Si Të Mësosh Veten Që Të Zgjohesh Herët në Mëngjes

Për disa njerëz, zgjimi herët mbetet një veprim i vështirë dhe sfidues, madje ngjan si ndëshkim.

Megjithatë, ekspertët  thonë se njerëzit që zgjohen herët kanë shumë avantazhe.

Ata rekomandojnë disa mënyra shumë të veçanta të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjoheni herët çdo mëngjes e të shijoni ditët tuaja të plota.

Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes:

  • kanë një karrierë të suksesshme,
  • punën e sotme nuk e shtyjnë për nesër,
  • janë njerëz më pozitivë nga natyra,
  • bëjnë zgjedhje më të shëndetshme,
  • janë më bashkëpunues dhe të vendosur,
  • janë më të mbrojtur ndaj depresionit
  • kanë më shumë kohë të ndjekin ëndrrat
  • stresohen më pak,
  • kanë një peshë më të shëndetshme.

Nëse jeni tipa që e urreni të zgjoheni herët, me gjasë asnjëra prej përfitimeve të mësipërme nuk do ju hyjë në sy.

Megjithatë, ekspertët e AgroWeb.org kanë identifikuar mënyrat më të mira se si të bindni veten që të zgjoheni herët në mëngjes.

Mos Dilni Menjëherë Nga Shtrati

Në mënyrë që të shmangni stresin e zgjimit rrini disa minuta në shtrat.

Fundja, nuk jeni në një kamp ushtarak.

Qëndrimi në shtrat pas zgjimit e bën më të përballueshme ditën.

Një mënyrë për t’ia arritur këtë është që të vendosni dy alarme brenda 15 minutave.

Planifikoni Mëngjesin Me Detaje

Sa më specifike të jetë rutina juaj, aq më e lehtë do të jetë për tu zbatuar.

Nëse ju planifikoni gjërat që do të bëni në mëngjes dhe e vizualizoni rutinën tuaj në tru (duke përfshirë: veshjen, larjen e dhëmbëve, krehjen e flokëve, makiazhin, vendosjen e parfumit, daljen nga shtëpia e të tjerë), zgjimi në mëngjes do të jetë më pak i dhimbshëm.

Hiqni Dorë Nga Pajisjet Elektronike

Nëse do të angazhoheni në këtë mision, hiqni dorë nga pajisjet elektronike.

Një gjë e tillë mund të duket ndëshkuese, por duhet të vendosni një rutinë gjumi ku telefoni celular të mos jetë pjesë.

Pra në mbrëmje nuk duhet të merreni me të dhe as në mëngjes.

Sa Kohë Ju Duhet Të Mësoheni Me Rutinën e Re Të Zgjimit

Ekspertët thonë se trupit i duhen 4-5 ditë të përshtatet me një rutinë fikse të gjumit.

Pra, vendosni një rutinë të tillë që të flini në kohë dhe të zgjoheni herët por edhe të flini mjaftueshëm 7-8 orë në ditë.

Duke u zgjuar herët do të keni mundësi jo vetëm të kryeni aktivitet fizik por edhe të ushqeheni shëndetshëm në vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Pure Patatesh me Djathë dhe Mish të Pjekur Në Furrë – Shije e Veçantë

Të provosh shije të reja është pa dyshim gjithnjë një kënaqësi e veçantë.

Recetat e puresë së patateve janë zakonisht një përbërës plotësues për pjata e mishit, peshkut apo perimeve, por në këtë artikull ju mësojmë si ta ktheni purenë në pjatën kryesore të tavolinës tuaj.

Bëse jeni të apasionuar pas tavave të ngrohta e plot aromë, ndiqni këshillat mëposhtë dhe përgatiteni menjëherë.

Përbërësit

600 gr patate të kuqe

100 gr mish i grirë

1 vezë

80 gr djathë kaçkavall i grirë

200 gr niseshte

250 gr djathë i bardhë

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të zieni patatet bashkë me lekurë për disa minuta derisa të shikoni që janë zbutur.

Më pas vendosini në një enë të thellë dhe shtypini me anë të një piruni açp shtypëse patatesh për pure.

Kur ato të jenë shtypur në copëza dhe kokrriza më të vogla dhe lërini të ftohen.

Në fund shtoni tek ena edhe niseshtenë duke përzier vazhdimisht, bashkë me gjysmën e djathit kaçkavall të grirë,pak kripë dhe vezën.

Punojeni të gjithë masën me duar derisa të përfitoni një masë kompakte e homogjene.

Ndërkohë skuqni mishin e grirë në një tigan me pak vaj e kripë derisa të fillojë e tl marrë ngjyrë.

Bëni gati një tavë rrethore mesatare të shtruar me letër pjekje dhe në të shtroni gjysmën e puresë së patateve që përgatitët.

Shtypeni në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër shtroni djathin e bardhë të thërrmuar.

Në mes hidhni mishin e grirë që përgatitët më parë dhe sipër shtroni sërish patatet e thërrmuara.

Shtypeni purenë me duar nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër shtoni pak kripë, vaj e piper të zi.

Në fund spërkasni pjesën e mbetur të djathit kaçkavall në tavë dhe futeni të piqet.

Futeni tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25-30minuta.

Tava juaj do të jetë gati kur të ketë marrë ngjyrë të artë./AgroWeb.org

Si Të Përgatisni Petët Sfoliate Të Freskëta Vetë Në Shtëpi

Mënyrat për ta përdorur janë të pafundme, duke filluar nga ëmbëlsirat e deri tek të kripurat.

Petët sfoliatë karakterizohen nga përbërja e tyre ku baza është gjalpi dhe nga shija unike që i jep çdo gatimi.

Përgatitja e petëve sfoliatë kërkon pak durim dhe pak eksperiencë me përgatitjen e brumrave, gjë që amvisat shqiptare e kanë.

Për të zbuluar të gjithë sekretet e përgatitjes së petëve sfoliatë në shtëpi, lexoni recetën e re që AgroWeb.org ka sjell për ju.

Përbërësit

175 g miell

100 g ujë

5 g kripë

Për bazën e gjalpit nevojiten

250 g gjalpë i freskët i ndarë në copa të vogla

150 g miell

Përgatitja

Për të përgatitur petët sfoliatë si fillim AgroWeb.org ju udhëzon të përgatisni brumin.

Në një gotë të vogël tresni kripën në sasinë e ujit të nevojitur. Miellin hidheni në një tas dhe shtoni ujin me kripën.

