Prodhimi i Perimeve të Freskëta Në Vend Kap Shifrën 1.3 Tonë

256 0

Prodhimi i përgjithshëm i perimeve të freskëta në shkallë vendi u rrit në 1.3 milionë tonë në fund të vitit të kaluar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, publikoi statistikat, sipas të cilave rezulton se në harkun kohor të nëntë viteve të fundit, prodhimi bujqësor vendas i perimeve u rrit, me rreth 400 mijë tonë.

Sipas statistikave, në vitin 2019 prodhimi bujqësor i perimeve të frekëta shënoi 1 253 467 tonë kundrejt 860 mijë tonëve, që ishte ky tregues në vitin 2010.

Në kategorinë e përgjithëshme të këtyre produkteve dominon për prodhimin më të lartë, kultura e domates, kastravecit, specit, patëllxhanit, qepës e karotës.

Të gjitha këto perime eksportohen dhe po bëhen gjithnjë e më të kërkuara nga tregjet e huaja.

Rritja e prodhimit të tyre, arrin të furnizojë dhe të plotësojë kërkesat e konsumtorit vendas dhe çmimet e shitjes janë në tregues të qendrueshëm përjashto luhatjet në pikun e prodhimit të tyre që pësojnë ulje dhe kur janë në fund të sezonit që shoqërohen me rritje të vlerës së tregtimit.

Por sipas ekspertëve konjuktura prodhime në fushë dhe e prodhimit në serra për prodhimet e freskëta të perimeve, po ruan më së miri balancën e prodhimit dhe furnizimit të qëndrueshëm të tregut me këto produkte.

Gjatë vitit të fundit eksportet e domates shënuar sasinë e 3.4 mijë tonëve, kundrejt vitit 2010 ku u eksportuan 2.8 mijë tonë. /Burimi:Atsh