Temperatura e ulët dhe dita më e shkurtër janë dekurajuese për njerëzit që janë në mëdyshje për frekuentimin e palestrës.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që aktiviteti fizik duhet lënë mënjanë për shkak të motit.

Sot ju këshillojnë mbi 4 pajisjet dhe aksesorët që ju nevojiten për të krijuar një mini-palestër mjaft komode në shtëpinë tuaj.

Këto pajisje mundësojnë ushtrime shumë efikase për fizikun tuaj.

Tapet Për Joga

Tapeti për joga është thelbësor për këtë aktivitet fizik dhe jo vetëm.

Ai ju mbron kyçet dhe shpinën gjatë aktiviteteve fizike.

Përpos të tjerave, falë tapetit në fjalë mund të kryeni ushtrime dinamike jo vetëm në shtëpi por edhe jashtë, që do të thotë se e merrni palestrën me vete.

Tapeti i duhur për joga duhet të jetë mbi 12 milimetra i trashë, jo i rrëshqitshëm dhe i përdorshëm nga të dyja anët.

Litari

Çmimi i një litari të thjeshtë për hedhje nis nga 150 lekë por hedhjet që mund të bëni me të do ju ndihmojnë shumë të qëndroni në formë.

Hedhja me litar shërben mirë për ngrohjen e trupit dhe nxitjen e rrahjeve të zemrës.

Falë litarit mund të krijoni një rutinë të shëndetshme aktiviteti fizik.

Një Set Me Gira

Nëse jeni fillestarë, zgjidhni gira me peshë të lehtë, të përballueshme financiarisht dhe mbi të gjitha praktike.

Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni gira me pesha të ndryshme me të cilat mund të kryeni ushtrime jo vetëm për pjesën e krahëve por edhe të kraharorit.

Gira Me Dorezë

Çmimi i tyre varion në bazë të madhësisë dhe markës, megjithatë, përdorimi i tyre ia vlen.

Falë tyre, ju do të vini të gjithë trupin në punë falë teknikave dhe lëvizjeve të ndryshme dhe do të jeni më të tonifikuar.

Ushtrimet me gira të tilla konsiderohen të një intensiteti të lartë.

Llastik Për Ushtrime Fitnesi

Këto llastikë përdoren për ushtrime të një intensiteti të lartë tek pjesa e kofshëve, pulpës e krahëve.

Qëllimi është që falë tyre, trupi të ketë qëndresë më të madhe dhe të shënjestrojë muskujt që vihen në punë me vështirësi. /AgroWeb.org