Ëndërrat dhe makthet e natës janë një pjesë natyrale e jetës së njeriut, megjithatë ka raste kur ato tregojnë diçka që nuk shkon.

Nëse vuani nga makthet e natës dhe ëndërrat e këqija atëherë duhet të lexoni patjetër këtë artikull të AgroWeb.org.

Në të do të mësoni rastet kur ëndrrat tregojnë praninë e një sëmundje në trup ose diçka serioze.

Çrregullimet Mendore

Makthet e shpeshta mund të jenë një simptomë e skicofrenisë, çrregullimeve të personalitetit, depresionit dhe panikut.

Një pjesë e mirë e personave që vuajnë nga depresioni dhe ankthi shohin makthe rregullisht natën.

Efekt Anësor i Medikamenteve

Makthet mund të jenë një efekt anësor i disa medikamenteve të caktuara.

Bëhet fjalë kryesisht për ilaçet kundër depresionit dhe ato që stabilizojnë humorin.

Në këtë kategori futen edhe ilaçet për tensionin e gjakut, ato kundër alergjisë dhe barnat e gjumit.

Problemet Me Frymëmarrjen

Mungesa e gjumit ndikon në cilësinë e ëndrrave megjithatë makthet mund të shkaktohen edhe nga problemet me frymëmarrjen.

Një nga këto është apnea e gjumit e cila i lë njerëzit pa gjumë, por edhe në ato raste që ata janë në gjendje të flenë shohin makthe.

Filmat e Frikshëm

Nëse jeni njeri që shihni shumë makthe natën, është e udhës të mos shihni filma të frikshëm përpara gjumit.

Ekspertët thonë se njerëzit që shohin filma të frikshëm përpara se të shtrihen për të fjetur do të shohin ëndrra të këqija e të dhunshme.

Intoleranca Ndaj Laktozës

Produktet e bulmetit që konsumohen në mbrëmje nxisin ëndrrat e këqija.

Njerëzit mund të vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës dhe nuk janë në dijeni.

Konsumi i këtyre produkteve pavarësisht këtij problemi do të shkaktojë makthe dhe ëndrra të këqija.

Sëmundjet Nervore

Problemet me gjumin dhe makthet e përsëritura mund të jenë tregues i një rreziku madhor shëndetësor.

Këtu përfshihet edhe sëmundja e Parkinsonit e cila vërehet tek 80 përqind e njerëzve që kanë probleme në fazën e gjumit të thellë.

Një sëmundje tjetër që i kanoset njeriut që sheh makthe është demencia.

Probleme Me Zemrën

Makthet mund të sinjalizojnë edhe sëmundjet e zemrës.

Njerëzit që shohin makthe kanë rrahje të çrregullta të zemrës.

Kur njeriu sheh një ëndërr të keqe, rrahjet e zemrës rriten bashkë me tensionin e gjakut.

Nëse makthet vazhdojnë, problemet me zemrën janë të paevitueshme. /AgroWeb.org