Supë Krem me Brokoli, E Shëndetshme Plot Vlera – Ndiqeni Këtu

Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës.  

E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me brokoli është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë. Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës.

Vlerat ushqimore të saj, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.

Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamin.

Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.

Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substancaa si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën.

E kombinuar në një recetë supe dhe e gatuar  me disa përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm siç është hudhra, vaji i ullirit apo edhe patetet, kjo pjatë është e mbushur plot me vlera shëndetsore krahas shijes së lehtë dhe kremoze të saj.

Ndiqni më poshtë recetën e AgroWeb.org për supën me brokoli, krejt lehtë dhe shpejtë për tu përgatitur në shtëpi.

Si Ta Përgatisni Në Shtëpi

Përbërësit

500 gr brokoli

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre ose 1 kokërr qepë

2 patate mesatare ose 1 shkop mesatar selino

Nenexhik

Borzilok

800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh

Kripë

Procesi 

Në një tas të vogël ku kemi hedhur tre lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.

Patetet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e metnes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi, vaj ulliri ose hudhër të grirë imët dhe e shërbejmë të ngrohtë./AgroWeb.org

 

 

Sëmundja Që Shkakton Rënien e Dhëmbëve – Kujdesi Që Ju Duhet

Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme.

Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante.

Çfarë është parodontoza?

Mishra dhëmbësh të ndjeshëm dhe shpesh të gjakosur.

Por dhe dhimbje të forta dhëmbësh dhe nofullash kur hamë ushqime të ftohta apo të nxehta.

Këto janë shenjat më të hasura për prezencën e problemeve me dhëmbët.

Parodontoza shkakton një inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i provokuar nga bakteret që ngjiten në smaltin e dhëmbëve.

Një nga sinjalet kryesore të kësaj sëmundjeje është gjakosja e mishrave të dhëmbëve gjatë larjes me furçë.

Vëmendje duhet t’i kushtojmë dhe skuqjes dhe ënjtjes së tyre.

Numri i të prekurve është në rritje

Në bazë të të dhënave të Federatës Evropiane të Periodontologji, ku bazohet dhe AgroWeb.org numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka vlera alarmues.

Kjo sëmundje sipas raportimeve është më e përhapur këto 30 vitet e  fundit, por përsëri mbetet jo shumë e njohur. Shumica e të prekurve alarmohen kur ndjejnë dhëmbët t’u lëvizin.

Në bazë të të dhënave janë përreth 750 milion të prekur nga kjo sëmundje në botë. Ku vetëm 3 milion janë rezultojnë të jenë në juglindje të Evropës.

Parandalimi bazohet tek përkujdesja e duhur

Një nga këshillat kryesore është pikërisht vizita tek dentistët dy herë në vit. Kështu ju do të keni mundësi që të kryeni kontrolle periodike për çdo shqetësim.

Përsa i përket higjienës personale, AgroWeb.org ju sugjeron  larjen e dhëmbëve me pastën e duhur dy herë në ditë.

Larja duhet të zgjasë të paktën dy minuta, në mënyrë që të gjithë papastërtitë të largohen.

Nëse mishrat e dhëmbëve ju gjakosen dhe ky problem ju përsëritet më shumë se 2 herë në javë, duhet të kontaktoni me specialistët e fushës.

Shëndeti i dhëmbëve nis në tavolinë

Siç e përmendëm dhe më lartë, shumica e personave të prekur, alarmohen kur dhëmbët fillojnë e lëvizin apo bien.

AgroWeb.org ju këshillon që të pasuroni dietën tuaj me perime dhe fruta të freskëta e të pa gatuara.

Për më tepër ushqimet që përmbajnë vitaminën C luajnë rolin kryesor në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve.

Si dhe ushqimet të pasura me calcium ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve si dhe në ruajtjen e dendësisë së tyre. /AgroWeb.org

Qumështor i Ëmbël Pa Petë – Si ta Përgatisni Në Shtëpi

Qumështori është një recetë që i përket traditës shqiptare dhe ka mrekulluar me vite breza të tërë familjarësh.

Sot AgroWeb.org ju tregon një mënyrë fantastike dhe më të lehtë për ta përgatitur.

Receta që ju sugjerojmë nuk kërkon petë, duke e bërë qumështorin një ëmbëlsirë akoma edhe më të lehtë.

Gjithashtu kemi përdorur edhe një përbërës tjetër i cili i jep një shije të veçantë recetës.

Përbërësit

1l qumësht

6 kokrra vezë

4 lugë gjelle niseshte

2 lugë gjelle miell

4 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të rrihni vezët me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze.

Ngjyra e saj duhet të jetë e verdhë shumë e lehtë, gati në të bardhë.

Pasi të keni arritur në këtë fazë shtoni mjaltin.

Ky përbërës do t’i japi një shije më speciale qumështorit tuaj.

Niseshtenë dhe miellin kalojeni fillimisht në sitë dhe më pas shtojeni tek tasi ku keni përbërësit.

Në fund shtojmë edhe qumështin dhe e përziejmë mirë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Masën agroWeb.org ju këshillon që ta kaloni në një tenxhere dhe ta vendosni në zjarr.

Përzierja duhet të mpikset në zjarr mesatar dhe duhet rrahur me tel kuzhine gjatë gjithë kohës.

Sigurohuni që masa të mos ngjitet dhe të mos krijohen kokrra të patretura të miellit.

Kur masa kremoze të fillojë të kthejë valë është gati për ta kaluar në tavën për pjekje.

Tavën më parë duhet ta lyeni me gjalpë duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj madje edhe anët.

Qumështorin duhet ta  piqni në furrë të parangrohur në 180 gradë derisa sipërfaqja e tij të ketë marrë ngjyrën e artë.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta dhe qumështori do të jetë gati pasi fazën më të madhe të pjekjes e kemi kaluar.

Pasi të jetë pjekur nxirreni tavën nga furra dhe lëreni të ftohet.

Nëse e dëshironi të ngrohtë mund ta shërbeni duke e kaluar në tasa.

Nëse e preferoni të ftohtë, prisni derisa të ftohet tava dhe futeni në frigorifer për disa minuta.

Më pas priteni dhe shërbejeni për të dashurit tuaj./AgroWeb.org

Supë me Brokoli dhe Kos  – E Freskët, E Lehtë, E Shëndetshme

Një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e pasur me vlera ushqyese dhe shije fanatstike gjithashtu.

Supa me brokoli me kos është një alternativë fantastike për të mbajtur trupin në formë dhe për t’u ushqyer shëndetshëm gjithashtu.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë supë të shëndetshme lehtë në shtëpi.

