2.7k 0

Friteza me Ajër – Çfarë Është dhe a Duhet ta Përdorni?

Në vitet 90, friteza për skuqje ka qenë pajisja më popullore në shtëpitë e shqiptarëve.

Ajo ofronte shumë lehtësi për amvisat në skuqje, megjithë sfidën e pastrimit.

Megjithatë, me kalimin e viteve, kjo pajisje ka pësuar përditësime dhe modifikime të mëdha për tu përshtatur sa më shumë me nevojat e amvisave në ditët e sotme.

Le të marrim shembullin e fritezës me ajër e cila ofron një hapësirë shumë të nxehtë e të thatë që mundëson skuqjen e cdo ushqimi në mënyrë të njëtrajtshme nga brenda jashtë.

A Është Kjo Fritezë e Shëndetshme?

Shumica e pajisjeve të tilla nuk kërkojnë yndyrë.

Për skuqje mjaftojnë disa lugë çaji vaj për të plotësuar shijen.

Kjo sasi e vogël yndyre ofron pak kalori, por ndihmon për skuqjen e ushqimit dhe karamelizimin e ushqimeve që duhet të jenë krokante.

Në krahasim me fritezat e tjera, kjo pajisje kërkon pak yndyrë, që nënkupton se ajo është një alternativë e shëndetshme në gatim.

Çfarë Mund Të Gatuani Me Fritezën Me Ajër

Me këtë pajisje ju mund të gatuani gjithçka që do të bënit në furrë ose në një fritezë normale.

Kofshat e karamelizuara të pulës për shembull.

Veç skuqjes, friteza mund të përdoret për pjekje të peshkut, apo salmonit në vetëm pak minuta.

Kjo fritezë mund të përdoret jo vetëm për skuqjen e shëndetshme të patateve por edhe për gatimin e perimeve si panxhari, patatja e ëmbël por edhe lakrat e vogla.

Friteza me ajër mund të preferohet nga amvisat që nuk duan të shkaktojnë shumë rrëmujë dhe ndotje në kuzhinë.

Skuqja është një aspekt shumë problematik i gatimit dhe pasojave të tij në kuzhinë.

Për rrjedhojë, friteza do të eliminojë problemin e njollave apo stërkalave të yndyrës që shkaktojnë ndotje por edhe incidente të ndryshme që prekin amvisat në mënyrë të drejtpërdrejtë./AgroWeb.org