një ndër to është edhe fryrja e duarve apo e këmbëve kur temperaturat rriten. Kjo ndodh veçanërisht me gjymtyrët gjatë gjithë verës. Pra nëse kur zgjoheni keni gishta të hollë dhe të lehtë e në darkë i […]

nga AgroWeb më 19 June, 2019

Shijet e Preferuara të Nënë Terezës

Emri i saj ka lënë në mendjet e miliona njerëzve shijen e dashurisë dhe mirësisë. Shqiptarja më e njohur në botë për bamirësitë e saj, Nënë Tereza apo Shën Tereza, ia kushtoi jetën të varfërve duke shërbyer në ndihmë të tyre. Ajo jetoi nën një vet disiplinë të rreptë dedikuar ndihmës së të varfërve në […]

nga AgroWeb më 18 June, 2019

Tavë Verore me Spinaq – Receta e Lehtë dhe e Shëndetshme

Kur temperaturat rriten, amvisat hasen dhe me një problem tjetër. Përveç pyetjes së përditshme: çfarë të përgatis për drekë, shtohet dhe gjetja e recetave të shkurtra e të shpejta. Orët e gjata të kaluara mbi sobë për përgatitjen e recetave të ndryshme janë të padurueshme gjatë verës. AgroWeb.org ju jep një zgjedhje të shpejtë dhe […]

nga AgroWeb më 18 June, 2019

Pjeshkët e Freskëta – Ndikimi Tek Shëndeti Dhe Rënia Nga Pesha

Pjeshka është një frut me bërthamë, origjina e së cilës është Azia juglindore. Ajo është shumë e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina. Pjeshka përmban shumë beta karoten, likopen dhe luteinë, antioksidantë mbrojtës për shëndetin e syve dhe zemrës. Ky frut i shijshëm përmban shumë vitaminë C, që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe nxit prodhimin […]

nga AgroWeb më 17 June, 2019

Kek i Butë me Qershi dhe Kos – Ëmbëlsi e Mrekullueshme

Receta  e kekut me qershi dhe kos është e thjeshtë dhe e mrekullueshme. E veçantë për nga butësia që i dhuron kosi, aroma e mirë dhe ëmbëlsia e parezistueshme e qershive. Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat me bazë frutash edhe këtë kombinim duhet ta provoni patjetër. AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon recetën e saktë të […]

nga AgroWeb më 17 June, 2019

Zonat dhe Qytetet ku Parashikohen Stuhi, Shtrëngata Shiu dhe Breshër

Luhatjet e motit vijojnë të jenë të pranishme edhe për gjatë këtij muaji. Kjo javë pritet të karakterizohet nga një ulje temperaturash prej 3-4 gradë celcius ku në disa zona të vendit do të ketë edhe stuhi, rreshje shiu por edhe breshër. Sipas të dhënave meteorologjike të Meteoalb, e gjithë java do të karakterizohet me […]

nga AgroWeb më 17 June, 2019

Tavë Verore me Lule Kungulli të Mbushura dhe Pjekura në Furrë

Lulet e kungullit mund të themi që janë risia më e lezetshme e kuzhinës dhe gatimit. Përgatitja e tyre është një proçes i veçantë dhe rezultati i mrekullueshëm. Kanë një shije të lehtë dhe shumë interesante, si asgjë që keni provuar më parë. Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes […]

nga AgroWeb më 13 June, 2019

Si Ndikon Moti i Nxehtë Tek Diabeti – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni Patjetër

Temperaturat e nxehta janë ulur këmbëkryq tashmë në vendin tonë dhe ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të tregojnë kujdes. Në rastin e diabetikëve, ekspertët thonë se temperaturat e nxehta dhe mungesa afatgjatë e aktivitetit fizik mund të rrisë tepër nivelet e glukozës në gjak. Kujdes Me Nivelet e Sheqerit Në […]

nga AgroWeb më 13 June, 2019

Shalqin me Stomak Bosh – Për Mbrojtjen e Organeve dhe Kundër Plakjes

Është një ndër frutat më të shijshëm të stinës. I ëmbël plot lëng e shije, shalqini është padyshim mes frutave të pasura me vlera ushquese dhe mirëbërëse për organizmin. Sigurisht ai shijon dhe të freskon gjatë gjithë ditës por koha ideale për të konsumuar disa copëza shalqini është ehrët në mëngjes me stomak bosh. Kjo […]

nga AgroWeb më 12 June, 2019

Frutat Dhe Perimet Më Të Importuara Në 3-Mujorin e Parë

Tre mujori i parë ishte një sukses në lidhje me sasinë e produkteve të importuara si dhe me të ardhura e akumuluara nga doganat në vend. Nga të dhënat që AgroWeb.org ka konsultuar, karburantet dhe cigaret ishin mallrat që zinin vendet e para në listë duke bërë që doganat të arkëtonin rreth rreth 1.7 miliardë lekë […]

nga AgroWeb më 12 June, 2019

Çfarë Ndodh Me Tensionin E Gjakut Gjatë Verës – Ndikimi i Temperaturave të Larta

Qarkullimi jo i mirë i gjakut është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm. Problemi më i përhapur shëndetësor i lidhur me të, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është tensioni i lartë i gjakut. Ky fenomen ndodh kur enët e gjakut nuk përballojnë dot presionin e lartë të qarkullimit të gjakut […]