Supa me brokoli dhe kos mund të shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, mish pule por edhe mishra të tjerë, perime të pjekura etj.

Si Ta Përgatisni Në Shtëpi

Përbërësit 

500 gr brokoli

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre

2 patate mesatare

Nenexhik

Borzilok

700 ml lëng pule ose perimesh

320 ml kos

Kripë

Procesi 

Në një tas të vogël ku kemi hedhur dy lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj.

Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.

Patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë patatet, bashkë me gjethet e nenshikut dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë derisa patatet të zbuten.

7-8 minutat e fundit shtojmë degëzat e brokolit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser (disa degëza brokoli mund t’i lini mënjanë dhe t’i vendosni një fund të supës) derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.

Më pas tenxheren e vendosim edhe për 2 minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin, shtojmë kosin bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat, e përziejmë dhe e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë./AgroWeb.org

Çfarë të Bëni Pasi Keni Ngrënë Shumë – Metoda Të Lehta Si Të Evitoni Fryrjen e Stomakut

Me siguri ju ndodh herë pas here që të ndiheni të fryrë dhe të mbingopur pasi ngriheni nga tavolina.

Sheqernat, brumërat apo çdo ushqim që konsumohet me shumicë ju lë pas ndjesinë e rëndesës.

Kjo gjendje aspak e pëlqyeshme dhe e mirë për organizmin, shkaktohet ndonjëherë edhe pa e kuptuar dhe zgjat për një kohë të gjatë.

Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga ky problem dhe të ndiheni sërish të lehtë.

Ndiqini hap pas hapi këshillat e thjeshta që ekspertët japin për ju.

Ecni

Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin.

Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin.

Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.

Hidratohuni

Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem.

Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë.

Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Uji detoks

Efikas dhe shumë i shpejtë, çaji me xhinxher dhe limon do t’ju ndihmojë të hiqni ndjesinë e fryrjes.

Shtoni edhe pak uthull molle dhe të gjithë këta përbërës me antioksidantë do të nxjerrin toksinat jashtë trupit tuaj.

Gjithashtu mund të provoni ujin me limon që ka të njëjtat veti të mrekullueshme detoksi.

Turmeriku

Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të detoksifikuar trupin që të gjitha toksinat të dalin jashtë.

Turmeriku ka fuqi antinflamatore prandaj mund t’ia shtoni ushqimeve teksa i konsumoni për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Qetësohuni

Gjithashtu edhe qëndrimi për disa sekonda duke u relaksuar para se të nisni një shëtitje të gjatë është i rekomandueshëm.

Kjo do ta ndihmojë si mendjen ashtu edhe trupin tuaj të qetësohen dhe të çlodhen pas të ngrënës.

AgroWeb.org ju këshillon të mbani parasysh se ta  shërbeni ushqimin në pjata me porcione të vogla, në mënyrë që të mos shkaktoni fryrje të shpeshta të stomakut./AgroWeb.org

Kujdes Me Antibiotikët – Zbuloni Çfarë i Bëjnë Stomakut Dhe Kockave

Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.

Ato janë organizma  mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës.

Ato ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.

Bakteret ndahen në mbi 1000 specie dhe në dy kategori: të mira dhe të këqija.

Për fat të mirë, të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën.

Sidoqoftë, ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.

Shëndeti i Kockave dhe Mikrobet e Stomakut

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se përdorimi i antibiotikëve ndikon fort në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit.

Kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore.

Shëndeti i skeletit është gjithashtu në varësi të mikrobiomës së stomakut.

Ndikimi I Antibiotikëve Në Qelizat e Palcës Kockore

Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat.

Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak.

Një gjë e tillë mund të jetë rezultat i një reagimi imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë.

Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme.

Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.

Ndikimi i Stresit dhe Antibiotikëve Në Stomak  Njësoj Si Ai I Ushqimeve Të Shpejta

Ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë njësoj të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta.

Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Këto probleme zgjidhen me përdorimin e probiotikëve të cilët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Lexoni këtu më shumë për probiotikët./AgroWeb.org

Aktivitet Fizik Për 6 Muaj Për Një Mendje Të Kthjellët

Njerëzit që kanë probleme me kujtesën, të menduarit dhe kthjelltësinë mendore duhet të ecin më shumë.

Ata duhet të kryejnë aktivitet fizik të rregullt.

Ky është konkluzioni i një studimi shkencor të Universiteti Duke në Karolinën e Veriut.

Studiuesit zbuluan se gjashtë muaj aktivitet fizik të një intensiteti mesatar zhbëjnë dëmin e shkaktuar në aftësitë  e të nxënit.

Sipas tyre, ecja në këmbë apo përdorimi i biçikletës janë aktivitete fizike të dobishme për shëndetin e trurit.

Në vetëm gjashtë muaj, aftësia e vëmendjes, sjelljes dhe organizimit përmirësohet falë këtyre aktiviteteve të lehta.

Nga ana tjetër, njerëzit që përveç aktivitetit fizik sigurohen të hanë më shumë fruta dhe perime arrijnë përfitime akoma më të mëdha.

Truri, Aktiviteti Fizik Dhe Ushqyerja E Shëndetshme.

Ekspertët janë të mendimit se një stil i shëndetshëm jetese e mbron trurin në vazhdimësi gjatë gjithë ciklit të jetës.

Gjetjet e këtij studimi janë një lajm i shkëlqyer.

Ai konfirmon që njerëzit që janë fizikisht aktivë dhe ushqehen mirë janë më të mprehtë dhe kanë një shëndet më të mirë mendor.

Një nga regjimet më të mira ushqimore përmban fruta, perime, drithëra të plota, yndyrna të pangopura,.

Ky regjim duhet të përmbajë më pak kripë, sheqer, mish dhe produkte bulmeti.

Një regjim i tillë rekomandohet edhe kundër tensionit të lartë të gjakut apo sëmundjeve të zemrës.

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në trup dhe veçanërisht në tru.

Bazuar në këto gjetje, Shoqata Për Të Sëmurët Me Alzheimer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të ndërmarrë një studim klinik.

Ky studim synon të zbulojë rolin e aktivitetit fizik, ushqyerjes dhe angazhimit social në përmirësimin e aftësive mendore tek të sëmurët me Alzheimer.

Ekspertët besojnë se hapa të tillë mund të mbrojnë funksionet mendore tek të rriturit që rrezikohen nga këto sëmundje të rrezikshme për trurin./AgroWeb.org

Arsyet Përse Duhet Të Mbillni Lule Kamomili Në Shtëpi

Kamomili është një lule e vyer, historia e së cilës buron nga Egjipti i lashtë.