Duhet ta punoni derisa brumi të lidhet dhe përbërësit të kenë formuar një masë homogjene, e cila do të jetë jo shumë elastike.

Brumi nuk duhet që t’ju ngjitet në duar, prandaj nëse e shikoni që ka nevojë për miell mund t’i shtoni dhe pak kur ta punoni.

Mbulojeni këtë brum dhe lëreni në temperaturën e ambjentit.

Përgatitja e bazës së gjalpit

Në një tas tjetër hidhni pjesën tjetër të miellit për të përgatitur bazën me gjalpë.

AgroWeb.org ju këëshillon që gjalpin ta ndani në kubikë sa më të vegjël, pasi në këtë mënyrë do të punohet më mirë.

Me duar filloni të punoni miellin dhe gjalpin derisa të marrin formën e thërrimeve.

Kjo metodë lejon që baza e gjalpit të jetë e njëtrajtshme, duke i dhënë petës dëndësinë e duhur.

Më pas fillojeni dhe punojeni me ndihmën e një teli kuzhine apo lopate (spatule) kuzhine, ky brum nuk punohet me duar pasi gjalpi do të shkrijë nga temperatura e duarve.

Nuk ka nevojë të punohet gjatë, AgroWeb.org ju këshillon që mjafton që sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar dhe pa kokrriza.

Hapja e petës

Vendoseni në tavolinën ku do ta punoni, dhe me miell dhe një petës jepini formën e një pete të vogël katrore.

Mund ta hapni dhe me duar nëse e keni më të lehtë më pas lëreni për pesë minuta në temeraturë ambjenti.

Nëse e shikoni që kjo bazë ju është bërë pak më e butë, AgroWeb.org ju këshillon ta vendosni në frigorifer përreth 10 minuta.

Merrni brumin e përgatitur me miell dhe ujë, fillojeni punojeni me petës derisa ta hapni në një petë katrore rreth 28 cm.

Brenda tij vendosni diagonalisht bazën e gjalpit, dhe mbulojeni si zarf me cepat e petës. Mundohuni që peta të ketë mbuluar plotësisht bazën e gjalpit.

Me petësin e trashë hapeni gjithmonë në gjatësi, jo në gjerësi, duke e spërkatur shumë pak me miell. Peta do të fillojë të marri formën e një drejtëkëndëshi, gjë që ju lehtëson me hapat e tjerë.

Paloseni petën për së gjati në tre shtresa, dhe fillojeni dhe hapeni përsëri me petës sa ajo të shtypet pak, më pas duhet ta lini përreth 30 minuta në frigorifer të mbuluar.

Nxirreni nga frigoriferi dhe punojeni përsëri me petës të trashë, përsëri në gjatësinë e petës.

Sapo ajo të jetë sheshuar pak do ta palosni përsëri në katër shtresa si një libër.

Pasi ta keni palosur, dhe shtypur pak me petës vendoseni përsëri në frigorifer.

Përsëriteni këtë hap dhe për dy herë të tjera: njëherë të palosur në tre shtresa, dhe më pas në katër.

Kur t’i keni kaluar të gjitha hapat, peta e sfoliatës duhet të qëndrojnë në frigorifer për 60 minuta që të jetë gati për t’u përdorur në receta./AgroWeb.org

Rukola Me Vlera Të Forta Për Pastrimin e Gjakut dhe Organizmit

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët.

Megjithatë, shqiptarët nuk janë të fundit mes kombeve që kanë rritur këtë barishte, duke qenë se së fundmi Amerikanët janë marrosur pas saj.

Rukolën në Shqipëri e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe me gjethe të mëdha.

Në tregun fshatar, rukolë gjethemadhe e quajnë edhe rukola e restoranteve, pasi është më e lehtë për t’u larë e pastruar se sa ajo me gjethe të vogla.

Por vlerat i kanë të njëjta, pavarësisht formës së gjetheve.

Ju ndoshta nuk e dini, por rukola prodhohet edhe në Divjakë e Lushnjë së bashku me shokët e tjerë, finokun dhe lakrën e Brukselit.

Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, ajo përmban tetë herë më shumë kalcium dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile.

Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K.

Zgjedhja mes tyre është e thjeshtë. Rukola për një sallatë të shëndetshme.

Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Kjo barishte speciale është e pasur me proteina, zink, vitaminë B6, acid pantotenik dhe bakër.

Në 10 gramë rukola gjenden vetëm 2 kalori. Antioksidantët tek rukola ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit, mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe ulin shanset për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Kjo barishte është një burim i shkëlqyer antioksidantësh të cilët rrisin aftësinë e organizmit për përthithjen e oksigjenit.

Antioksidantët ndihmojnë kundër ftohjeve, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe plakjes së parakohshme.

Rukola është e pasur me vitaminë K që ndihmon në formimin dhe forcimin e kockave.

Ajo ka sasi të larta të vitaminës C që i vjen në ndihmë sistemit imunitar, ndërkohë që vitaminat e tjera forocojnë metabolizmin.

Rukola është një burim i pasur karoteni që është thelbësor për shikimin. Marrja e sasive të lartë të karotenit ndihmojnë në ngadalësimin e simptomave të plakjes.

Përdorimet tradicionale të rukolës

Në vendet e Mesdheut, rukola konsumohet si sallatë, gatuhet ose përdoret në pica. Disa vende përgatisin edhe një pastë me rukola që është shumë e shijshme.

Gjethet zihen në avull dhe përzihen me vaj ulliri dhe barishte të tjera. Lulet dhe gjethet përdoren edhe në supë për t’i dhënë asaj më shumë shije.

Kjo barishte kombinohet mjaft mirë me uthullën, limonin dhe domatet e freskëta ose të thata.

A e dinit se:
Në Romën e lashtë, njerëzit e hanin rukolën kur kishin nevojë për fat, por edhe për të rritur aktivitetin e tyre fizik./AgroWeb.org

8 Gabimet që Bëni Kur Përgatisni Purenë e Patateve

Shijen e puresë të gjithë e kanë shumë familjare, pasi është një ndër ato gatime që kombinohet me çdo gjë.

E gjeni tek pjatat e mishit, bashkë me perimet, peshkun apo si një pjatë të vetme të shoqëruar me pak bukë.

Përbërësit e puresë janë të njëjtet çdo herë dhe shpesh gjenden në çdo kuzhinë.

Gjithësesi përgatitja e këtij gatimi sa të lehtë aq edhe delikat, mund të jetë sfiduese.

