Korça Ka Shitur Rreth 85% të Prodhimeve Bujqësore Gjatë Muajit të Fundit

438 0

Fermerët korçarë, po përgatiteten për mbjelljet e pranverës, ndërsa kanë shitur rreth 85% të prodhimeve bujqësore nga fermat e tyre, muajin e fundit.

Sipas statistikave nga drejtoria e Bujqësisë Korçë, mollet dhe patatet, janë dy nga produktet me prodhimtarinë më të lartë në këtë rajon që kanë shënuar edhe shitjet më larta.

Janë rreth 2100 hektarë tokë të mbjella me patate në këtë rajon, ku prodhohen deri në 60 mijë ton patate për tregun vendas dhe eksport.

Ndërsa mollët e Korçës zënë rreth 60% të prodhimit të brendshëm.

Nga rreth 60 mijë ton patate që prodhohet në të gjithë qarkun, ka mbetur ende e pa shitur rreth 7 mijë ton, sasi e cila pritet të tërhiqet në ditët që vijnë.

Ekspertët shprehen se, situata e COVID-19, ka rritur kërkesën e tregut vendas dhe atij të huaj për prodhime bujqësore, çka ka sjellë dhe shitje në shifra disa herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Drejtoria e Bujqësisë ndërkohë i ka bërë apel fermereve që te drejtohen pranë zyrave të bujqësisë për t’u pajisur me NIPT, për të mos pasur pengesa në qarkullimin e tyre në të gjithë qarkun, në kushtet e masave ndaj COVID-19./Burimi:Atsh