Atje janë zbuluar edhe përmendjet e para të kësaj luleje që besohej se ofronte shpëtim nga temperature e lartë.

Përgjatë historisë së njerëzimit, kamomili është përdorur dhe vazhdon të përdoret kundër mbi 100 problemeve shëndetësore.

Shumë njerëz preferojnë ta rrisin vetë kamomilin në shtëpi ose në kopësht.

Arsyeja nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë e luleve por edhe për faktin se kjo bimë ka aftësinë të qetësojë nervat.

 Si Të Mbillni Kamomilin Në Kushtet E Shtëpisë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dy llojet më të përdorura të kamomilit për mbjellje janë: ai Romak (Chamaemelum nobile) dhe ai Gjerman (Matricaria recutita).

Kamomili Romak rritet për shumë vite por ka prodhimtari të ulët ndërsa ai Gjerman ka prodhimtari të lartë dhe konsiderohet një bimë vjetore.

Nëse zgjidhni kamomilin Romak atëherë mund ta rrisni atë nëpërmjet farës, filizave apo rrënjëve.

Farat duhen mbjellë 6-8 javë përpara ngricës së fundit të pritshme.

Mbusheni vazon me dhe’ të lehtë dhe futini farat 6 milimetra nën të.

Vazoja duhet ujitur rregullisht por nuk duhet tepruar.

Temperatura e dheut duhet të jetë e ngrohtë.

Filizat pritet të dalin pas 14-21 ditësh.

4 javë më vonë në vazo duhet të hidhni tretësira fertilizuese ushqyese për t’u dhënë filizave më shumë fuqi.

Mbrojini vazot nga nxehtësia dhe era por nxirrini rregullisht në ballkon.

Kur filizat të jenë të fortë, transferojini ato në vazo më të mëdha dhe mbajini në ajër të pastër dhe në vend të ndriçuar mirë nga dielli.

Në rastin e kamomilit Gjerman, atë duhet ta mbillni në fillim të pranverës dhe nëse zgjidhni filizë të gatshëm, ata do t’i mbijetojnë edhe një ngrice të lehtë.

Farat nga ana tjetër kanë nevojë për 10 ditë për të lëshuar filizë të cilët rriten ngadalë.

Gjatë rritjes së kamomilit, pastrojeni vazon nga barërat e këqinj dhe ujiteni rregullisht.

Fertilizimi duhet të jetë i rregullt por organik.

Kamomili është një bimë që mban larg insektet dhe shoqëron më së miri bimë të tjera që mund të rrisni në ballkon.

Kur të merrni kamomil për çaj këputini me kujdes që të mos hiqni rrënjët.

Mund të bëni çaj me kamomil të freskët por edhe t’i thani lulet.

Sekretet e Çajit Të Kamomilit

Kamomili ka aftësi shumë të mira qetësuese dhe gjumë-sjellëse.

Shija e çajit të luleve të kamomilit të rritur vetë në shtëpi është shumë më e mirë se ajo e bustinave.

Çelësi i përgatitjes së çajit të fortë të kamomilit është tek sasia e luleve.

Pra, nëse ju dëshironi të përgatisni një çaj të fortë në shije dhe në vlera, duhet të zgjidhni më shumë lule dhe jo të zieni pak lule në më shumë kohë.

Në një rast të tillë, zierja e tepërt e luleve do të prodhojë një çaj me shije të hidhur.

Një mënyrë tjetër për përfitimin e më shumë vlerave të kamomilit është shtypja e luleve që ato të çlirojnë mirësinë e tyre.

Pasi të ketë valuar uji, kamomili duhet lënë në ujë të nxehtë për pesë deri në shtatë minuta dhe më pas duhet kulluar.

Ai duhet ëmbëlsuar me mjaltë për më shumë vlera dhe jo me sheqer./AgroWeb.org

 

Kura Dy Ditore me Lëng Limoni dhe Mjaltë Për Problemet me Tretjen

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet.

Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme.

Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene.

Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni specin djegës në bashkëpunim me mjaltin dhe lëngun e limonit për të përshpejtuar tretjen.

Përbërësit

2 lugë gjelle me lëng limoni,

2 lugë gjelle me mjaltë,

Një majë luge çaji me spec djegës të kuq,

300 ml ujë.

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë.

Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë.

Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë.

Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla.

Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.

Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to.

Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson sistemin imunitar.

Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët.

Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore.

Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor.

Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksinat e dëmshme./AgroWeb.org

Oriz me Midhje dhe Perime- Shija e Detit në Shtëpitë Tuaja

Vera erdhi e bashkë me të shtohet edhe konsumi i ushqimeve të detit.

Kjo për shkak se pushimet në det janë një trend për shumicen e njerëzve ku këto produkte janë dhe më të freskëta.

Midhjet në Shqipëri kanë një histori të gjatë kultivimi ndaj mund t’i gjeni shpesh në tregje dhe dyqane.

Dy pika kryesore të kultivimit të midhjeve në vend ndodhen në Butrint dhe Shëngjin të cilat prodhojnë me dhjetra ton guacka çdo vit.
Midhjeg ofrojnë edhe shumë vlera shëndetsore.

Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave.

Janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Për të gjithë ju që ju pëlqen deti dhe doni të përfitonu nga vlerat e këtij ushqimi, po ju sjellim pak shije të freskët në tavolinat tuaja.

Provoni orizin me midhje dhe perime të freskëta të stinës sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

1 kg midhje të pastruara

400 gr oriz

2 qepë

2 speca të kuq

2 speca jeshil

2 karrota

1 tufë kopër

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org grini hollë të gjithë perimet.

Më pas vini të skuqen në një tigan me pak vaj qepët bashkë me specat dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.

Shtoni po aty orizin dhe trazojeni për dy minuta derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë.

Shuajeni me ujë dhe shtoni një gotë ujë dhe një gotë verë të bardhë sipas dëshirës.

Lëreni orizin të ziejë në zjarr të ngadaltë dhe shtoni midhjet, piperin e kripën.

Sipas nevojës shtoni edhe një gotë uji tjetër pak nga pak, e rëndësishme është që orizi të ziejë dhe të ngelet i ujshëm në tigan.

Gatuajeni përreth 25 minuta derisa orizi të zbutet plotësisht në zjarr të avashtë.

Në fund fikni zjarrin dhe shërbejeni orizin tuaj bashkë me pak kopër të grirë hollë./AgroWeb.org

Zbulimet e Reja – Faktorët e Rrezikut Për Sëmundjen e Parkinsonit

Një studim i realizuar nga mjekët e shërbimit të neurologjisë në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza, rezulton se prevalenca e sëmundjes së Parkinsonit në Shqipëri dy vite më parë ishte 8 persona për 1000 banorë.

