Eksportet e pemëve frutore në tregjet e BE-së u rritën me 11% në shtator

247 0

Eksportet e pemëve frutore në tregjet e BE-së kryesuan me një rritje prej 11% në muajin shtator 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet e kumbullës, shegës, pjeshkës, rrushit, mollës dhe pjeprit, zhvendosën në fillim të sezonit të vjeshtës, në vendin e dytë eksportet bujqësore të serave.

Rreth 500 tonë pemë frutore u eksportuan gjatë muajit shtator të këtij viti në vendet e rajonit dhe 5 vende të Bashkimit Europian.

Ndërkohë prodhimi dhe eksportet bujqësore made in Albania, vijojnë rritjen e qëndrueshme, duke ndikuar në përmirësimin e bilancit tregtar. Në vitin 2013 raporti import-eksport ishte në shifrat 6-1 ndërsa sot ky raport është ulur në 3 me 1, në favor të eksporteve shqiptare.

Treguesit e përmirësuar të bilancit tregtar për prodhimin bujqësor, janë fakt real se ky sektor po ecën sipas kërkesave të tregut dhe politikat e qeverisë po e orientojnë atë drejt kërkesë-ofertës së tregut./ATSH