Produktet Cilësore Rrisin Reputacionin e Shqipërisë në Botë

276 0

Produkte ‘Made in Albania’ në supermarketet e Amerikës? Për shqiptarët do të ishte një Ëndërr Amerikane, por për amerikanët duket se është një Realitet Shqiptar.

Me optimizëm e doza inkurajuese David Reside, Shef i Departamentit për Europën dhe Euroazinë i USAID në Washington, ardhur për një vizitë në Shqipëri, vlerëson agrobizneset shqiptare me nota maksimale, duke i cilësuar impresionuese dhe mahnitëse.

‘Jam i bindur se produktet tuaja cilësore do t’i gjej së shpejti në SHBA. Madje mezi pres t’i shoh’ thotë me bindje përfaqësuesi i lartë i USAID Reside, pas vizitave në disa prej agrobizneseve të suksesshme shqiptare në Goriçan të Beratit e Krutje të Lushnjes.

Rrugëtimi nisi me vizita dhe takime me prodhues të produkteve në serra dhe konsoliduesve në fshatrat e Beratit, mbëshetur nga projekte të USAID dhe AAC Lushnja e më pas, në Krutje në serën më të madhe në vend të Agrocon Albania.

Teksa merr kthesën për në fshatin Pirre, rruga duket sikur të çon në askund, deri në fakt të shfaqet një pamje me serra aq gjigande e impresiunuese, sa të duket se në të vërtet ke shkuar në shtet tjetër. Projekti, i cili kap shumën 5 milion Euro, shtrihet në 30 hektarë, në një nga zonat më pjellore në vend, ku 10 ha janë serrë me teknologji të lartë dhe 20 ha në fushë të hapur.

Nga dita e parë me USAID dhe CBS – Sukses ditë pas dite

Sukesesi i qartë është bazë e forte për të kaluar në bashkëpunimin përmes projektit të ri të USAID e CBS, SmartKapital, përmes të cilit Agrocon do të vijojë zgjerimin e biznesit. Foto në serat e Agrocon, Lushnje/AgroWeb

Nuk ka qenë e lehtë, por jo e pamundur. Falë mbështetjes së USAID dhe Projektit AgroCapital zbatuar nga CBS, kjo sipërmarrje e re, është ndihmuar për lehtësimin e financimit përmes një kredie tregtare, duke asistuar në zhvillimin e plan biznesit, çertifikimin e produkteve dhe rritjes së teknologjive prodhuese.

Suksesi i qartë është bazë e forte për të kaluar në bashkëpunimin përmes projektit të ri të USAID e CBS, SmartCapital, përmes të cilit Agrocon do të vijojë zgjerimin e biznesit me sistemet frigoriferike dhe zgjerimit të kompanisë me financim nga grantet e AZHBR dhe IPA.

‘Kur nisëm këtë biznes trokitëm në shumë dyer. Ajo që na u hap, e që i jemi mirënjohës ishte dera e CBS dhe USAID e që nga dita e parë e deri më sot, kemi zbatuar pikë për pikë gjithçka të sugjeruar dhe kjo ka qenë garancia e këtij suksesi që kemi sot’ thotë Adrian Doko, ekspert i mirënjohur i bujqësisë në Agrocon, të cilin përvoja e ka bërë të njohë çdo detaj të kësaj fushe.

Kompania punëson 90 punojës dhe Adriani tregon se aktualisht ferma ka produkte cilësore si kastraveci, speci, pjepër, domate shalqi. Kemi provuar edhe lakër pranverore, por tregu i munguar na bëri të mos e mbjellim sërish, thotë z Doko, duke theksuar se aktualisht ‘kali i betejës’ janë specat dhe kastravecat si produktet cilësore më të kërkuarat.

Agrocon pëveç shitjeve në tregun vendas eksporton edhe në Çeki, Slloveni e Kroaci me synim tregjet e Evropës Perëndimore. Për këtë përmes projektit B-REDI të USAID për çertifiimet ndërkombëtare, Agrocon është ndër të parat kompani me çertifikimin Global GAP, pa të cilin asnjë prodhim nuk hyn në tregjet e BE-së.

E teksa mes fidanëve të gjelbër të serrës Ardiani flet me pasion për cilësinë e produkteve, të cilat ua jep edhe miqve amerikanë për shijim, vjen një suprizë e bukur. Çertifikata Global Gap ka mbërritur para pak ditësh dhe me shumë kënaqësi i dorëzohet Ardianit, i cili ndërpret rrëfimin për frutet e fermës për të shijuar frutet e suksesit të kompanisë, bashkë me mirënjohjen për mbështetjen.

Hallkat e dobëta të bujqësisë

Duke mos kursyer mbështetjen, z David Reside pyet mbi problematikat dhe sfidat kryesore që kjo kompani has.

E duke i renditur, Ardiani përmend mungesën e mbështetjes me më shumë fonde e grante, si edhe mungesën e tregut për shitjen e produkteve, duke kërkuar më shumë përkrahje edhe nga shteti për gjetjen e mundësive të reja për tregëtim dhe eksport.

Në zinxhirin që nga prodhimi e deri te shitja, hallka e tregut të sigurt mbetet delikate. Së dyti, tregu i farave është një treg që ende është i pakontrolluar dhe i pa standardizuar, e si pasojë shpesh fermerët dështojnë në prodhimin e produkteve si shkak i farave jo cilësore që hyjnë në Shqipëri.

‘Do të ishte mirë thotë z Doko që në Shqipëri të niste aplikimi i kontratave paraprake, pra kontrata, para sezonit ë mbjellljes, në mënyrqë që të orienojmë prodhimin dhe të kemi të sigurt tregun ku do të shesim.’

Një tjetër problematikë sensitive është edhe problematika me tokat dhe pronësinë e tyre, duke qenë se edhe tokat shtetërore janë të pashfrytëzuara dhe të pashpërndara për ata që duan të investojnë. Agrocon Albania është një prej bizneseve të suskseshme, jo vetëm në Shqipëri. Dhe me përshtypje shumë pozitive e me pritshmëri shumë të larta, zoti Reside, i pyetur nga AgroWeb.org, thotë se biznese të tilla që rrisin punësimin, që rrisin cilësinë e produkteve, që rrisin ekonominë e Shqipërisë janë fantastike, pasi po ndërtojnë një percetim shumë të mirë për Shqipërinë, duke ndryshuar disa perceptime të gabuara.

Keni prodhime shumë unike dhe cilësore këtu dhe ato do t’i japin shumë emër të mirë Shqipërisë në botë thotë ai, duke sjellë si krahasim një frazë të famshme të ‘Field of Dreams’ (Fusha e Ëndrrave), e cila thotë ‘Nëse investon siç duhet, fitimi do të vijë.’/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.