Çfarë Është Sëmundja e Parkinsonit?

Sëmundja e Parkinsonit prek sistemin nervor qëndror dhe ka si bazë humbjen e qelizave të trurit që kryejnë funksione të caktuara siç është lëvizja, saktësia dhe shkathtësia.

Vite më parë besohej se kjo sëmundje prekte vetëm moshën e tretë, mbi 60 vjeç, por mjekët kanë vënë re shfaqje të Parkinsonit edhe në mosha të reja dhe në atë të mesme.

Cilat Janë Simptomat e Sëmundjes së Parkinsonit?

Kjo sëmundje mban emrin e neurologut James Parkinson i cili ka veçuar disa prej simptomave kryesore

Këtu përfshihej dridhja, kryesisht e duarve, e cila shfaqej kur pacienti ishte i qetë dhe zhdukej kur ai ishte në lëvizje.

Simptoma të tjera janë:

  • Ngadalësimi në shkrim e në ecje
  • Kërrusje dhe ecje me hapa të vegjël.
  • Muskuj të ngurtësuar
  • Mungesë ekuilibri

Me degjenerimin e sëmundjes, njeriu mund ta ketë të vështirë të artikulojë fjalët, të gëlltitet, të përtypet, të mbajë mend, të flejë, të urinojë e të humbasë shqisën e nuhatjes.

Faktorët e Rrezikut Të Sëmundjes së Parkinsonit

Rreziku i shfaqjes së kësaj sëmundjeje mund të varet nga faktorët e mëposhtëm:

Gjinia– Burrat janë 1.5 herë më të prirur të vuajnë nga kjo sëmundje se gratë.

Mosha– Rreziku i kësaj sëmundjeje rritet me moshën, megjithatë diagnozat mund të shfaqen edhe para moshës 50 vjeçare.

Genet– Në shumë raste, sëmundja shfaqet edhe tek pacientët që në historikun e tyre genetik nuk kanë pasur gjurmë të saj. Megjithatë, faktori genetik nuk përjashtohet në shumë raste të tjera, madje luan rol nxitës.

Shkaqet mjedisore-  Studimet kanë treguar një lidhje të mundshme mes ekspozimit ndaj kimikateve që gjenden tek pesticidet dhe metalet e rënda me sëmundjen e Parkinsonit.

Lëndimet në kokë- lëndimet e përsëritura në pjesën e kokës rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Parkinsonit, por diagnoza nuk është e garantuar./AgroWeb.org

Byrek me Petë Bakllavaje – Kombinimi më i Shijshëm që do të Provoni

Byreku është një nga gatime më tipike shqiptare. Nuk ka amvisë që të mos dijë ta përgatisë të pakën një nga versionet e tij të shijshme.

AgroWeb.org gjithmonë është munduar që të sjellë tek ju recetat klasike të përgatitjes së byrekut, por edhe disa që nuk i përkasin traditës sonë.

Receta e stome është një prej tyre. Edhe pse ne nuk jemi mësuar që petët e byrekut t’i përgatisim në këtë mënyrë, duhet ta provoni sa i mirë del.

Me butësi perfekte dhe aromë fantastike, ky byrek do t’ju pëlqejë me patjetër.

Përbërësit

2 vezë

1 gotë e gjysmë uji me qumësht

Gjysmë gote uji me vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

5-6 gota uji miell

3 gota uji me djathë të bardhë të thërrmuar

Për hapjen e petëve përdorni 100g niseshte

1 gotë uji me gjalpë të shkrirë

1 gotë uji me qumësht të ftohtë

1 gotë e gjysmë ujë

Përgatitja

Në një tas hidhni qumështin, vezët, kripën dhe vajin dhe rrihini fortë me telin e kuzhinës.

Tani është koha që të shtoni pak nga pak miellin.

AgroWeb.org ju këshillon që miellin ta hidhni duke përdorur lugë, kështu nuk do të nguteni dhe brumi do të dalë elastik.

Pasi brumi të jetë lidhur kalojeni në tavolinën e punës dhe filloni ta punoni lehtë me duar.

Mjafton që sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar dhe jo e ngjitshme.

Ndajeni brumin në tri pjesë, dhe secilën nga pjesët ndajeni në 20 kuleçë të vegjël.

Merrni niseshtenë dhe nisni me hapjen e kuleçëve.

Mundohuni që t’i hapni me madhësinë e pëllëmbës suaj.

Bashkojini që të gjitha petat e vogla dhe hapini në një të vetme.

Ndërkohë lyeni mirë me gjalpë tavën dhe shtroni aty petën e parë.

Tani, AgroWe.org ju sugjeron që të shtoni djathin e bardhë të thërrmuar, duke krijuar një shtresë të plotë.

Vazhdoni kështu edhe për dy petat e dytë, dhe kur ta shtroni lyejeni me gjalpë të shkrirë sipër.

Hidhni përsëri djathë dhe mbulojeni me petën e fundit.

Tani priteni byrekun me një thikë në formën e bakllavasë.

Me një lugë hidhni të gjithë sasinë e gjalpit të shkrirë mbi byrekun e prerë.

Piqeni byrekun në furrë të parangrohur me 180 gradë, duke e vendosur telin e furrës në shkallën e fundit.

Kur byreku të ketë marrë një ngjyrë të artë, pra pas 45-50 minutash, nxirreni nga furra dhe hidhni përzierjen me qumësht dhe ujë.

Futeni përsëri në furrë për ta pjekur edhe për 30-40 minuta të tjera.

Byreku do të ketë një shije perfekte dhe aromë shumë të mirë./AgroWeb.org

Kripa e Detit – Funksionet Për Shëndetin e Organizmit

Kripa e detit e pa përpunuar bën më shumë se sa t’i shtojë shije recetave të ndryshme të gatimit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto lloje kripërash arrijnë të pastrojnë dhe mbrojnë sistemin tretës, veshkat dhe qarkullimin e gjakut.

Dikur quhej ‘ari i bardhë’ dhe mund të jetë një nga produktet më efektive në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Por bëni kujdes nuk bëhet fjalë për kripën e zakonshme që përdorim në kuzhinë.

Kripa e detit përmban përreth 82 elementë terapeutik për organizmin tonë.

Ajo ka një ngjyrë të përhimët, që nëse përpunohet i humbet të gjitha vlerat e saj ushqyese duke e mbushur trupin tonë me toksina.

Kripa e pa përpunuar është e pasur me nivele natyrale të jodit, magnezit dhe është pa aditivë ushqimorë, rezultat i kontaktit me diellin.