Me siguri që i mbani mend herët e para që e keni përgatitur dhe keni dështuar.

Pure me kokrriza, shumë e hollë apo shumë e trrashë.

Duket sikur asnjëherë nuk gjendet mënyra e duhur e përgatitjes së saj, megjithëse metoda është fare e qartë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë gabimet më të shpeshta që bëhen në përgatitjen e saj në mënyrë që t’i evitoni tek përgatitja e rradhës.

Lloji i patateve

Ndonëse nuk ka rëndësi lloji i veçantë i tyre, ajo që ka rëndësi është që përgjatë recetës të zgjidhni të përdorni vetëm një tip të tyre.

Kjo për të siguruar një shije dhe një pure kremoze, të butë dhe të shkrifët aq sa duhet.

Disa patate kanë veti ta thithin më mirë gjalpin, ndërsa të tjera kanë tendencën të qëndrojnë më të ujëshme.

Larja e patateve

Është shumë e rëndësishme që para se ti përdorni patatet ti lani dhe ti fërkoni mirë në çdo rast.

Duke qenë se vijnë nga toka ato janë të mbushura me dhe e material të ndryshme të cilat nuk do donit ti ndjenit teksa konsumoni purenë.

Temperatura e ujit

Nëse i hidhni patatet në një tenxhere me ujë të vluar, rexultati nuk do të jetë ai që dëshironi.

Patatet tuaja do të kenë tendencën të gatuhen vetëm nga jashtë dhe nga brenda do të mbesin të forta.

Kështu që kini kujdes me temperaturën e ujit.

Ekspertët e kuzhinës rekomandojnë që zierjen e patateve ta filloni me ujë të ftohtë në mënyrë që të gjithë përbërësit të zihen njëkohësisht.

Kripa

Megjithëse shpesh mund të keni dëgjuar se, kripa nuk hidhet teksa patetet ziejnë është e rëndësishme që ti kriposni ato.

Gjatë zierjes është koha e duhur për ta bërë këtë në mënyrë që të keni një shije fantastike në fund.

Zierja e duhur

Edhe pse patatet janë të forta dhe mund të japin idenë se kërkojnë një kohë të gjatë zierje, në këtë rast mund ta evitoni.

Lërini ato të ziejnë derisa të shikoni që uji ka filluar të nxjerrë bulëza, në mënyrë që të mos bëhen më të shkrifta nga sa kërkon pureja.

Tharja

Kur t’i zieni patatet tuaja shumë vëmendje kushtojini edhe tharjes së tyre.

Bëni kujdes t’i kulloni dhe t’i thani mirë me letër, aq sa uji të jetë thithur thuajse i gjithi

Qumështi

Shumë janë mësuar me hedhjen e qumështit të ftohtë tek përgatitja e puresë, por në të vërtetë duhet bërë e kundërta.

Para se të shtypni patatet dhe të shtoni qumështin, ngroheni atë në mënyrë që të mos ndikojë tek shija dhe tek ngjyra e puresë tuaj.

Gjalpi

Në vend të gjalpit të ngrohtë, shtoni tek pureja juaj gjalpë të ftohtë.

Kur nxehet gjalpi yndyra dhe qumështi në të ndahen dhe ndikon në rezultatin përfundimtar të puresë./AgroWeb.org

Çfarë Mund Të Bësh Tani Për Të Parandaluar Diabetin

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd.

Statistikat botërore, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se një në dy vetë të grupmoshës nga 40 deri në 49 vjeç diagnostikohet me fazën e para-diabetit.

Në 70 përqind të rasteve, këta njerëz diagnostikohen më pas me diabet të tipit 2.

Shanset që një fëmijë që preket nga diabeti janë 1 në 7 nëse prindi diagnostikohet me këtë sëmundje përpara moshës 50 vjeçare.

90 përqind e njerëzve të diagnostikuar me diabet të tipit 2 janë mbipeshë ose obezë.

Niveli botëror i obezitetit është trefishuar që nga viti 1975.

Çelësi I Parandalimit Të Diabetit Dhe Shëndetit Të Mirë

Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër.

Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.

Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.

Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.

Hiqni Dorë Nga Sheqeri

Ushqimet industriale të pasura me sheqer dhe karbohidrate të përpunuara rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës.

Këtu përfshihen edhe lëngjet e frutave, patatet e skuqura, ushqimet e paketuara, salcat e gatshme, buka e bardhë, alkoli etj.

Fruta Dhe Perime

Përveç heqjes dorë nga ushqimet e shpejta, njeriu duhet të hajë më shumë perime si barishte, lakër, lulelakër, brokoli, speca, kërpudha e të tjerë.

Për më tepër, nuk duhet të anashkaloni arrorët, avokadot dhe peshqit e freskët.

Aktiviteti Fizik

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një jetë pasive nxit rezistencën ndaj insulinës.

Ekspertët shpjegojnë se aktiviteti fizik luan një rol domethënës në parandalimin e diabetit ë tipit 2.

Aktiviteti fizik duhet të jetë i vazhdueshëm dhe pa ndërprerje që të ndihmojë për shëndetin.

Përshpejtimi i Tretjes

Një nga mënyrat për të përshpejtuar metabolizmin është të konsumoni sasi jo të mëdha ushqimi në vakt.

Supat përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrnat.

Konsumi i tyre pengon shfrenimin me ushqyerjen, thonë ekspertët.

Lexoni këtu për ushqimet që ndihmojnë tretjen./AgroWeb.org

Sa Gramë Duhet Të Humbisni Në Javë Për Një Peshë Të Qëndrueshme

Rënia nga pesha nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Humbja e kilogramëve të tepërt kërkon shumë mund e djersë dhe arrihet nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Çdo metodë tjetër që premton rënie të shpejtë nga pesha është në dëm të shëndetit.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë që njeriu duhet të synojë të humbasë minimalisht 450 gramë dhe  maksimalisht 900 gramë në javë.

Në arritjen e objektivit përfundimtar, kjo mund të tingëllojë si një zvarritje, por në një kohë afatgjatë një gjë e tillë mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

Nëse konsumoni 3500 kalori shtoni 450 gramë peshë trupore.

Ndaj për të humbur 900 gramë në javë ju duhet të digjni 500 kalori më shumë se sasia ditore e kalorive.

Nga ana tjetër, nëse ju humbisni peshë shumë shpejt, kjo nuk do të thotë që jeni duke eliminuar yndyrnat e tepërta.

