Hapet Skema e Grantit në Fushën e Turizmit, Zejtarisë dhe Agro-Përpunimit

438 0

Sipërmarrësit në sektorë si turizmi, informatika, zejtaria, tekstilet, agro-përpunimi por jo vetëm mund të aplikojnë për grante në mbështetje te ideve të tyre falë projektit ProSEED.

Ky i fundit është një bashkëpunim midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ.

Programi financohet nga Republika Federale e Gjermanisë për Republikën e Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Afatet Për Aplikimin e Granteve

Në një njoftim të fundit, Agjencia e Investimeve AIDA ka bërë me dije se janë hapur aplikimet për të gjithë aspiruesit për të qenë sipërmarrës, thirrje e cila do të mbështetet nga kjo skemë.

“Njësia e Zbatimit të projektit PIU- ProSEEED pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njofton të gjitha bizneset ekzistuese, bizneset e reja dhe start-up se kanë filluar aplikimet për Skemën e IDEA-Grant në mbështetje të asprirantëve për sipërmarrës. Thirrja për aplikim do të mbetet e hapur deri në datë 31.01.2020,”- thuhet në njoftim.

IDEA Grant është pjesë e programit 2 vjeçar ProSEED, i cili është një bashkëpunim mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj gjermane, objektivi i të cilit është të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, të nxisë punësimin, arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke i dhënë shtysë punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe vetëpunësimit, veçanërisht për të rinjtë e kualifikuar, në tregun shqiptar të punës.

Fushat Me Interes të Lartë

Programi implementohet nën mbikëqyrjen e Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë.

Përmes skemës IDEA-Grant ofrohet mbeshtetje financiare për biznese ekzistuese, ide te reja biznesi dhe start-up në Shqipëri.

Fushat kryesore që mbulon Skema IDEA- Grant janë informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimi, por jo vetëm.

Lidhur me kriteret e aplikimit dhe detajet e tjera rreth projektit, AIDA ka publikuar edhe rregulloren, modelin e plan biznesit që duhet të paraqesin sipërmarrësit, formulari i vetëdekalrimit dhe ai i aplikimit./Burimi:Monitor