Kripërat që mund të përzgjidhni

Sipas burimeve të AgroWeb.org, tri janë kripërat që mund të zgjidhni: kripa detare e Atlantikut, kripa e Himalajeve dhe ‘lule kripën’ që grumbullohet në Bretanjë.

Për çfarë mund të përdoret kripa e papërpunuar?

Një këshillë më shumë

Pini një gotë me ujë të vakët me një lugë çaji me kripë të papërpunuar për një muaj, çdo natë para se të flini.

Kështu do të keni forcuar sistemin imunitar dhe do të shikoni një përmirësim të sistemit tretës.

Lëkurë më e shëndetshme

Mund të përdorni kripën e pa përpunuar gjatë larjes suaj, duke fërkuar lëkurën me lëvizje rrethore.

Ajo do të largojë të gjithë qelizat e vdekura të lëkurës por dhe do të ndihmoj në qetësimin e muskujve.

Nëse këmbët ju dhëmbin apo ju fryhen në fund të ditës, mjafton të mbushni një enë me ujë dhe të shtoni 2-3 lugë me kripë të pa përpunuar.

Mineralet që përmban kripa e papërpunuar arrin të qetësojë dhimbjet e kockave dhe të nxisin qarkullimin e gjakut.

Eliminon stresin dhe ankthin

Përzieni në një shishe 1.5 l ujë me një lugë çaji me kripë të papërpunuar dhe pijeni gjatë ditës.

Një përzierje e tillë arrin të ‘zgjojë’ receptorët që përthithin vitaminën D si nga ushqimet dhe nga ekspozimi i diellit.

Siç e dimë, kjo vitaminë është thelbësore në luftimin e ankthit, stresit dhe depresionit.

Përdorni sa më shumë të mundeni këtë kripë

Kripa e tavolinës kalon në një proces aq të gjatë kur prodhohet, sa produkti final shkakton aq shumë shqetësime shëndetësore.

Mes problemeve që shkakton mund të përmendim: hipertensionin, arteriosklerozën, humbje të kujtesës dhe rritje të aciditetit të stomakut.

PRandaj mjekët këshillojnë që të zëvendësohet sa më shumë të jetë e mundur, kripa e zakonshme me një kripë të papërpunuar.

Këto lloje kripërash përthithet lehtë nga organizmi dhe përmban oligo-elementët që nxisin rigjenerimin e qelizave.

Gjithashtu ajo ekuilibron pehashin (pH) në organizëm dhe stimulon sistemin imunitar , largon helmet dhe i jep trupit energji. /AgroWeb.org

5 Gjëra Që Të Shtyjnë Të Hash Tepër 

Ushqimi ka një shije të jashtëzakonshme, në shumicën e rasteve. Kjo na shtyn që shpesh ta teprojmë me të ngrënit.

Por shija e jashtëzakonshme është vetëm një nga shtysat e mëdha që na mundësojmë të dashurohemi me ushqimin më tepër se ç’duhet.

Disa njerëz janë fatlumë dhe arrijnë të mbajnë nën fre nepsin e të qëndrojnë “në shina.”

Të tjerë i dorëzohen pa kushte shijes së parezistueshme të ushqimit.

Në këtë artikull do të mësoni disa prej arsyeve më pak të qarta që mund ta shtyjnë dikë drejt ngrënies së tepërt që e mbingarkon organizmin.

Në këtë mënyrë, herën tjetër që do të keni dëshirë të mbaroni pjatën e dytë të ushqimit tuaj të preferuar, të kuptoni se çfarë e nxit me të vërtetë këtë dëshirë.

Ndëshkimi Dhe Mbingarkimi

Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit që kryejnë një aktivitet rigoroz fizik është se e mbingarkojnë veten shumë.

Sigurisht që disiplina dhe vazhdimësia janë thelbësore për suksesin, por nëse e ndëshkoni veten se nuk i jeni përmbajtur regjimit ushqimor, jeni në rrugën e gabuar.

Turpi është një nga ndjenjat që njerëzit përjetojnë më shumë, sidomos nëse pesha rritet pavarësisht të gjithave.

Në këtë pikë, mund të hiqni dorë nga përpjekjet në dukje të pasuksesshme për të rënë në peshë dhe t’i dorëzoheni ushqimit.

Në vend që të bëni këtë, përpiquni të kuptoni se çfarë ka shkuar gabim në përpjekjet tuaja dhe të bëni rregullimet e duara.

Ushqimi Si Shpërblim

Ushqimi nuk duhet parë kurrë si shpërblim  i një dite të ngarkuar në punë apo stresuese.

Pas një dite të tillë, natyrshëm vjen idea e të porositurit ushqim në një restorant. Sfida dhe shpërblimi i vërtetë qëndron në të gatuarin e një ushqimi të shëndetshëm.

Në këtë mënyrë nuk do ta teproni me ushqimin dhe do të prishni lidhjen që ekziston mes tij dhe stresit apo ditës së ngarkuar.

Mungesa E Gjumit

Mungesa e vazhdueshme e gjumit e drobit trupin. Perceptimi për ushqimin ndikohet negativisht nga mungesa e gjumit.

Kjo e fundit ndikon edhe tek vullneti, ndaj do të jetë e vështirë për t’i rezistuar ushqimit.

Flini 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë. Shëndeti mendor do të jetë në formë dhe ju do të ushqeheni siç duhet.

Shpërqendrimet e Panevojshme.

Televizori, tableti, celulari janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë.

Ato na shoqërojnë edhe kur hamë. Kryerja e disa funksioneve në të njëjtën kohë, rrit mangësitë e organizmit për të kuptuar se çfarë po bën dhe sa shumë po ha.

Nëse ushqeheni përpara televizorit do të harroni sa shumë keni ngrënë, thonë studimet.

Merrni kohën që ju duhet dhe mos u shpërqendroni.

Restorantet dhe Piceritë

Nëse jeni dashamirës të ushqyerjes nëpër restorante dhe piceri, atëherë me siguri nuk mbani nën kontroll nepsin.

Në këto raste, nevojitet një plan specifik për ushqimet që do të porosisni, të cilit duhet t’i përmbaheni me rigorozitet.

Nëse planifikoni paraprakisht, do të shmangni ngrënien e shumë ushqimeve dhe ëmbëlsirave në një vakt, të cilat vështirësojnë edhe shkuarjen në palestër.

Jini të vëmendshëm me ushqimet që hani./AgroWeb.org

Frutat Dhe Perimet E Freskëta Për Shëndet Të Shkëlqyer Mendor

Një studim i universitetit të Otagos në Zelandën e Re i publikuar së fundmi, zbuloi rolin e fortë të perimeve dhe frutave të freskëta e të pagatuara në përmirësimin e shëndetit mendor.