Ekspertët sqarojnë se në rënien e shpejtë nga pesha, ajo që ndodh është se trupi eliminon lëngjet e tepërta.

Djegia e rezervave të dhjamit në trup nuk arrihet në një kohë të shkurtër.

Megjithatë ka disa përjashtime.

Në rast se një person është obez, atëherë mjekët mund të rekomandojnë ndjekjen e një regjimi me një sasi të kufizuar kalorish.

AgroWeb.org këshillon që regjime të tilla ekstreme kërkojnë gjithmonë mbikqyrjen e mjekut.

Rënia Nga Pesha Kërkon Ndryshime Në Stilin e Jetesës

Humbja e 900 gramëve masë dhjamore në javë është objektivi më i shëndetshëm për njerëzit që duhan të humbasin kilogramët e tepërt.

Ekspertët nënvizojnë se edhe një objektiv i tillë kërkon ndryshime në stilin e jetesës.

Këtu përfshihet ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime, drithëra të plota, peshk, yndyrna të shëndetshme, arra dhe fara.

Për më tepër, njeriu duhet të intensifikojë aktivitetin fizik disa herë në javë.

Aktiviteti fizik, sado minimal, është thelbësor për mirëmbajtjen e peshës në një periudhë afatgjatë. /AgroWeb.org

Vetitë e Kivit në Zbardhjen e Lëkurës – Mënyra Natyrale në Shtëpi

Frutat, perimet dhe përbërësit natyralë janë aleatët më të mirë të organizmit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Çdo trajtim duke filluar që nga ato më të shtrenjtët e deri tek më praktikët që përgatiten në shtëpi, fuqinë vepruese e marrin nga natyra.

Njëjtë si mënyra e thjeshtë që do ju sugjerojmë sot për të pasur lëkurë sa më të shëndetshme e të bukur.

Mesa duket kivi përveçse një frut i shijshëm ekzotik ka veti të mrekullueshme përsa i përket kujdesit ndaj vetes.

Ky frut i veçantë përmban shumë vitaminë C,E, luteinë dhe acid citrik. Të gjitha këto bashkë ndihmojnë në zbardhjen e shëndetshme të lëkurës dhe rikthimin në tonalitetin e duhur.

Për të marrë të gjitha vlerat mjafton të ndiqni këshillat tona si mëposhtë.

Si ta përdorni

Mjafton të merrni një fetë kivi dhe të fërkoni lëkurën me të, qoftë pjesë të trupit apo fytyrën.

Mund ta aplikoni edhe të shtypur në formën e një maske dhe ta mbani për disa minuta në zonën që dëshironi të trajtoni.

Vitamina C që kivi e përmban me shumicë do të largojë qelizat e vdekura dhe do të veprojë si një antioksidant i mrekullueshëm.  Vitamina E nga ana tjetër siguron shkëlqim dhe hidratim të plotë të lëkurës.

Në këtë mënyrë qoftë duke ngrënë frutin apo duke e vendosur mbi lëkurë ju do të ruani freskinë e saj dhe do të stimuloni prodhimin e kolagjenit që është burimi i rinisë.

Gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, kuron dhe parandalon aknet duke qenë se ka veti antibakteriale.

Përveçse për përdorim të jashtëm të gjitha këto veti të kivit mund t’i merrni edhe duke konsumuar frutin.

Në periudhën e verës është shumë i këshillueshëm pasi ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit dhe rrezatimi UV.

Duke larguar të gjithë këto probleme nga trupi juaj, kivi arrin të zbardhë lëkurën në tonalitetet e saj natyrale./AgroWeb.org

Pse Vaksina Ndaj COVID-19 Duhet Të Ruhet Në Temperatura Të Ulta?

Disa nga vaksinat ndaj Covid-19 si Pfizer ose Moderna, duhet të ruhen posaçërisht në temperatura nën zero gradë.

Por pse është kaq e rëndësishme që vaksinat të ruhen në temperatura shumë të ulta?

AgroWeb.org në bazë të të dhënave, ju njeh më poshtë me rëndësinë e ruajtjes së tyre në kushetet e caktuara.

Pse vaksinat COVID duhet të ruhen në temperatura të ulta?

Kjo ka të bëjë me një përbërës shumë të rëndësishëm që ato përmbajnë që quhet mRNA.

Injektimi i RNA-së tek një person funksionon duke e udhëzuar trupin të prodhojë një proteinë që gjendet në sipërfaqen e virusit korona.

Sistemi imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa kundër kësaj proteine . Kështu  e mëson trupin se si të mbrohet kundër virusit në të ardhmen.

Ky përbërës është mjaft delikat dhe mund të degradojë me shpejtësi e të shkatërrohet.

Për ta ruajtur, prodhuesit e vaksinave e veshin këtë përbërës me nanopjesëza lipide.

Këto flluska të vogla yndyre ndihmojnë në bartjen e ARN-së në qelizat tona dhe ofrojnë mbrojtje kundër enzimave që mund të shkatërrojnë materialin e brishtë gjenetik.

Megjithatë edhe kjo veshje nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur RNA-në, prandaj këtu hyjnë në funksion temeraturat e ulta.

Formulat specifike të nanopjesëzave lipide, të cilat mbahen sekrete nga prodhuesit e ilaçeve, përcaktojnë sesa të ftohta duhet të mbahen vaksinat.

Prandaj kërkesat për ruajtjen e tyre ndryshojnë në varësi të prodhuesit.

Si mbahen të ftohta vaksinat COVID-19?

Ruajtja e vaksinave fillon nga temperatura e kontrolluar, e cila monitorohet që nga prodhuesi, qendrat e transportit, aeroplanët e deri tek kamionët për në klinikë.

Disa vaksina si Moderna, nuk kërkojnë ndonjë trajtim jashtëzakonisht të veçantë, përveç ruajtjes në temperaturë të ulët.

Ndërsa vaksina Pfizer është e paketuar në akull të thatë dhe transportohet në kontejnerë të veçantë termikë. Të cilët janë të kompletuar me sensorë që përcjellin vendndodhjen dhe temperaturat, për tu siguruar që të qëndrojë brenda intervalit të kërkuar të temperaturës.

Objektet shëndetësore gjithashtu kanë mundësinë të mbajnë vaksinat Pfizer në kontejnerët e tyre termikë dhe të shtojnë akull të thatë çdo pesë ditë deri në një muaj, ose ta ruajnë atë në një frigorifer deri në pesë ditë.

Megjithatë shpërndarja e vaksinës Pfizer në disa komunitete veçanërisht në zonat rurale është e mbushur me sfida.

