Fondet IPARD, Gati Thirrja e Tretë për Financimin e Fermerëve dhe Agrobizneseve

241 0

Programi IPARD II i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare dhe BE, me një total financimi prej 94 milionë euro ka transformuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vendn tonë në shumë drejtime biznesi dhe ka nxitur punësimin e të rinjve.

Mnistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po përgatitet të hapë thirrjen e tretë në programin IPARD II, pas realizimit me sukses të dy thirrjeve të para të këtij programi që financon nga 50-70% të vlerës së investimit për tre masa mbështetëse: Investime në fermë, agropërpunim dhe agroturizëm.

Dy Thirrjet e Para të Suksesshme

Aktualisht Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) zbatuese e këtij Programi po punon krahas shqyrtimit të e 371 aplikimeve me një kërkesë për fond prej 82.4 milionë euro, edhe për hapjen e një thirrje tjetër, përtej pritshmërisë pozitive të zbatimit të IPARD për thirrjen e Tretë në mbështet të masave të reja mbështetëse për fermerët.

Aktualisht në thirrjen e Dytë për Masa 1 janë kryer 148 aplikime, me 23.25 milion euro; Masa 3: 93 aplikime me 34.53 milionë euro dhe Masa 7: 130 aplikime me 24.62 milionë euro.

Zhvillimi i Sektorit të Bujqësisë

Programi synon të mbështesë fermerët, shoqëritë e bashkimit bujqësor, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizikë, juridikë, mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo bujqësore që kryejnë investime në sektorin bujqësisë.

Investimet përfshijnë prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, mishit, fruta perimeve, vreshtave, investime mund të kryhen në akuakulturë, si dhe në lidhje me shërbimet për popullsinë e zonave rurale, turizmin natyror, si dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme./Marrë nga ATSH