Sipas studimit, njerëzit që ushqehen me perime dhe fruta të gjalla, kanë më pak simptoma të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore.

Lidhja e fortë mes ushqimit dhe depresionit është kthyer në një cështje madhore diskutimi dhe studimesh mes shkencëtarëve.

Sipas tyre, nëse perimet dhe frutat konsumohen të gjalla, të freskëta dhe nuk gatuhen, shëndeti mendor i njeriut është më i mirë.

Njerëzit raportohet të kenë një nivel më të lartë të mirëqenies mendore, humor të mirë, kënaqësi për jetën dhe një mendje të mprehtë.

10 Ushqimet Që Përmirësojnë Shëndetin Mendor

Shkencëtarët thonë se ushqimet e mëposhtme përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor nëse hahen të freskëta.

Karrotat

Bananet

Mollët

Barishtet

Qitro

Sallata Jeshile

Agrumet

Frutat e pyllit

Kastraveci

Kivi

Shkencëtarët kanë identifikuar edhe disa ushqime të tjera të paketuara, të ngrira ose të gatuara që përmirësojnë humorin.

Këto ushqime përfshijnë:

Selinonë

Lakrën

Qepën e kuqe

Domatet

Kërpudhat

Kungullin

Perimet e ngrira

Patatet

Pataten e ëmbël

Brokolin.

Deri më tani, studimet shkencore janë marrë kryesisht me rolin e frutave dhe perimeve në përmirësimin e shëndetit mendor.

Këto studime nuk janë përqendruar rëndësia e gatimit dhe përpunimit të këtyre ushqimeve për një shëndet më të mirë mendor.

Të dhënat e studimit të përmendur më lart janë shumë të rëndësishme sepse shërbejnë si udhërrëfyes për shumë politika shëndetsore.

Këto politika duhet të promovojnë konsumin e sa më shumë frutave dhe perimeve të papërpunuara për një mirëqenie më të madhe.

Duke konsumuar fruta dhe perime siç i ka bërë natyra, organizmi përfiton shumë mikroushqyes të nevojshëm.

Mikroushqyesit në fjalë përmirësojnë tretjen, komunikimin e stomakut me trurin dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies mendore./AgroWeb.org

A Munden Vitaminat Të Parandalojnë Atakun Në Zemër

Rruga drejt shëndetit të mirë të mendjes së trupit është e shtruar me sakrifica e shpesh me zgjedhje të gabuara, ndoshta edhe drastike.

Në përpjekje për të qenë të shëndetshëm, konsumatorët blejnë shumë vitamina e minerale në formën e suplementëve.

Lë të mos keqkuptohemi, ato sigurisht janë të dobishme për shëndetin, por ka konsumatorë që mendojnë se duke marrë suplementë të tillë mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës apo edhe atakun në zemër.

Kur vjen puna tek këto dy probleme madhore, shkencëtarët nuk arrijnë në konsensus të plotë.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan Të Kardiologjisë thotë se multivitaminat, vitamina D, kalçiumi dhe vitamina C nuk kanë ndikim domethënës në shëndetin e zemrës.

Ato nuk munden të parandalojnë atakun në zemër, isheminë apo vdekjen e parakoheshme.

Megjithatë, shkencëtarët shprehen se vitaminat janë të dobishme për zemrën vetëm nëse njeriu merr nën kontroll faktorë të tjerë rreziku.

Këtu mund të përmendim: ushqyerjen e keqe, duhanpirjen, kolesterolin dhe diabetin.

Studime të mëhershme sugjeronin se vitaminat C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nga ana tjetër, studime klinike nuk kanë zbuluar përfitime të tilla.

Deri më tani, kardiologët amerikën shprehen se ka një lidhje të fortë mes mungesës së vitaminës D dhe sëmundjeve të zemrës.

Ky pretendim ka gjithësesi nevojë për studime të mëtejshme klinike.

Shumë njerëz që janë përgjithësisht të shëndetshëm, marrin atë për të cilën kanë nevojë nëpërmjet ushqimit.

Kësisoj ata nuk kanë nevojë për suplementë apo nga një multivitaminë në ditë.

Rekomandime Për Shëndetin E Zemrës

Ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Konsumi i frutave dhe perimeve, shoqëruar nga drithërat e plota dhe 2 racione peshk në javë konsiderohet si pikënisja e duhur për një zemër të shëndetshme.

Nëse e bëni këtë, nuk do të keni nevojë për të marrë vitamina shtesë apo suplementë të tjerë./AgroWeb.org

Si Të Pastroni Mushkëritë Nga Nikotina me Gjithçka Natyrale

Duhani është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në Tokë.

Tymi i duhanit përmban mbi 7000 kimikate të rrezikshme për shëndetin dhe pirja e tij rrit rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme.

Një nga përbërësit që krijon më shumë varësi tek duhani është nikotina.

Sipas ekspertëve, varësia ndaj nikotinës është e njëjtë si ndaj drogërave apo alkolit.

Njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë nga duhani për shkak të shqetësimit se do të shtojnë në peshë dhe do të ndihen më të stresuar pa një cigare në dorë.

Pasojat më të rënda të duhanpirjes i vuajnë mushkëritë, të cilat mund t’i pastroni duke zbatuar këshillat e mëposhtme të AgroWeb.org

Pini Sa Më Shumë Ujë

Uji ndihmon shumë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Për më tepër, uji zbeh nevojën për duhan ndaj do t’ju ndihmojë ta lini atë.

Aktiviteti Fizik

Mjaftojnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë për të mundësuar eliminimin e toksinave nëpërmjet djersës.

Aktiviteti fizik është gjithashtu i mirë për të larguar stresin dhe ankthin që shkakton lënia e duhanit.

Ushqyerja e Shëndetshme

Frutat dhe perimet duhet të jenë aleatët tuaj për pastrimin e trupit nga toksinat e duhanit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, spinaqi dhe brokoli janë ndër më të mirat sepse përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, B5 dhe acidit folik.

Brokoli ndihmon në zbehjen e nevojës për nikotinë ndërsa spinaqi fuqizon imunitetin.

Mbajeni Trurin Në Punë

Mund ta mbani nën fre pirjen e cigares duke mbajtur trurin në punë, duke lexuar diçka, ose duke u shpërqendruar.

Një nga mënyrat efikase është meditimi që largon stresin dhe ankthin që nxit mungesa e cigares.

Më Shumë Vitamina

Organizmi i një duhanpirësi përmban pak vitamina. Për pasojë, ekspertët këshillojnë konsumin e sa më shumë vitaminave nëpërmjet frutave, perimeve dhe suplementëve.

