Burimet e energjisë së rinovueshme do të pushtojnë furishëm botën. Ishte viti 1976 kur Amory Lovins parashikonte atë që do të ishte realitet gati 40 vjet më vonë. Në Paris, në javët e ardhshme liderët botërorë do të mblidhen pikërisht për të vendosur fatet e botës përsa i përket ndryshimeve klimatike dhe uljes së nivelit së CO2, e cila ka shumë gjasa që do të ndodhë dhe falë kthimit të syve drejt energjisë së rinovueshme.

Drejt së cilës në fakt janë drejtuar dhe shumë vende të zhvilluara. Por jo vendi ynë. Për sa i përket energjisë së rinovueshme johidrike, Shqipëria është shumë mbrapa po të krahasohet me vendet e tjera të rajonit, edhe pse vendi ynë ka potencial të madh për të ngritur parqe ere deri në 2000 MW dhe panele diellore. Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë në përcaktimin e kushteve të tyre për Shqipërinë në lidhje me energjinë e rinovueshme.

Loading...

Deri në vitin 2020, afërsisht 38% të energjisë, konsumatorët shqiptarë do të duhet ta sigurojnë nga energjia e rinovueshme. Ky është një kusht i vendosur nga BE, i cili do t’u sigurojë qytetarëve shqiptarë kosto më të ulët të energjisë dhe një mjedis më të pastër dhe pa ndotje. Përmes fondeve IPARD Like, BE ka investuar në disa projekte për energjinë e rinovueshme. Energjia e rinovueshme krijohet nga era, energjia diellore apo nga mënyra të tjera, miqësore ndaj ambjentit.

Gjithashtu me ndryshimet në ligjin për “energjinë e rinovueshme”, e cila është miratuar nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, synohet që të tërhiqen më shumë investitorë në këtë fushë. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Norvegjisë që ka pothuajse 100% të energjisë së rinovueshme elektrike në sajë të shfrytëzimit të burimeve hidrike përmes hidrocentraleve dhe që është e bekuar në të paturit diell gjatë gjithë vitit.

E ardhmja është në mënyrë të pashmangshme drejt energjisë së rinovueshme dhe më poshtë po ju listojmë dhe 4 arsyet se pse bota do t’i përqafojë këto burime natyrale në të ardhmen:

1-S’ka rrugë tjetër: viti 2015 është viti më i nxehti në histori, ndërkohë që ka ardhur koha që çështja e ndryshimeve klimatike të shihet me prioritet. Vendet, të cilat kanë rreth 90% të emetimit të gazit serrë kanë dorëzuar planin e tyre të veprimit për klimën para hapjes së negociatave në Paris, por gjithsesi ka një hendek mes asaj që qeveritë mëtojnë të bëjnë dhe se çfarë duhet të bëhet për t’i mbajtur temperaturat që të rriten në maksimumin e 2 gradëve, për të cilën janë zotuar. Sektori energjetik përbën rreth 2/3 e emetimit global. Energjia e rinovueshme dhe rritja e efiçencës së energjisë janë të vetmet teknologji që mund të implementohen shpejt dhe me një shkallë të qenësishme për të mbyllur këtë hendek në kohë.

2- Ka kosto më të ulët: Energjitë e rinovueshme janë burimet më ekonomike të energjisë në shumë vende të botës dhe po shtohen akoma më shumë me kalimin e kohës. Që nga konferenca e klimës në Kopenhagen në vitin 2009, çmimet e paneleve diellore kanë rënë me 75%. Ndërkohë që era është një nga burimet më kompetitive të energjisë, duke prodhuar energji për më pak se 5 qindarka për kilovat orë.

3- Përkon me synime të tjera: Energjia e rinovueshme është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë për të siguruar shërbime të energjisë moderne për më shumë se 1 miliard njerëz të cilët aktualisht nuk kanë akses të energjisë së rinovueshme. Energjia e rinovueshme mund të përmbushë nevojat e pothuajse 60% të kërkesës për energji. Ishujt Marshall përshembull kanë sjellë energji të pastër te më shumë 95% tek komunitetet e tyre të largëta në ishull falë instalimit të paneleve diellore. Në Bangladesh gjithashtu janë ngritur 3.6 milionë njësi, nga të cilat kanë përfituar energji 20 milionë njerëz. Përveç aksesit energjia e rinovueshme krijon dhe vende pune, ul në mënyrë dramatike ndotjen e ajrit dhe rrit Prodhimin e Brendshmë Bruto, përmes kostove të ulëta, zhvillimin e industrisë lokale.

4- Transformimi është rrugës: Kapaciteti i energjisë së rinovueshme numëron më shumë se gjysmën e kapacitetit në energjinë globale që nga viti 2011. Më shumë se 130 vende janë zotuar për një dikarbonizim në atatgjatë. Kompani si IKEA, Johnson & Johnson, H&M, Nike and Nestlé i janë bashkuar gjithashtu kësaj iniciative duke përdorur 100% energji të rinovueshme për konsumin e tyre të përditshëm. Pyetja që shtrohet tanimë nuk është nëse bota do të shkojë drejt energjisë së rinovueshme, por sa shpejt do ta bëjë këtë. Vendimet që do të marrin në vitet e ardhshme do të përvcaktojnë nëse jemi në gjenjde për mbyllur hendekun e emetimit të gazit serrë, duke krijuar kështu një klimë më të mirë për fëmijë dhe gjeneratat e ardhshme.

Loading...