Mungesa e akullit ose vështirësitë në planifikim mund të jenë disa nga sfidat që hasen.

Por me anë të teknologjisë këto sfida janë kapërcyer me sukses./AgroWeb.org

Njerëzit e Parregullt Janë më të Zgjuar? Çfarë Thonë Ekspertët

Parregullsia konsiderohet si një tipas i njerëzve të pavëmendëshëm e për rrjedhojë edhe atyre më pak të zgjuar.

Por sipas ekspertëve ky supozim fare i përgjithshëm shpesh nuk është apsak i vërtetë.

Tendenca për të qenë të rrëmujshëm lind shpesh nga një mendje gjeniale.

Këtu mund të përmendim emra si Mark Tuejn apo Albert Ajnshtajn të cilët njiheshin për rrëmujën që krijonin gjatë procesit të tyre të punës.

Gjithësesi edhe parregullësia e ka një rregull, pasi jo gjithnjë është tregues i zgjuarsisë apo gjenialitetit.

Pasi ndonjëherë kaosi i vazhdueshëm është një disavatazh që ju ndikon thellësisht jetë e përditshme

Si ta kuptoni rregullin dhe kaosin?

Kaosi dhe rregulli si koncepte, por edhe në praktikë përdorin të dy thuajse të njejtat rregulla.

Nëse në një dhomë të rregullt mund të punoni apo jetoni më qetë në një dhomë të parregullt mun dtë jeni më kreativë.

Këtë thotë edhe një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Minesotas, i publikuar në revistën “Psychological Science”.

Ambienti ku jetojmë, ndikon shumë mënyrën se si sillemi në përditëshmëri dhe përgjatë gjithë jetës.

Në këtë eksperiment u trajtuan dy grupe punonjësish ku grupi i parë me zyrat më të rregullta ishin më të përpiktë në procesin e punës dhe zakonisht konsumonin ushqim të shëndetshëm.

Ndërsa grupi tjetër i cili vepronte në një ambient më kaotik u vu re se ishte me kreativ gjatë procesit të punës dhe njëkohësisht ushqime më pak të shëndetshme.

Kështu pë rtë gjetur zgjidhje të shpejta e shumë më kreative mesa duket duhet të dini paksa jashtë kornizave dhe të jeni spontanë e të çrregullt.

Si ta bëni këtë?

Kjo varet tërësisht nga ju dhe nga mënyra se si arrini të kombinoni mendimet tuaja.

Sipas psikologut Joy Paul Guilford, truri mund të stërvitet të jetë më kreativ dhe produktiv në të njejtën kohë.

Ndryshe quhet “të enderrosh me sy hapur”, kjo metodë ju ndihmon të stërviteni duke krijuar skenare të reja për çështje të përditshme.

Në këtë mënyrë mund të hapni horizonte të reja që përkthehet në më shumë mundësi për ju.

Nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të humbisni kohë duke bërë gjithë ditën vetëm këtë proces, por udhëtimi me mendje ju ndihmon të gjeni zgjidhje të shpejta për probleme të vogla si dhe ju bën më kreativë.

Kjo mënyrë jetese pak më e shkujdesur se e zakonshmja me të cilën mund të jeni mësuar ju ndihmon t’i mendoni gjërat në një spektër të ri.

Gjithçka që duhet të bëni është ta lini mendjen tuaj të eksporojë në faza të reja të cilat mund t’ju mësojë mënyra të reja për të përballuar situatat e përditshme./AgroWeb.org

Për Një Gjumë Të Shëndetshëm – Gabimet Që Duhet Të Shmangni

Nevojat e njerëzve për gjumë janë të ndryshme.

Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvëndësueshëm për shëndetin.

Një studim mbi këtë çështje, të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morrën pjesë mbi 1 milion njerëz të rritur, sugjeron se shëndeti i mirë i zemrës kërkon 6 deri në 8 orë gjumë.

Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flenin 6-8 orë gjumë me të tjerët.

Gjetjet treguan se individët që flenë më pak se 6 orë gjumë janë 11 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të zemrës ose ishemisë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë janë 33 përqind më të rrezikuar.

Të dhënat e këtij studimi u prezantuan më herët në këtë vit në takimin e rradhës të Shoqatës Evropiane Të Kardiologjisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.

Ekspertët pranuan se gjumi ndikon në shumë procese biologjike siç është metabolizimi i glukozës, tensioni i gjakut dhe inflamacioni.

Të gjitha këto procese nga ana tjetër ndikojnë tek sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas tyre, njerëzit duhet të shmangin mungesat afatgjata të gjumit ose fjetjen e tepërt në të mirë të shëndetit të tyre.

Për të garantuar këtë, ju nevojiten hapat e mëposhtëm të sjella nga AgroWeb.org.

Më Shumë Dritë Gjatë Ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale.

Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më Pak Nuanca Blu Gjatë Mbrëmjes

Ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu është i keq për trurin.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor, tablet apo celular të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

AgroWeb.org ju sugjeron të mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës, nëse keni vështirësi per të fjetur në darkë.

Gjumi Me Orar

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri.

Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Suplementët e Melatoninës

Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor.

Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci  duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Mos Pini Alkol

Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet.

Alkoli përkeqëson simptomat e gërrhitjes dhe pagjumësisë.

Dhoma e Gjumit

Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë.

Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Ushqimi Përpara Gjumit

Ekspertët thonë që ushqimet me karbohidrate duhen konsumuar disa orë dhe jo disa minuta para gjumit./AgroWeb.org


Ataku Në Zemër – 2020 Me 30% Ulje Të Rasteve

Doktorët në Finlandë mendojnë se pandemia e COVID-19 mund të ketë qenë arsyeja e kësaj rënie të konsiderueshme të numrit të atakëve kardiak në shtetin e tyre vitin e kaluar.

Kardiologu Mika Laine vuri re një ulje me rreth 30 % të numrit të pacientëve që pësuan një infarkt miokardiak – gjithashtu të njohur si atak në zëmër – në Spitalin Universitar Qendror të Helsinkit në prill dhe maj 2020.

Ajo që ishte veçanërisht interesante ishte se numra të ngjashëm u përsëritën kudo tjetër në Finlandë por dhe në botë.

“Kur nisëm ta studionim këtë çështje më në detaj, vumë re po të njëjtin fenomen të përsëritur kudo tjetër në Finlandë si dhe në shtete të tjera në Europë dhe SHBA. Pra ishte një fenomen global që ndodhi gjatë pandemisë së COVID,” tha ai për Euronews.