Bimët Mjekësore

Nëse lënia e duhanit ju lë pa gjumë, atëherë pini më shumë çaj kamomili.

Nëse përjetoni ankth dhe irritim duhet të nuhasni vajin esencial të lavandës ose të barit të bletës.

Xhenxhefili nga ana tjetër ndihmon kundër të përzierave ndërsa tërshëra përshpejton pastrimin e organizmit.

Lexoni ketu më shumë për pastrimin e mushërive duke përdorur lëkura portokalli dhe këtu për ushqimet më të mira për mushkëritë. /AgroWeb.org

Arsyet Përse Duhet Të Përzgjidhni Miellin Diamond – Tre Këshillat e Ekspertëve

Shumica e recetave që ne përgatisim në familjet tona kanë si përbërës miellin, dhe sigurisht që ato të dalin të shijshme produktet duhet të jenë cilësore.

Me mbi 10 vite eksperiencë në treg, Fabrika e Miellit Diamond ofron për konsumatorin mbi 40 lloje produktesh të ndryshme.

Me një teknologji inovatore dhe staf profesionistësh të huaj e shqiptarë, kjo fabrikë ka krijuar një tjetër standard në treg.

Ndaj AgroWeb.org merr shkas dhe në këtë artikull, me sugjerimet e ekspertëve të kësaj kompanie, ju tregon disa këshilla si të bëni zgjedhjen e duhur gjithmonë.

Diamond Ofron Një Gamë Të Gjerë Produktesh Mielli

Të pasionuarit pas gatimit e dinë që për të patur rezultate të shijshme e perfekte nga recetat, duhet t’i kushtoni vëmendje produktit që përdorni.

Me një shumëllojshmëri miellrash, fabrika Diamond ka krijuar një produkt për çdo nevojë të konsumatorit.

Ju mund të zgjidhni mes miellit për peta, pastiçeri, për pica, fokaçe apo bukë, atij integral apo miellit për përdorimin e përgjithshëm të gatimit.

Por Diamond nuk ndalet këtu, kjo kompani ka menduar edhe për ‘fillestarët’ e gatimit, duke i krijuar linjën e miellit Mia. Kjo linjë, e cila vjen me dy produkte; miell i bardhë dhe miell integral, bën të mundur që ju me një lloj mielli të përgatisni të gjitha produktet e lartpërmendura.

E apasionuar pas kuzhinës dhe pas gatimit, Adeola Rakipi, si një amvisë dhe influencer në rrjete sociale, ka shprehur vlerësimin e saj maksimal për miellin Mia, ku sipas saj është ideal në të gjitha aspektet: “Gatimi me këtë miell është jo vetëm i sigurtë dhe i shpejtë, por ka shije të përkryer falë vlerave të larta ushqyese. Me Mia Integral, kam arritur të kryej procesin e hapjes së petëve në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë. Ishte një surprizë e bukur për mua zbulimi i këtij mielli dhe e falenderoj Fabriken e Miellit Diamond për produktet cilësore qe na servir” – shprehet ajo!

Cilëndo linjë që të zgjidhni, ajo çka është e garantuar nga specialistët është se mielli punohet lehtë, si me dorë po ashtu edhe me makineri, duke ju lehtësuar kështu përgatitjen e të gjitha recetave tuaja të preferuara.

Mielli Diamond Vjen Me Një Nivel Të Lartë Proteinash

Karakteristika më e lehtë për t’u dalluar është pikërisht proteina që përmban mielli.

Teknologët ushqimor të kompanisë Diamond na sqarojnë që shumë fabrika vënë më shumë peshë tek sasia e miellit që prodhojnë sesa tek cilësia e tij. Diçka e tillë çon në prodhimin e një produkti që nuk plotëson pikat kyçe të sigurisë ushqimore: ruajtjen e vlerave të grurit.

Gruri që kjo komapni përdor është i një cilësie evropiane me të gjitha çertifikimet e duhura për sigurinë e konsumatorit.

“Me miellin Diamond konsumatorët janë të sigurt që përdorin një produkt elitar pasi përveç eksperiencës së stafit, luan rol edhe teknologjia e përdorur. Investimi i viteve të fundit na siguron jo vetëm një proces të saktë që ruan vlerat e grurit, por edhe higjenë maksimale e cila është aq e rëndësishme po ashtu!’ shprehet njëri nga Inxhinierët Teknologë të fabrikës.

Përpunimi i grurit me proceset e duhura të certifikuara edhe nga specialistë të huaj, bëjnë të mundur ruajtjen e nivelit të proteinave. Ndaj dhe konsumatorët mund të jenë të sigurt që përdorin një miell të shëndetshëm për organizmin e tyre.

Diamond Garanton Cilësisë e Miellit Për Çdo Recetë

Një bukë me butësinë e duhur por edhe me kore krokante, peta të cilat hapen lehtësisht e që nuk çahen, brumë elastik i cili nuk ngjitet apo lëshohet duke prishur shijen e ëmbëlsirave. Këto janë disa nga kërkesat e tyre, të cilat Fabrika e Miellit Diamond i ka primare.

Gjatë vizitës së AgroWeb.org tek kjo fabrikë, ajo çfarë na bëri përshtypje ishte pikërisht një sallë e cila ishte e dedikuar tek testimi i miellit. Aty provoheshin llojet e ndryshme të miellit me recetat më të përdorura nga konsumatorët, në mënyrë që ajo çfarë reklamohet në etiketë të mbështetet 100% nga produkti.

Madje fabrika Diamond, duke qenë se një pjesë të prodhimit të miellit e ka të fokusuar për furrat e bukës, pastiçeritë apo restorantet, e konsideron përgjegjësinë e saj për të krijuar një rrejt besnikërie edhe në këtë pikë. Pra duke i testuar të gjithë produktet e tyre, ata garantojnë kështu që edhe produktet dytësore që ne konsumojmë të kenë vulën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Nëse klikoni këtu ju do të gjeni katalogun e pasur me produktet e miellit si dhe receta të shijshme që mund t’i provoni me të dashurit tuaj. /AgroWeb.org

Shëndeti i Syve – 6 Simptoma Që Nuk Duhet T’i Injoroni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet e të bjerë?

Kjo dhe shumë të tjera, janë simptoma të problemeve me sytë që nuk duhen injoruar.

Trajtimi i duhur i problemeve me sytë, ju ndihmon të shmangni komplikacione të rënda, thonë ekspertët e AgroWeb.org

Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes nëse ka dhimbje të syve, probleme me shikimin, rrjedhje, ndjeshmëri ndaj dritës ose ndonjë simptomë tjetër e pazakontë.

Përpara se të shkoni tek mjeku, lexoni këtë udhërrëfyes të AgroËeb.org mbi simptomat e disa problemeve më të përhapura me sytë.

Simptomat:

Skuqje e syve, kruarje dhe lëngëzim

Këto janë simptoma të përhapura të alergjive ndaj polenit, qimeve të kafshëve dhe diçkaje tjetër në ambient që ka rol ngacmues për sytë.

Qëndroni larg burimit të alergjisë dhe merrni një medicament kundër alergjive për të ndaluar reagimin imunitar.

Lëngjet me pika kundër alergjive, qetësojnë inflamacionin dhe largojnë kruarjen.

Mos merrni solucione kundër skuqjes, sepse nuk trajtojnë problemin që në rrënjë.

Simptomat: 

Skuqje të syve, kruarje dhe rrjedhje të një lëngu të trashë nga sytë

Këto janë simptomat e një infeksioni në shtresën e jashtme të syrit. Mjeku mund të përcaktojë nëpërmjet analizave nëse infeksioni është viral apo bakterial.

Nëse infeksioni është viral, atëherë duhet të dini që ai është ngjitës.

Lotët artificial dhe kompresat e ftohta mund të lehtësojnë irritimin dhe enjtjen e syve.

Mjeku mund të përshkruajë solucione antibiotikësh me pika për të përshpejtuar shërimin.

Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni dhimbje të syve, ndjeshmëri ndaj dritës, shikim të tjetërsuar dhe skuqje të tejskajshme.

Simptomat:

Gjendër që shkakton dhimbje në cep të syrit ose nën qepallë

Nëse në cep të syrit ju ka dalë një gjendër ose puçër, atëherë kjo ndodh si pasojë e një infeksioni të qerpikut.

Përdorni një kompresë të ngrohtë për të përshpejtuar rrjedhjen e lëngut të akumuluar.

Mjeku mund të rekomandojë një solucion antibiotik ose të kryejë injeksione kundër enjtjes.

Simptomat

Skuqje dhe përtharje drastike të syve

Përtharja e syve ndodh kur nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, ose lotët avullojnë shpesh.

Kjo ndodh kur gjendrat e yndyrës në qepalla janë prekur nga inflamacioni, si pasojë e të vështruarit të një ekrani për një kohë të gjatë pa pulitur sytë.

Mjekët thonë se sytë duhen pulitur çdo katër sekonda, në të kundërt, yndyrnat nuk çlirohen dhe lotët avullojnë.

Nëse ju ka ndodhur që lotët dalin krejt papritur, kjo është një mënyrë e syrit për tu vetëshëruar.

Qëndroni larg ajrit të kondicionuar, shmangni vështrim të fiksuar dhe përdorni lotë artificial.

Acidet yndyrore Omega-3 duhen konsumuar më shumë se u bëjnë mirë syve.

Përtharja e syve nuk duhet injoruar sepse mund të shkaktojë edhe humbje të shikimit.

Simptomat:

Skuqje të syve, përtharje dhe irritim të zonës së qerpikëve.

Këto simptoma vijnë si pasojë e bllokimit të gjendrave të yndyrës.

Përdorni kompresa të ngrohta për të lehtësuar qarkullimin e gjakut.

Përdorni edhe lotë artificialë për të lehtësuar irritimin dhe ndjesinë e djegies.

Simptomat

Skuqje të syve, shikim të mjegulluar dhe dhimbje të fortë në sy

Këto simptoma vijnë kur syri goditet nga diçka e fortë.

Shkoni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore./AgroWeb.org


Si Të Pastroni Furrën Me Uthull Dhe Sodë Buke

Soba është një prej pajisjeve elektroshtëpiake më të përdorura në kuzhinë.

Falë saj mund të gatuajmë ushqime të pjekura nga më të larmishmet dhe më të shëndetshmet.

Por nëse nuk tregojmë kujdes në pastrimin e saj, soba ka tendencën të akumulojë yndyrna dhe papastërti që ngjiten e nuk dinë të shqiten.

Shumë amvisa shqiptare kanë zgjedhje të parë solucionet e forta zbardhuese dhe disinfektuese.

Këto produkte ndoshta mund të largojnë njollat e papastërtive, por toksinat e lëshuara pushtojnë hapësirën e vogël të sobës dhe gjejnë rrugën drejt e në mushkëri.

Amvisat mesa duket harrojnë se përbërësit më të mirë dhe të shëndetshëm të pastrimit janë pikërisht në kuzhinë.

Bëhet fjalë për sodën e bukës dhe uthullën.

Solucioni Ideal Për Pastrimin e Sobës 

Të dyja këto substance nuk përmbajnë kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Ato kanë aftësi pastruese të shkëlqyera dhe me to nuk shpenzon shumë kohë në pastrim.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për mënyrën ideale të pastrimit të sobës.

Përbërësit:

Sodë Buke

Ujë

Doreza

Napa pastrimi

Spatul kuzhine

Shishe spërkatëse

Uthull e bardhë molle ose rrushi

Udhëzimet:

Hapi i parë është që të zbrazni sobën tërësisht si nga zgara ashtu edhe nga çdo pajisje tjetër në brendësinë e saj.

AgroWeb.org ju këshillon të merrni një tas të vogël dhe përzieni gjysëm filxhani çaji me sodë buke me disa lugë gjelle me ujë.

Përziejini së bashku deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.

Shpërndajeni pastën në sipërfaqen e brendshme të sobës duke mos prekur elementët specifikë të nxehtësisë.

Për lyerjen e sobës mund të përdorni doreza plastike.

Gjatë aplikimit të pastës do të vëreni se soda e bukës do të marrë ngjyrë kafe.

Lëreni të qëndrojë për të paktën 8-10 orë.

Gjatë kesaj kohe mund të pastroni zgarën e brendshme të sobës.

Më pas merrni një leckë të lagur dhe përpiquni të hiqni sa më shumë nga pasta e përtharë.

Për hapësira më të ngurta dhe më të thella mund të përdorni një spatula plastike.

Mbushni një shishe spërkatëse plastike me uthull.

Spërkatni të gjithë sobën me uthull dhe do të vëreni se nga ndërveprimi me sodën e bukës do të formohet një shkumë e bardhë.

Përdorni një leckë të lagur dhe fërkoni sërish sobën nga brenda deri sa çdo mbetje e sodës së bukës të jetë zhdukur.

Nëse keni nevojë për më shumë uthull, mund ta mbushni shishen sërish, deri sa soba të shkëlqejë nga pastërtia./AgroWeb.org