Trupa e Shëndetit Publik në Finlandë ka nisur një studim për ta kuptuar këtë fenomen më thellë.

Çfarë e shkaktojë rënien?

Siopas Laine, rënia e numrit të atakëve të zemrës ishte rezultat i ndryshimeve që u bënë pas përhapjes së pandemisë.

“Ne kemi po të njëjtat gjene si vitin e kaluar apo dy vite më parë. Pra duhet të jetë diçka në mjedis që ka ndryshuar,” tha ai.

Një faktor mund të jetë edhe kthimi tek “puna nga shtëpia” që erdhi Marsin e kaluar si pasojë e mbylljes apo “lock-downit” në të gjithë botën.

“Njerëzit janë në shtëpi, janë më pak të stresuar sepse nuk u duhet të kalojnë orë të tëra në trafik në mëngjes, duke rendur me nxitim nga shtëpia në punë dhe e kundërta,” tha Laine.

Të dhëna nga Qendra e Studimeve EU Science Hub tregon se edhe përpara pandemisë, me tepër Finlandezë punuan nga shtëpia se në çdo lloj vendi tjetër Europian.

Majin e shkuar, kjo qendër zbuloi se rreth 60 % e të punësuarve finlandez, kishin bërë ndryshmin duke punuar në punët e njohura si “teleworking”, që përfshijnë punët fleksibël, punët nga shtëpia apo ato të lidhura me internetin, telefonin apo email-in.

“Por kemi parë këtë rënie edhe tek ata që janë në pension apo që nuk punojnë pra nuk mund të jetë vetëm kjo arsyeja,” thotë Mika Laine, Kardiolog në HUS.

A kishte vërtetë më pak atakë zemre në 2020?

“Ne e dimë se shumë njerëz ndaluan cigaren nga frika se tymosja lidhet me vdekshmëri të lartë nga COVID,” tha ai.

Cilësia e përmirësuar e ajrit në fshatra dhe qytete si pasojë e mbylljes gjatë pandemisë mund të ketë luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjithashtu, pasi grimcat e ndryshme që gjenden në ajër njihen si faktor i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës.

Sidoqoftë jo të gjithë janë të bindur se pandemia pati një ndikim pozitiv tek të gjithë pacientët e zemrës.

Një studim i publikuar nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në janar zbuloi se vdekjet si pasojë e sëmundjeve ishemike të zemrës dhe tensionit të lartë pësuan  rritje në disa pjesë të SHBA-së gjatë fillimit të pandemisë.

Studiues amerikan gjithashtu shprehën shqetësimin se disa pacientë mund të kenë vdekur si pasojë e refuzimit të trajtimit spitalor nga frika e infektimit.

Një trend i përkohshëm apo një ndryshim madhor?

Në rastin e Finlandës ama, Dr. Laine nuk ndan të njëjtin mendim.

“Ne nuk kemi parë asnjë rritje në vdekshmëri si pasojë e sëmundjeve të zemrës ndaj për momentin ne besojmë se është një rënie e vërtetë në numrin e rasteve jo sepse pacientët nuk kërkojnë ndihmë,” tha ai.

Dr. Laine raporton se numri i pacientëve që pësojnë atak kardiak në Finlandë qëndron rreth 5 % më i ulët se mesatarja, edhe pas lehtësimit të masave anti-COVID.

“Unë besoj se ky është një shembull tipik se sa ndikim mund të kenë faktorët mjedisor në infarktet e zemrës. Dhe besoj se kjo po na motivon të bëjmë disa ndryshime më të shëndetshme në mënyrën tonë të jetesës,” tha Laine./Burimi:EuroNews

Urthi – Cilat Janë Ushqimet Më Të Mira, Cilat Janë Të Dëmshme

Njerëzit po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lartë në stomak ose urthi.

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.

Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.

Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.

Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.

Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të shmangni domatet, djathin, kafenë, qumështin, të skuqurat, agrumet, çokollatën, ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe sheqerin e rafinuar.

Lajmi i mirë është se disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.

Selinoja

Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.

Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.

Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra

Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.

Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili

Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.

Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.

Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Shafrani 

Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.

Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.

Shafranin e gjeni në supermarkete.

Salmoni 

Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.

Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.

Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.

Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi./AgroWeb.org


Lidhja Mes Sëmundjeve Të Zemrës Dhe Veshkave – Këshillat Që Ju Duhen

Të gjitha organet e trupit të njeriut janë të varur nga njëri tjetri.

Kjo varësi e ndërsjellë nënkupton që çdo organ funksionon me ndihmën e tjetrit.

Një nga lidhjet më të forta në organizëm është mes zemrës dhe veshkave.

Ekspertë mjekësorë kanë vënë re se personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës eventualisht goditen nga sëmundjet kronike të veshkave dhe anasjelltas.

Lidhja Mes Sëmundjeve Të Zemrës Dhe Veshkave

Ekspertët kanë zbuluar pesë shtyllat kryesore të ndërvarësisë mes dy sëmundjeve të cilat janë:

Episodet akute të kolapsit të zemrës mund të shkaktojnë dëme akute të veshkave,

Kolapsi kronik i zemrës shkakton sëmundje kronike të veshkave,

Përkeqësimi i funksionit të veshkave mund të shkaktojë kolaps akut të zemrës,

Sëmundjet kronike të veshkave rrisin prevalencën e sëmundjeve koronare dhe aritminë,

Sëmundje si diabeti mund të nxisin probleme me veshkat dhe zemrën.

Këto të dhëna tregojnë se nëse zemra është e sëmurë, rradhën e kanë veshkat.

Njerëzit e prekur nga zemra dhe nga veshkat janë më të rrezikuar nga një vdekje e parakohshme, thonë ekspertët.

Kur zemra bëhet e paaftë të pompojë gjak ajo ndikon menjëherë tek veshkat në mënyrat e mëposhtme:

Sasia e gjakut pakësohet ndjeshëm dhe veshkat nuk kanë volum të mjaftueshëm gjaku për të filtruar.

Kompensimi i rënies së volumit të gjakut shkakton një sërë ndryshimesh në sistemin nervor simpatetik dhe në hormonet të cilat kontrollojnë sasinë e kripës dhe ujit në qarkullim.

Këto ndryshime pakësojnë qarkullimin e gjakut në veshka.

Problemet me zemrën rrisin presionin në vena, sidomos ato në veshka dhe përkeqësojnë funksionet e tyre.

Nga ana tjetër, sëmundjet e veshkave shkaktojnë probleme me zemrën në dy mënyra:

Sëmundjet e zemrës zmadhojnë depozitat e kripës dhe ujit në organizëm duke stërmunduar zemrën.

Volumi i madh i lëngjeve në trup përkeqëson funksionet e zemrës dhe mund të shkaktojë probleme me pompimin e saj.

Për më tepër, kur veshkat janë në telashe, toksinat e akumuluara në gjak rrisin rrezikun e sëmundjeve koronare.

Si Të Parandaloni Sëmundjet E Këtyre Organeve

Njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të trajtojnë hipertensionin dhe diabetin.

Ata duhet të ruajnë një peshë të shëndetshme, të kryjë sa më shumë aktivitet fizik e të mos pijë duhan.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave duhet të mbajnë nën kontroll të gjithë faktorët e rrezikut që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës./AgroWeb.org


16 shtetet që kanë nisur të përdorin pasaportën COVID për të udhëtuar në BE

Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikatën digjitale COVID për BE’ të quajtur EUDCC që i lejon qytetarët të udhëtojnë lehtësisht nga njëri kufi tek tjetri.

Komisioni Evropian thotë se këto 15 shtet anëtare – Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia dhe Spanja, – janë kyçur në këtë sistem dhe kanë nisur tashmë të lëshojnë certifikatat e para.

Këtyre shteteve i është bashkuar edhe Islanda, e cila u bë vendi i parë i grupit të 4 shteteve të Zonës Ekonomike Evropiane, që i bashkohet kësaj skeme.

Zyrtarisht e quajtur Certifikata Digjitale e Gjelbër e BE, apo në gjuhën origjinale EU Digital Green Certificate, vendet e tjera pritet t’i bashkohen deri në 1 korrik, pasi funksionet të shpërndahen në të gjithë kontinentin.

Certifikatat vihen në dispozicion në letër ose në formë digjitale pa asnjë kosto shtesë.

Plani i BE është që ky sistem i përveçëm të mundësojë udhëtimin e sigurt duke bërë që kjo kartë apo lejekalim të verifikojë statusin shëndetësor të udhëtarit – qoftë kjo me anë të vaksinimit, një testi të kohëve te fundit me rezultat negativ, apo një provë tjetër se virusi është kaluar.

Më shumë se 20 shtete e kanë testuar këtë sistem me sukses, thotë Komisioni Evropian i cili shton se projekti u vu në zbatim pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

Certifikata u bë zyrtarisht pjesë e legjislaturës së BE në një kohë rekord prej 62 ditësh, më 14 qershor.

Deri më tani vaksinat e pranuara nga BE janë: Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Oxford University, Moderna, and Johnson & Johnson.

Zupa Shtëpie – Ëmbëlsi e Freskët, e Lehtë

Zupa shtëpie, një ëmbëlsirë krejt e lehtë, e kombinuar në mënyrë fantastike me arra, reçel dhe biskota për të kënaqur shijen në çdo kohë të ditës.

E shoqëruar me kafe, çaj apo duke e shijuar edhe vetëm, kjo ëmbëlsirë është ndër më tradicionalet, e përgatitur shpesh nga amvisat në shtëpi dhe një nga më të preferuarat në pastiçeritë shqiptare.

Fantastike në servirjen e saj si gosti në mikpritjen e miqve ashtu si edhe në servirjen e saj në fund të drekave e darkave familjare.

Një shije krejt tjetër, kremoze falë qumështit si përbërës kryesor të saj dhe e pasuruar me disa nga përbërësit më të shijshëm të kuzhinës, arrat e biskotat e thërrmuara si dhe reçeli unik shqiptar i qershisë gjithashtu.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së zupave. Kjo është një ëmbëlsirë që përgatitjen krejt lehtë dhe shpejt për të ëmbëlsuar familjen dhe më të dashurit gjithashtu.

Përgatitja e Zupave në Shtëpi

Përbërësit

1.5 litra qumësht

2 të verdha veze

10 lugë sheqer

7 lugë niseshte

1 lugë kafeje vanilje

1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara

Një grusht arra të thërrmuara

Reçel qershie

Kanellë

Përgatitja

Si fillim në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.

Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten.

Gjithë masën e përzjejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.

E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.

I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara dhe pak reçel qershie.

Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara, arra dhe nga një lugë të vogël me reçel qershie.

Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta./AgroWeb.org


Kumështa – Pija Që Ndihmon Me Tretjen e Shpejtë

Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Ajo përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Duke nisur nga shqetësimet e mëlçisë e deri tek pastrimi i enëve të gjakut.

Sot AgroWeb.org ju tregon përgatitjen e një pijeje e cila si përbërës kryesor ka pikërisht hirrën.

Në zonat veriore ajo njihet me emrin Kumështë dhe përdorej për të ndihmuar tretjen.

Sipas traditës kjo pije shërbehej kur gjatë një vakti ishte konsumuar një ushqim i rënd dhe i yndyrshëm.

Kumështa preferohet edhe gjatë ditëve të nxehta të verës për të freskuar dhe rigjallëruar organizmin.

Nga ana tjetër kjo pije ndihmon edhe me rënien nga pesha nëse konsumohet gjatë ditës.

Është fakt i njohur se proteina ndihmon me mbajtjen e formës së trupit nën kontroll.

Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.

Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të  konsumit të kalorive ditore ul me 60% urinë për të ngrënë.

Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjellin ulje peshe prej rreth 3,5 kg në mënyrë krejt natyrale për 3 muaj.

Dhe kjo duke mbajtur në ekuilibër masën muskulore sipas kërkimeve të AgroWeb.org.

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të mbani trupin në formë dhe të ruani masën e çmuar muskulore.

Përbërësit:

2 litra hirrë djathi

4-5 lugë gjelle kos

Përgatitja

Si fillim vendosim hirrën e djathit në një tenxhere dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Më pas e heqim nga zjarri dhe e lejojmë të ftohet mirë.

AgroWeb.org ju këshillon që kur hirra të jetë e vakët shtojini kosin dhe më pas enën duhet ta mbuloni.

Mund të përdorni një pecetë kuzhine, mjafton që ena të jetë e mbështjellë mirë.

Lëreni hirrën për 3-4 orë në mënyrë që të fermentohet.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur kullojeni hirrën e fermentuar dhe ruajeni në frigorifer.

Kumështa e ftohtë është një pije perfekte si për të ruajtur peshën po ashtu edhe për t’u freskuar./AgroWeb.org


Ujë I Ftohtë Në Kyçet e Dorës Për T’u Freskuar Menjëherë

Stina e verës është ulur tashmë këmbëkryq në vendin tonë duke u shoqëruar me temperatura të larta, të cilat janë të papërballueshme që në paradite.

Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme.

Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.

Ekspozimi afatgjatë në temperature të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë.

Djersitja ka një rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë.

Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.

Kontraktimet e muskujve, përtharja dhe skuqja e lëkurës janë gjithashtu dy sinjale që tregojnë se duhet të futeni sa më parë në ambient të kondicionuar.

Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit  dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.

Si Të Freskoheni Duke Mbajtur Kyçet Nën Ujë

Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje shumë e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupit.

Ekspertët thonë që kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapeni rubinetin dhe vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm.

Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.

Një mënyrë e tillë do të ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve dhe krahëve.

Më pas gjaku do të qarkullojë në të gjithë trupin duke e mbajtur atë të freskët për rreth një orë.

Hidratimi I Domosdoshëm Gjatë Gjithë Ditës

Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.

Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta.

Kësisoj ju do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën./AgroWeb.org

 


Kafe Turke Për Një Jetë të Gjatë? – Zbuloni Faktet Shumë Interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.

Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.

Kafeja Turke: Një Histori Intrigash Politike dhe Dashurie

Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.

Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.

Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.

Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.

Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.

Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.

Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.

Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.

Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.

Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.

Kafeja Turke dhe Jetëgjatësia

Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.

Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz  të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.

Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Rezultatet e studimit treguan  qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.

Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut.

Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.

Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.

Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.

AgroWeb gjithsesi këshillon të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit./AgroWeb.org


Normaliteti Pas Covid-19 Një Sfidë e Vështirë

Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por disa gjëra nga periudha e Coronas do të mbesin. Politikanët, sipërmarrjet dhe shoqëria duhet të gjejnë një përgjigje për këtë, thotë Gero Schliess.

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes.

Aktualisht, shumë njerëz ia bëjnë sërish këtë pyetje vetes. Njerëz, të cilët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit pas muajsh mbylljeje në periudhën që po agon pas koronës. Drita e normalitetit, pritja e një vere të shkujdesur siç e kemi dëshiruar në shumë muaj distancë dhe të ndenjjes në vend.

Jam akoma ai që isha?

Por papritmas ti ndalon dhe e pyet veten me dyshim: A jam ende ai që kam qenë? A jam akoma ai që isha para Coronas? Sa kam ndryshuar? Dhe si do të përshtatem me këtë botë të re, të vjetër?

Politikanët i shpallin me krenari shifrat  gjithnjë e më të ulëta të incidencës javore të infektimeve. Në Gjermani duket se po e vendosim Corona-n nën kontroll. Kjo është një arsye për t’u gëzuar – jo vetëm për kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Por përtej shifrave anonime, individi shpesh harrohet. Kur bëhet fjalë për veten tonë, për çdo individ, shifrat e rënies së incidencës shpesh kanë përballë një kurbë në rritje të shqetësimeve dhe frikës.

Jo sukses i sigurt

Sepse një gjë është e qartë: rruga në pandemi ishte shkëmbore dhe stresuese. Rruga për të dalë nga pandemia nuk është aspak sukses i sigurt.

Kjo nuk vlen vetëm për pacientët më pasoja afatgjata mtë COVID ose për grupin e madh të atyre që janë shëruar, të cilët, sipas një studimi në revistën e specializuar britanike “The Lancet Psychiatry”, luftojnë mbi mesataren me çrregullime ankthi dhe me luhatje humori. Dhe kjo nuk vlen vetëm për njerëzit e panumërt, që u ekspozuan ndaj dhunës në familje ose që vuajnë nga trauma të tjera.

Shijimi i ritmit më të ngadaltë të jetës

Si është puna, për shembull, me fëmijët që i patën mësimet pa prani fizike dhe pa shokët e shkollës për shumë muaj? Ose fare thjesht: si është puna me ne, që mendojmë se e kaluam fare mirë në të vërtetë kohën e izolimit dhe veçimit? Me ne, që ishim në gjendje të nxirrnim ndonjë përfitim nga ritmi më i ngadaltë i jetës, që punuam me zell që nga shtëpia, por që ishim edhe shumë me qejf vetëm? Dhe që mund të bënim pa çmendurinë e biznesit të mbinxehur dhe superambicien profesionale.

Rruga për të dalë nga pandemia nuk është sukses i sigurt as për këta njerëz. Studimet shkencore ose të dhënat e shoqërive të sigurimeve shëndetësore tregojnë se pandemia ka goditur shumë psikikën e njerëzve.

Fenomen i përhapur është një tendencë e shtuar për depresion. Ato mbeten – dhe nuk zhduken automatikisht me virusin.

Dhe është e papranueshme që kohët e pritjes për psikoterapi ambulatore në Gjermani po zgjaten gjithnjë e më shumë dhe se, sipas “Shoqatës së Psikoterapistëve Psikologjikë”, pacientëve u duhet të presin deri 22 javë.

Bota ka ndryshuar

Fatkeqësisht, politikanët nuk patën vepruar në mënyrë aktive në zgjerimin e gamës së shërbimeve këshilluese.

Si kudo tjetër, në institucionet e mëdha mund të vërehet një tendencë për “biznes si zakonisht” të përshpejtuar dhe të pandjeshëm.

Një shembull i mirë për këtë zakon të keq të përhapur është thirrja e sipërmarrësve që punonjësit e tyre tani të jenë aq të mirë sa të kthehen nga shtëpia në tryezat e sipërmarrjeve.

Punonjësi, i cili sapo është vlerësuar për zhdërvjelltësinë e tij, fërkon sytë me habi. Dhe me të gjithë ata që ndërkohë kanë konstatuar: pas Coronas situata nuk është e njëjtë si para Coronas.

Jo vetëm që ne kemi ndryshuar, por ka ndryshuar edhe bota përreth nesh.

Riorganizimi i botës së punës, lehtësitë e komunikimit digjital ose rikujtimi i së veçantës rajonale nuk duhet të degradohen në një viktimë emergjente të lidhur me pandeminë. Përkundrazi, ato duhet të jenë pjesë e një riorganizimi të mjedisit tonë dhe ripërcaktimit të jetës sonë.

Le ta nisim me këtë. Le të frymëzohemi nga takimi me një realitet të ri! Përndryshe të gjitha sakrificat në luftën kundër Coronas do të shkojnë dëm.\DW